Opozitës i shtohen edhe 4 deputetë të tjerë

Vijojnë emrat nga lista shumë-emërore e partive politike të PD-së dhe LSI-së të pranojnë mandatin e deputetit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha sot mandatin e deputeti edhe katër kandidatëve të rinj, 3 nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste për Integrim.

Opozitës në Kuvend do i shtohen edhe 4 emra të rinj:

-Eugen Bojaxhi nga lista e LSI-së për qarkun e Beratit

-Andi Përmeti nga lista e PD-së për qarkun Korçë

-Erion Piciri nga lista e PD-së për qarkun Tiranë

-Fatjona Dhimitri nga lista e PD-së për qarkun Gjirokastër

4 kandidatët pritet që të bëjnë betimin e tyte në seancën e ardhshme të Parlamentit. Me shtimin e këtyre deputetëve të rinj, opozita shkon me 31 vende në Kuvendin e Shqipërisë.

PS, gati për zgjedhje. Regjistron kërkesën në KQZ

Partia Socialiste është e para parti parlamentare që ka kërkuar nga KQZ regjistrimin për zgjedhjet lokale.

Përmes një shkrese zyrtare, të firmosur dhe vulosur, sekretarja për koordinimin elektoral, Blerina Gjylameti, i është drejtuar KQZ për ta regjistruar PS si parti pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Afati për regjistrimit për në zgjedhjet e 30-qershorit është data 21 prill. Ndërkohë që ende nuk ka një qëndrim të qartë se çfarë do të bëjnë partitë opozitare, do të marrin ose jo pjesë në këto zgjedhje. Ajo që dihet është se deri tani nuk është regjistruar në KQZ asnjë nga partitë opozitare.

Skip to toolbar