Kufoma e gjetur në Durrës, Policia: I veshur me rroba, nuk ka shenja dhune

Paraditen e të dielës në Durrës u gjet një trup i pajetë rreth 6 milje larg portit të Durrësit. Ishin peshkatarët, ata që gjetën trupin duke peshkuar, ndërsa në informacionin paraprak shpërndarë mediave, thuhej se trupi, sipas policisë, dyshohej se ishte i vrarë dhe i lidhur me natriban.

Mirëpo, pasditen e të dielës, Policia e Shtetit ka publikuar një informacion zyrtar, ku saktëson se trupi nuk ka qenë i lidhur me natriban, dhe nuk ka pasur shenja apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

“Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.  Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë”, deklaroi policia duke hedhur poshtë dyshimet e para se ai mund të ketë qenë i mbështjellë me natriban.  

“Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia në komunikatën shpërndarë mediave.

Vlorë, deti nxjerr në breg një kufomë

Pas lajmërimit nga disa peshkatarë të zonës, policia e Vlorës ka konstatuar me trupin e pajetë të një shtetasi në plazhin e Zvërnecit.

Policia e ka identifikuar viktimës si shtetasin me iniciale I.I., 56 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga problemet mendore dhe ishte endacak.

Skip to toolbar