Bie nga motori, humb jetën

Një person ka gjetur vdekjen, pasi ka humbur drejtimin e mjetit që po drejtonte.

Shtetasi Gëzim Karo, 60 vjeç, ka qenë duke drejtuar motorin e tij, ku papritur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Rrëzimi ka rezultuar fatal për 60-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Podgorie në qytetin e Korçës.

Të rinjtë e Korçës lëvizin të armatosur

Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj, pasi qarkullonin me armë zjarri dhe municione pa leje në komunitet.

Ky shqetësimi fillimisht u raportuar nga qytetarët e fshatit Pirg, ku denoncuan në polici se dy shtetas qarkulloni me armë zjarri. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i policisë së Maliqit, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L, 20 vjeç, banues në Korçë dhe një 17 vjeçari banues në fshatin Pirg.

Policia ka vendosur masën arrest me burg për 20 vjeçarin, ndërsa procedimin penal në gjendje të lirë për 17 vjeçarin.

Dy shtetasve iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Parandalohet tragjedia në Korçë, një i arrestuar

Policia e Korçës ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë, duke arrestuar një person në flagrancë për kanosje me armë.

Policia ka reaguar pas marrjes së njoftimin se një konflikt i ashpër po ndodhte mes ty shtetasve M.I., 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, duke ndërhyrë në kohë dhe shmangur një tragjedi.

“Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, me 3 krehra fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake, të cilat i posedonte pa leje.” – ka njoftuar policia.

Policia ka arrestuar 19 vjeçarin nën akuzën për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.

Skip to toolbar