Korçë, shiste mallra kontrabandë dhe zhvillonte loto sportive, arrestohet pronari lokalit

Aksioni kundër informalitetit ka vënë në pranga një 64-vjeçar në qytetin e Korçës, i cili akuzohet për tregtim të mallrave kontrabandë si dhe organizim të lotarisë në lokalin e tij.

Gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit B.M, u sekuestruan një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës si dhe një kompjuter që përdorej nga shtetasi për organizimin e lotarive të palejuara.

64-vjeçari do të përballet me akuzën për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” , ”Organizimi i lotarive të pa lejuara” dhe ”Ushtrimi i aktivitetit tregtar të pa regjistruar në organet tatimore”.

Korçë, fadroma bie nga 30 metra lartësi, humb jetën drejtuesi

Një fadromë ka rënë nga një lartësi prej 30 metrash duke i marrë jetën drejtuesit të saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Moglicë të Korçë, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Aksidenti i ka marrë jetën shtetasit me iniciale U.M, 51 vjeç, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. 51-vjeçari u dërgua me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur dot të mbijetojë duke humbur jetën rrugës për në spital.

Mendohet se viktima ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përfunduar në humnerë, ndërsa policia dyshon se ka pasur probleme me kutinë komanduese të shpejtësisë.

Megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

Kapen me armë dhe drogë, arrestohen dy korçarët

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës gjatë aksionit të koduar “Denas”, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike si dhe armë mbajtje pa leje. Të arrestuarit janë K.H. 57-vjeç banues në fshatin Denas dhe dhëndri i tij, E.I 30-vjeç banues në fshatin Lekas të Korçës, të dy të shpallur në kërkim.

Dy të arrestuarit janë kapur nga policia me 4 armë gjahu dhe me gërshërë të cilat i përdornin për prerjen e kanabisit.

Policia gjitahstu ka asgjësuar me djegin me zjarr kanabisin, që dy të arrestuarit e kishin kultivuar atë në zonën midis fshatrave Denas dhe Punmirë .

Aksident në Korçë, makina përplaset me autobusin, 3 persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në aksin Korçë –Bilisht si pasojë e përplasjes së një autoveture me një autobus duke shkaktuar plagosjen e 3 personave.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se në aksident kanë mbetur drejtuesi i makinës dhe 2 pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kuç i Zi. Sakaq, policia në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Fadroma del nga rruga e përplaset me bordurat, plagoset drejtuesi

Një fadromë ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj shtetasi me iniciale U.M., 51 vjeç.

51-vjeçari është dërguar për mjekim në Tiranë, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nikollare në Korçë, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Korçë, një frenim i kamionit i ka marrë jetën drejtuesit të biçikletës

Një person, i cili po i jepte biçikletës ka humbur jetën pasi është përplasur me një kamion në aksin Korçë – Drenovë. Viktima Valter Kamenica, 60 vjeç ka goditur kamionin nga pas me biçikletën e tij duke marrë plagë të rënda në kokë. Edhe pse 60-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ai e ka pasur të pamundur t’u mbijetojë plagëve.

Aksidenti ndodhi nga një frenim i papritur i kamionit, ndërsa 60-vjeçari ka qenë pas tij me biçikletë.

60-vjeçari është përplasur me kamionin nga mbrapa pasi shoferi me iniciale D.Ç, banues ne Fier kishte bërë një frenim të papritur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ngjarje tragjike në Korçë, adoleshenti i jep fund jetës

Një 16-vjeçar ka vendosur t’i jap fund jetës së tij për arsye ende të panjohura. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Porodinë të Korçës, ku kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të adoleshentit. 16-vjeçari mendohet të jetë vetëhelmuar me fostoksinë, ndërsa pritet të bëhet autopsia e trupit të pajetë.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun të marrë aktin e vetëflijimit, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Arrestohet “skifteri” i të moshuarve, u vidhte varëset e floririt nga qafa

Një person është arrestuar nga policia, pasi ishte thyer në makthin e moshës së tretë, të cilëve u vidhte nga qafa varëset e floriri.

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin me iniciale E.R., 35 vjeç, i cili akuzohet për të paktën 5 raste të vjedhjes së varëseve të floririt të disa shtetasve të ndryshëm. Këto vjedhje ishin kryer në kohë dhe vendndodhje të ndryshme, konkretisht në lagjen nr. 3 dhe nr. 12 dhe në datat 17 dhe 26 korrik të 2019.

35-vjeçari, i cili tashmë është arrestuar pritet të dalë para drejtësisë për akuzat e vjedhjes.

Korçë, banorët e prekur nga tërmeti bëhen me banesa të reja, gati në vjeshtë

Zëvendës Ministri i Mbrojtes, Petro Koçi ka monitoruar ecurinë e punës për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga Tërmeti i 1 qershorit në Qarkun e Korçës. Sipas Petro Koçit, ndërtimi i 40 banesave nga themelet është duke ecur me ritme të mira, ndërsa po punohet edhe për rikonstruksionin e 80 banesave, që u dëmtuan gjatë tërmetit në disa fshatra të Korçës.

“3 ekipe nga Instituti i Ndërtimit po punojnë në terren për projektin për ndërtimin e 40 banesave dhe rikonstruksionin e 80 të tjerave në qarkun e Korcës. Procesi thuajse ka përfunduar në Bashkitë e Korcës dhe Kolonjës dhe së shpejti edhe në Bilisht’.

“Janë bërë nëj sërë procesesh vlerësimi dhe rivlerësimi në mënyrë që cdo gjë të përfundojë me objektivitet dhe në fund të respektojmë afatin e premtuar nga qeveria. Do të jenë 40 banesa të ndërtuara nga e para,’ tha ndër të tjera Koci.

Nga tërmeti i rënë gjatë muajit qershor në Korçë, u dëmtuan mbi 100 banesa, 40 prej të cilave u klasifikuan si të pabanueshme totalisht. Qeveria ndërhyri menjëherë duke marrë masa që banesat e dëmtuara nga tërmeti të rindërtoheshin apo të rikonstruktoheshin. Fshati Floq në Korçë ishte më i prekuri nga dëmet e tërmetit të 1 qershorit.

Shkrumbohen dy banesa në Korçë, shkaqe të paqarta të rënies së zjarrit

Mëngjesin e të mërkurës flakët e zjarrit kanë përfshirë dy banesa në qytetin e Korçës. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në lagjen nr.12 në Korçë, zjarri ka rënë fillimisht në njërën prej banesave. Më pas flakët kanë përfshirë edhe banesën tjetër. Nga zjarri ka mbetur e shkrumbuar plotësisht njëra prej banesave, ndërsa tjetra është djegur pjesërisht.

Megjithatë, fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur dëme në njerëz, vetëm në materiale të cilat kanë qenë të shumta. Nga informacionet paraprake raportohet se në një nga banesat në momentin që ka rënë zjarri nuk ka pasur njerëz. Ndërkohë, në tjetrën, personat që ndodheshin brenda kanë arritur të dalin në kohë, duke i shpëtuar flakëve.

Menjëherë pas  lajmit për rënien e zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë mbrritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. Gjithashtu, në vend ngjarje ka mbrritur dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Skip to toolbar