Bare, në formacionin e javës në Spanjë

Keidi Bare është një nga zbulimet e mëdha të Edi Rejas në mesfushë për Kombëtaren shqiptare së fundmi. Mesfushori i rritur në akademinë e Atletikos së Madridit, u bë shpejt titullari i munguar te kuqezinjtë, me grintën, kilometrat që përshkruan, ndërhyrjet dhe saktësinë e pasimeve.

Bare po bën të njëjtën gjë edhe te Malaga, teksa me paraqitjen e fundit ndaj Deportivos ka fituar një vend në formacionin ideal të javës. Për ndeshjet e vlefshme të javës së 12-të, La Liga spanjolle për Kategorinë e Dytë ka përzgjedhur 11 më të mirët, mes të cilëve edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare. Bare konsiderohet edhe si mushkëria e ekipit spanjoll, me aq shumë fushë që shkel gjatë ndeshjeve dhe aq shumë kilometra që përshkon takim pas takimi.

Image

Shqipëria, jashtë Euro 2020. Kuqezinjtë i bëjnë nder Turqisë në fund

Shqipëria i dhuron fitoren Turqisë, vendasit shënojnë golin e triumfit dhe të kualifikimit në fund të takimit, duke fituar me rezultatin 1-0. Por, pavarësisht humbjes që erdhi në minutat e fundit, skuadra kombëtare bëri një takim dinjitoz. Shqiponjat zbritën në stadiumin e Fenerbaçe në Stamboll të premten në mbrëmje, për të luajtur takimin e raundit të shtatë kualifikues të Euro 2020 ndaj Turqisë. Trajneri Edy Reja, ndryshe nga sa mendohej u rikthye te Shqipëria e kohës së Gianni de Biasit, me skemën 4-3-3, që i jep mundësi skuadrës të jetë e ekuilibruar dhe fleksible në fushën e lojës.

Ndeshja nis me presionin e turqve, të cilët hidhen në sulm, duke synuar që të kapin në befasi skuadrën tonë kombëtare. Por Dermaku gjendet aty për të thyer “armatën” e Gynesh, duke sakrifikuar veten me një karton të verdhë në të katërtën minutë. Turqit nxitojnë të kërkojnë golin e avantazhit, ndaj shtojnë presionin, por në të 7`, Demiral duke tentuar të ndalur një kundërsulm të kuqezinjve, shkakton tensione në fushën e lojës. Keidi Bare i kundërpërgjigjet ashpër, ndërsa arbitri i ndëshkon të dy me të verdhë.

Të njëjtin fat si Bare, e pëson dhe kapiteni Memushaj pak minuta më vonë, teksa në të 12` ndëshkohet dhe ai me karton të verdhë. Pas këtij momenti, loja qetësohet, ndërsa skuadrat ulin “gjakrat” dhe nisin të luajnë futboll. Janë Turqit ata që kërkojnë të shënojnë, por skuadra e Edy Rejës i kundërpërgjigjet njësoj. Madje, kuqezinjtë shkojnë disa herë te porta kundërshtare, por aksionet thyhen në 25 metrat e fundit.

Në 45` lojë, loja është në barazpeshë të plotë, skuadra kuqezi funksionon në çdo repart, ndërsa Strakosha është i vëmendshëm në çdo moment për të ndalur aksionet kundërshtare. Në të 3` shtesë të pjesës së parë, Rey Manaj fiton një goditje dënimi nga shumë larg zonës. Sulmuesi merr përsipër të gjuajë vetë, dhe për pak sa nuk bën mrekullinë, por portieri turk i vëmendshëm shmang një gol të sigurtë.

Pjesa e dytë nis me të njëjtin ritëm, siç u mbyll e para. Turqia e nis fillimisht me një zëvendësim, Kaan i lë vendin Soyuncu. Turqit rrezikojnë portën në dy minuta lojë, por Strakosha është aty për të t`u thënë jo. Ndërkohë, në të 50`, kuqezinjtë kanë një mundësi të shkëlqyer, pas një kundërsulmi të mirë, por Lenjani shpërdoron topin duke humbur një shans për të rrezikuar portën kundërshtare. Në të 64`, Shqipëria fiton faull, por topi i gjuajtur nga Memushaj rikuperohet shpejt nga Turqit që nisen në kundërsulm.

Por aksioni i Calhanoglu thyet në zonë nga Veseli. Ndërkohë, në të 68` Calhanoglu rrezikon portën kuqezi, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Ndërkohë Ozan ndëshkohet me karton të verdhë. Kuqezinjtë i shkojnë shumë pranë goli disa minuta më vonë. Në të 76` Odise Roshi del shkëlqyer nga krahu i majtë, duke pasuar për Rey Manaj që shkon drejt portës. Por topi devijohet nga portieri turk përpara se Manaj të mbrrinte. Shqipëria humb një rast të shkëlqyer. Megjithatë, turqit shkojnë disa herë në portën tonë, por fati dhe Strakosha nuk lejojnë që topi të kapërcejë vijën fatale.

Ndërkohë, Rey Manaj, në pak minuta, shpërdoron dy raste të shkëlqyer për të shënuar, teska të dyja gjuajtjet e tij drejt portës, përfundojnë në duart e portierit kundërshtar. Kur mendohej se Shqipëria do të dilte me një pikë nga ky takim, vjen dhe gabimi fatal. Ismajli mundohet të ndalë një top që shkon drejt zonës, ndërsa portieri Strakosha del nga porta dhe përplaset me mbrojtësin kuqezi. Ai që përfiton është Tosun, që na ndëshkon.

Kështu Shqipëria humb çdo shans për kualifikimin në Euro 2020, pasi ndodhet në vendin e katërt të grupit H me 9 pikë, ndërsa para saj janë Islanda me 12 pikë, ndërsa Franca dhe Turqia ndajnë vendin e parë dhe të dytë me nga 18 pikë, duke siguruar pothuajse kualifikimin. Ndërkohë, në takimet e tjera të grupit tonë, Franca fitoi minimalisht 1-0 ndaj Islandës, ndërsa Andorra fitoi 1-0 kundër Moldavisë.

Skip to toolbar