Igli Tare: Trofeu mbetet në histori, Inzaghi qëndron!

Lazio fitoi Kupën e Italisë mbrëmjen e djeshme, duke zbutur disi zhgënjimin e tifozëve për mos kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në finalen ndaj Atalantës, “Biancoccelesti” bëri një ndeshje të madhe duke shënuar dy herë në fund të takimit.

Pas ndeshjes, Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për mediat duke komentuar fitoren e trofeut. Tare është shprehur se trofeun ia dedikon tifozëve, teksa shprehet se Inzaghi do të mbetet trajner i ekipit.

“Ishte një vit i vështirë me ulje dhe ngritje, kemi humbur betejën për Ligën e Kampionëve, por një trofe mbetet në histori. Këtë sukses ia dedikok të gjithë tifozëve të Lazios dhe të gjithë mbështetësve tanë “.

Më pas, për RAI, Tare konfirmoi qëndrimin e Simone Inzaghi: “Largohet Inzaghi? Ai do të mbetet në Lazio, ky është lajmi “.

Strakosha ndal Gjimshitin, Lazio fiton Kupën e Italisë ndaj Atalantës (video)

Lazio ka triumfuar ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë, duke e mbyllur sezonin me njê trofe. Skuadra e Simone Inzaghit fitoi ndaj skuadrës së Gian Piero Gasperinit me rezultatin 2-0, me të dy golat që u shënuan në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Autor të dy golave ishin Segerj Milinkovic-Savic dhe Correa, të cilë realizuan përkatësisht në minutën e 82′ dhe 90′-të.

Me fitoren e sotme, Lazio koleksionon shtatë trofe në Kupën e Italisë, duke u bërë ekipi i tretë që e ka fituar më shumë herë Kupën e Italisë pas Juventusit me 13 trofe dhe Romës me 9. Sakaq, Atalanta nuk ia doli tê fitonte këtë trofe të rëndësishëm, në finalen e të cilit mungonte prej sezonit 1962-63.

Thomas Strakosha me Lazion dhe Berat Gjimshiti me Atalantën e kanë nisur titullar takimin e sotëm, teksa loja ka qenë e balancuar në përgjithësi. Në një moment Atalanta u ndalë nga shtylla, ndërsa Lazio ka treguar efikasitet në fundin e takimit duke shënuar dy golat që i dhanë trofeun.

Pas fitores së sotme, Lazio do të përfitojë dhe 10 milionë euro nga Lega e Serisë A, që i jep si shpërblim për fituesin e kupës. Gjithashtu skuadra e Inzaghit do të luajë edhe në finalen e madhe të Superkupës së Italisë kundër Juventusit.

Kupa e Italisë, Roma në kaos nga tifozët

Sot mbahet Kupa e Italisë mes Lacios dhe Atalantës, por duket se tifozët kanë zhvilluar një kaos të vërtet në kryeqytet pak para fillimit të ndeshjes.

Tifozët e Lacios ka gjuajtur me gurë dhe shishe policinë italiane duke e detyruar këtë të fundit të përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët e tërbuar.

Sot do të jetë përballja e madhe mes Lacios së Tomas Strakoshës dhe Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Etrit Berishës në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Skip to toolbar