Pas
Arta Markut, ishte radha e Fatjona Memçaj për të shpalosur platofrmës e saj përpara
KLP-së si kandidate për Prokurore e Përgjithshme. Memçaj e nisi fillimisht duke
prezantuar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë dhe jashtë tij, si dhe
formimin, ku theksoi studimet në universtietet britanike, ku kishte fituar dhe
gradën Dr.Shkencash.
“Nga
Janari i vitit 2018 kam qenë në drejtorinë juridike në presidencë. Më pas kam
qenë në kabinetin e Prokurorisë së Përgjithshme. Më pas me dekret të
presidentit kam qenë prokurore në Prokurorinë e Apelit. Kam gradën Dr.
shkencash. Kam 18 vite eksperiencë, kam dhënë mësim në Universitete private e
publike, kam qenë anëtare e bordit të magjistraturës. Platforma ime është e
ndërtuar mbi strategji e politika që duhet të ndiqen, përfshi burimet njerëzore
e finaciare. Kërkohet autoritet lidership të demontsrojë atë që njerëzit
presin, implementimin e Reformës në Drejtësi. Duhet të renditemi me dinjitet me
të gjithë partnerët tanë në botë po ashtu në luftën kundër krimit”, tha
Memçaj.
Indirekt,
Fatjona Memçaj shigjetoi dhe Prokuroren e Përgjithshme të Përkohëshme Arta
Marku. Memçaj u shpreh se nuk dinte nëse prokurori i përgjithshme kishte
raportuar për gjendjen e aktuale të prokurorive, që sipas saj kanë mbingarkesë.
Gjithashtu, ajo u shpreh se zgjidhja duhet të vijë me debat dhe jo formalizma,
ndërsa deklaroi se në parlament duhet të shkohet për të folur për ato që ka
realizuar dhe jo përse nuk u realizuan.
“Në qoftë se ka komunikim asgjë nuk është e vështirë edhe me intitucionet e reja të reformës. Prokuroria e Përgjithshme ka detyrë të raportoj para KLP e parlamentit mbi aktivitetin që kryen. Marrëdhëniet me KLP nuk janë formale por bashkëpunuese. Nuk di nëse prokurori i Përgjithshëm ka raportuar për gjendjen aktuale të prokurorive. Kemi prokurori me mbingarkesë pune. Nuk më pëlqen formalizimi, për të gjetur zgjidhje ka nevojë për debat. Prokurori i Përgjithshëm duhet të shkojë në parlament të flas për atë që ka realizuar, jo përse nuk u realizua. Për funksionimin e një prokurorie është i rëndësishëm buxheti. Shpresojmë që ILD të ngrihet deri në fundvit. ”, tha kandidatja për kryeprokurore.
E
pyetur nga anëtarët e KLP-së nëse do të vinte nën përgjim një prej këtyre anëtarëve
apo prokurorët që dyshohet se shkelin ligjin, Memçja u shpreh: “Ju falënderoj zoti
Baze. Është një pyetje, pasi pavarësisht specifikimit, ju thatë? A do të guxojë
që unë ta shkel ligjin. Unë e gjykoj veten se jam prokuror i mirë që të mos
shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike.
Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë”.
“Shkeljen
e tij nuk ja lejoj vetes ta bëj. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e
interesave të individit. Prokuroria shqiptare deri më tani është sulmuar për
këtë që nuk respekton të drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojmë te
fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe
nese e bëj unë i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelni ligjin”, tha ndër
të tjera Memçaj. /Realstory.al/