Vendimi për shkarkimin ose jo të anëtarit të
Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani, do të merret nga KPA në datën
24 korrik. Të hënën ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Komisionerit
Publik, që riktheu për Vetting prokurorin e Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, që
gjithashtu është dhe anëtar i KLP.
Osmani
është një nga prokurorët me përvojë, që kaloi Vettingun vitin e kaluar, duke
mbajtur detyrat që kishte, si dhe duke u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të
Prokurorisë. Megjithatë, pasi kaloi Vettingun në Komisionin e Posaçëm të
Kualifikimit, me kërkesë të Komisionerit Publik, pas vrejtjeve të ONM, emri i
Gentian Osmanit u rikthye për rishqyrtim në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Tashmë KPA ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për
prokurorin Osmani, duke pranuar dhe dokumentacionet e tjera të tij, të cilat vërtetojnë
sipas prokurorit rregullësinë e pasurisë, dhe në datën 24 korrik do të jepen
konkluzionet përfundimtare në lidhje me Gentian Osmanin. Komisioneri Publik ka kërkuar
largimin e tij nga detyra me argumentimin se Gentian Osmani nuk justifikon
pasurinë, ku bëhet fjalë për blerjen e një apartamenti, për të cilin prokurori
Osmani ka deklaruar se një pjesë të parave e ka marrë me kredi.
Megjithatë, do të priten konkluzionet e KPA për
të parë nëse prokurori i Krimeve të Rënda dhe anëtar i KLP-së do të vijojë në
detyrë apo do të shkarkohet. Nëse ndodh që ai të shkarkohet, atëherë do të
mbetet vakant vendi i tij në KLP, gjë për të cilën Arta Marku do të duhet të kërkojë
thirrjen e prokurorëve për të gjetur pasuesin e Osmanit në detyrënn që mban në
Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Krijimi i Prokurorisë së Posaçme që do të
hetojë korrupsionin në nivele të larata dhe krimin e organizuar në vend, ka
nisur të marrë jetë. Pas intervistës së dhënë nga katër prokurorët e parë të hënën
para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të martën ka qenë radha drejtueses së
Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, për të dhënë intervistën e saj përballë
KLP-së dhe ndërkombëtarëve.
Report Tv, raporton se Prela është pyetur për
karrierën e saj në organin e akuzës, dhe shqyrtimin e dosjeve të nxehta
hetimore, si ajo ndaj Shullazit dhe bandës
së tij. Një tjetër pyetje drejtuar Donika Prelës, ka qenë ajo në lidhje me përgjimet
e publikuar nga gazeta gjermane “Bild”. Për këtë çështje, Prela mësohet të ketë
thënë se “çështja është nën hetim”.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka
vrejtur më herët probleme me kalimin e Vettingut nga znj.Prela. Por, shefja e Krimeve
të Rënda, ka dhënë sqarime edhe për këtë çështje, duke i qëndruar të njëjtave deklarata
që ka dhënë edhe para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Më herët, është
marrë në pyetje edhe nga KLP edhe Besim Hajdarmataj, pyetjet për të cilin kanë
qenë pothuajse të njëjtat, ashtu si dhe për Donika Prelën.
Hetimet ndaj ish–prokurori i Përgjithshëm
Adriatik Llalla janë shtyrë me tre muaj. Urdhrin e dha gjykatësi Bib Ndreca, i
cili pranoi kërkesën e prokurorisë për shtyrjen me 3 muaj të tjerë hetimet ndaj
Llallës. Shtyrja e afatit të hetimit u bë me arsyetimin se prokuroria ende nuk
ka administruar dy letër-porositë e dërguara në Amerikë dhe Gjermani, ku pritet
të ketë të dhëna lidhur me shpenzimet e kryera nga ish-kryeprokurori dhe
familjarët e tij.
Ish-kryeprokurori Lalla kërkoi për herë të
tretë shfuqizimin e afateve të hetimit dhe mbylljen e çështjes penale ndaj tij
në Gjykatën për Krime të Rënda, gjë që ju refuzua. Prokuroria argumentoi se nuk
mund t’i jap zgjidhje hetimit ndaj Adriatik Llallës pa marrë përgjigjet që kërkon
në letër-porositë. Avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj tha se prokuroria
ka tejkaluar çdo afat për hetim dhe vendimi i fundit është marrë në kundërshtim
me ligjin. Avokati Hazizaj tha se për vendimin fundit do të ndjek rrugën ligjore, duke iu drejtuar
Gjykatës së Apelit.
Ndaj Ish-prokurorit rëndojnë dyshime mbi 4
vepra penale, mes tyre edhe ajo e pastrimit të parave. Hetimi ndaj Llallës, nisën
2 vite më parë, kur SHBA e shpalli person të padëshirueshëm dhe i ndaluan të
drejtën e hyrjes në territorin e tyre. Ish-kryeprokurori hoqi dorë nga sistemit
të drejtësisë duke i shpëtuar edhe procesit të vettingut.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër
arrestet për katër efektivë të Policisë Kufitare në Qafë Botë.
Report Tv raporton se efektivët e policisë janë
ndaluar nga policia e Sarandës. Mësohet
se efektivët e ndalur janë kontrollorë të pikës së kalimit në Qafë-Botë.
Shoqërimi i tyre është bërë nga Shërbimi i Çështjes së Brendshme dhe Ankesave
(SHCBA).
Ende nuk ka detaje për shkeljet që mund të
kenë kryer, por pritet zbardhja e arsyes së shoqërimit të katër kontrollorëve
të pikës kufitare Qafë-Botë.
Pas Prokurorisë së Tiranës, që nisi hetimin për
publikimin e pesë audi-përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, Prokuroria e
Krimeve të Rënda ka dalë me një deklaratë të dytë. Publikimi i këtyre përgjimeve
për dosjen nr.339, sipas Krimeve të Rënda, ka cënuar rëndë hetimin, ndërkohë që
ky i fundit po kryhej nga 3 prokurorë dhe 10 Oficer të Policisë Gjyqësore.
“Ju bëjmë me dije se për ushtrimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal për shkak të kompleksitetit të tij, janë ngarkuar 3 prokurorë dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore të cilët po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore në dinamikë. Faktet e publikuara ditën e sotme në mediat dëmtojnë rëndë vijimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal aq më tëpër kur hetimet nga ana jonë janë intensifikuar”, shkruan ndër të tjera Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në deklaratën e saj, Prokuroria e Krimeve të
Rënda thotë se për këtë ka nisur një hetim, dhe çdokush nga prokurorët që ka bashkëpunuar
për publikimin e këtyre përgjimeve. Sipas këndvështrimit të Prokurorisë së
Krimeve të Rënda, publikimi i pesë audio përgjimeve, është bërë me qëllim
pengimit të hetimit.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke u ndodhur përpara një rasti të paprecedentë, të përsëritur të shkeljes së rëndë të ligjit njofton se po kryen me intesitet hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilindo prokuror, oficer policie gjyqësore apo subjekte të tjera që kanë abuzuar rëndë me detyrën duke bërë publikimin e akteve përpara se të kryenin detyrën e tyre. Në vlerësimin tonë kjo është bërë me qëllim pengimin e hetimit, paragjykimin e tij si dhe komplikimin e mëtejshmë të hetimeve në këtë procedim penal”, shkruajnë Krimet e Rënda.
Përgjimet e fundit Dako-Avdylaj:
Reagimi i plote i Prokurorisë!
Prokuroria prane Gjykates Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane, pasi u njoh me përmbajtjen e të dhënave të nxjerra në disa media të ndryshme sot më datë 5 Qershor 2019 për nxjerrjen e disa përgjimeve telefonike në procedimin penal nr.339/2016, njofton se:
Më datë 26.10.2018 në kuadër të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 të regjistruar për veprat penale të “ Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të Narkotikëve” “ Grupit të strukturuar kriminal” si dhe “Kryerjes së veprës penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar krimal”, ka regjistruar dhe hetimin për veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/3 i Kodit Penal.
Ky hetim është regjistruar pasi në disa media janë publikuar të dhëna sekrete që dëmtojnë rëndë hetimin e procedimit penal. Më datë 01.02.2019 nga ana e Drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, është vendosur që ky hetim të kryhet nga grup hetimorë i përbërë nga tre prokurorë, duke i shtuar grupit hetimorë ekzistues dhe një prokuror dhe një oficer tjetër të policisë gjyqësore të Prokurorisë, për rritjen e efikasitetit të hetimit.
Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake. Në kuadër të këtij hetimi ju njoftojmë se po hetohen 74 persona me masa sigurimi të ndryshme, për vepra penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” “Trafikim i narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për vepra të tjera penale si “Korrupsioni aktiv/pasiv i funksionarëve të lartë, ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga nenet 245 dhe 260 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet edhe për veprat penale “Korrupsion aktiv/pasiv në zgjedhje” parashikuar nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal, pasi gjatë hetimit të procedimit penal janë konstatuar të dhëna për dyshime për përfshirje të përfaqësueve vendorë të subjekteve të ndryshme politike të gjithë spektrit politik në vend ne zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 në qarkun e Durrësit dhe të Lezhës.
Ju bëjmë me dije se për ushtrimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal për shkak të kompleksitetit të tij, janë ngarkuar 3 prokurorë dhe 10 oficerë të policisë gjyqësore të cilët po vijojnë kryerjen e veprimeve hetimore në dinamikë.
Faktet e publikuara ditën e sotme në mediat dëmtojnë rëndë vijimin e ndjekjes penale të këtij procedimi penal aq më tëpër kur hetimet nga ana jonë janë intensifikuar.
Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke u ndodhur përpara një rasti të paprecedentë, të përsëritur të shkeljes së rëndë të ligjit njofton se po kryen me intesitet hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilindo prokuror, oficer policie gjyqësore apo subjekte të tjera që kanë abuzuar rëndë me detyrën duke bërë publikimin e akteve përpara se të kryenin detyrën e tyre. Në vlerësimin tonë kjo është bërë me qëllim pengimin e hetimit, paragjykimin e tij si dhe komplikimin e mëtejshmë të hetimeve në këtë procedim penal.
Aktualisht njoftojmë opinionin e gjerë se Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, është drejt zbardhjes së plotë të të gjitha fakteve penale dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të çdo vepre penale që do të konkludohet nga ana e prokurorëve se është kryer në kuadër të këtij procedimi penal ashtu sikurse nuk ka hezituar të godasë dhe subjekte të tjera të përfshirë në krimin e organizuar në kuadër të procedimeve të tjera penale.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin
pasuror për 6 personat e arrestuar për grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill
të këtij vitit.
Mësohet se hetimi pasuror ka nisur për Ragip
Hajdinin, Renaldo Sulajn, Oltjan Veselin, Saimir Çelën, Elton Piklin dhe Alkond
Bengasin.
Krimet e Rënda informojnë se të arrestuarit disponojnë
disa llogari bankare, automjete dhe prona të paluajtshme. Ata i kanë paraqitur
kërkesa bankave, hipotekës dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor për origjinën e
këtyre pasurive.
Për grabitjen e 6 milionë eurove në Rinas, ku
mbeti i vrarë Admir Murataj janë arrestuar 6 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim.