Më poshtë kemi renditur të gjitha nenet në
Kushtetutë që Presidenti Meta përmendi gjatë fjalimit të tij, ku bazoi vendimin
për të çdekretuar datën e zgjedhjeve.
-Në zbatim të nenit 92, shkronja “gj”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zhvillimit të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, për organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve.
-Referuar këtij roli qëi është dhënë Presidentit në nenin 86 të kushtetutës, kushtetutëbërësi ka vendosur që të jetë pikërisht ai organi që duhet të caktojë datën e zhvillimit të zgjedhjeve, sepse dita e realizimit të tyre duhet të jetë një moment bashkimi për qytetarët shqiptarë, ku ata lirisht zgjedhin midis alternativave dhe kurrsesi kjo smund të jetë një ditë përçarje midis tyre.
-Kjo situatë nuk është në përputhje me parashikimin e nenit 7 të Kushtetuës, i cili parashikon se sistemi i qeverisjes bazohet në ndarjen dhe balancimin midis pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
–Sipas nenit 1, pika 3, e Kushtetutës, “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.
Nga ana tjetër, neni 45 i Kushtetutës parashikon se: “çdo shtetas që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet”.
-Në këtë mënyrë, referuar parimeve kushtetuese
dhe qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese, nëse në zgjedhjet për organet e
qeverisjes vendore të planifikuara për në 30 qershor 2019, merr pjesë vetëm
mazhoranca, atëherë qytetarëve i cenohet ushtrimi efektiv i të drejtës
kushtetuese për të zgjedhur.
-Si organ i pushtetit publik, Presidenti i Republikës, ka detyrimin që të respektojë pikën 2 të nenit 15 të Kushtetutës, ku sanksionohet se: “organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”.
–Neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, përcakton qartë detyrimin kushtetues për mbrojtjen e pluralizmit politik nga të gjithë. Kjo nënkupton jo vetëm ekzistencën e partive të ndryshme politike, por edhe mundësinë e tyre reale për të konkurruar, në kushte të barabarta dhe pa pengesa, në zgjedhje të lira dhe të ndershme, si mundësia e vetme për të respektuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur.
-Presidenti i Republikës, bazuar në parashikimet e nenit 15, pika 2 të Kushtetutës, ka vendosur që në këtë rast tëushtrojë kompetencën e tij si organ i pushtetit publik, në funksion të interesit publikpër garantimine rendit kushtetues në Republikën e Shqipërisë, si dhe për tëkontribuar në realizimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.
-Presidenti ka përgjegjësinë kushtetuese, që brenda caqeve që Kushtetuta ia lejon, të siguroj respektimin, në formë e në përmbajtje, të parimeve kushtetutese. Sipas nenit 86 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Në këtë këndvështrim, për Presidentin e Republikës, bashkëjetesa demokratike dhe uniteti i popullit, janë parime kushtetuese që duhen mbrojtur, përpara çdo rregullimi tjetër dytësor apo formal.
-Ndërsa në nenin 65 të Kushtetutës , janë përcaktuar në detaje nga kushtetuta rregullat mbi fillimin dhe mbarimin e mandatit të Kuvendit dhe afatet për realizimin e zgjedhjeve pasuese, një rregull i tillë mungon në nenin 109 të Kushtetutës , ku parashikohet mandati i organeve të njësive të qeverisjes vendore.
-Për këtë arsye, përpara zbatimit të ngurtë tërregullave ligjore, çmoj se duhet të respektohet zbatimi i garancive dhe standardeve kushtetuese, dhe Presidenti i Republikës, ka detyrimin kushtetues që në përputhje me pikat 2 dhe 3 të nenit 4 të Kushtetutës, të zbatojë drejtpërdrejtë Kushtetutën, për të siguruar që nëpërmjet akteve të tij, të garantohet mbrojtja e unitetit të popullit, ose pluralizmi politik dhe paqja në vend. Këto janë parime kushtetuese që prevalojnë mbi çdo aspekt tjetër formal ligjor.
-Më 24 maj të këtij viti, në deklaratën zyrtare të Presidentit të Republikës, veç të tjerash, është shprehur gadishmëria e tij institucionale, që në përputhje me kompetencën që i jep shkronja “gj” e nenit 92 të Kushtetutës, të rishikojë Dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore dhe të dekretojë një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike.
–Sipas nenit 88 pika 3 e Kushtetutës, Presidenti i Republikës i shërben interesit të përgjithshëm dhe përparimit. Kriza dhe tejzgjatja e saj do ta dëmtonte edhe më shumë interesin e përgjithshëm ekonomik të vendit, të ardhurat familjare dhe do të cënonte përparimin për një zhvillim të qëndrueshëm kaq të domosdoshëm për vendin.
–Në përputhje me kompetencën që më jep neni 92, shkronja “gj” e Kushtetutës, si dhe në mbështetje të preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pikës 3 të nenit 1, nenit 3, pikës 2 të nenit 4, nenit 15, nenit 45, pikës 1 të nenit 86, pikës 3 të nenit 88, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Presidenti i Republikës, ka vendosur që të dekretoj shfuqizimin e Dekretit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe anulimin e datës 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.