Hamilton synon rekordin e Schmuacher

Lewis Hamilton u shpall të dielën kampion bote në Formula 1 për herë të gjashtë në karrier. Piloti britanik është shumë pranë rekordit që mbahet nga Michael Schumacher, i cili koleksionon 7 tituj botëror në Formula 1. Po cilët janë pilotët që lë pas Lewis Hamilton?

Pas tij vijnë shumë legjenda, duke nisur nga Juan Manuel Fangio, që mban 5 tituj kampion bote, fituar përkatësisht në vitet 1950 deri në vitin 1958. Në vendin e tretë janë dy pilot të tjerë si Alain Prost dhe rivali aktual i Hamilton Sebastian Vettel.

Më pas, janë disa pilot që kanë fituar të paktën 3 tituj botëror në Formula 1 gjatë karrierës së tyre. Ata janë Jack Braham, Jackie Stewart, Niki Lauda, Nelson Piquet dhe Ayrton Sena. Hamilton u përshëndet nga të gjithë rivalët e tij në Formula 1, por a do të jetë në gjendje ai të kalojë rekordin e Schumacher? Përgjigjen e jep shefi i Mercedes, Toto Wolff.

“Ka një arsye pse ekziston rekordi i Schumacher, sepse është i vështirë për tu thyer. Nëse do të jemi në gjendje t`u sigurojmë pilotëve tanë një makinë të mirë dhe të vazhdojmë të punojmë me mangësitë tona, nuk ka arsye pse të mos shkojmë te titulli i shtatë”, tha shefi i Mercedes.

Ndërkohë, vetë Hamilton lë të hapur mundësinë për të thyer rekordin e kampionati gjerman. “Unë gjithmonë kam thënë që arritjet e Michael, nuk janë kurrë një objektiv për mua. Unë nuk mendoj për rekorde. Unë besoj se kam aftësinë të vazhdoj të rritem dhe të bëj më shumë me këtë ekip në Formula 1. Ky do të ishte objektivi, por koha do të tregojë”, tha Hamilton.  

Lewis Hamilton fiton botërorin e 6 në F1

Lewis Hamilton shkruan historinë, fiton titullin e 6 kampion bote në Forumla 1. Piloti britanik i shkon shumë pranë rekordit që mbahet nga Michael Schumaher, që fitoi 7 tituj në karrierën e tij si pilot i Formula 1.

Tirumfi i Hamilton ndodhi këtë të diel në Çmimin e Madh të Amerikës, pasi u rendit në vendin e dytë pas shokut të tij të skuadrës Valteri Bottas, ndërsa në vendin e tretë u rendit piloti i Red Bull Max Verstappen.

Nisja ishte shumë e mirë për dy pilotët e makinave Mecedes, ndërsa Ferrari nuk dha maksimumin në këtë garë. Në këtë mënyrë përfitoi Hamilton që siguroi titullin në Amerikë.

“Faleminderit shumë djema, ne bëjmë punë të jashtëzakonshme, nuk mund ta besoj këtë”, ishin fjalët e para të Hamilton kur kaloi vijën e finisht dhe siguroi titullin e gjashtë kampion në Formula 1.

“Babai im më ka thënë kur isha gjashtë ose shtatë vjeç ‘kurrë mos hiq dorë’. Kjo është motoja jonë familjare”, tha gjithashu piloti britanik që po shijon suksesin e tij të gjashtë në Formula 1. Urimet për Hamilton erdhën nga shoku i tij i skuadrës, që ishte bashkudhëtar në sukesin e tij.

“Është një fitore e bukur. Makina ishte shumë mirë, patëm një fundjavë të shkëlqyer. Urime të mëdha për Lewis”, tha Bottas pas përfundimit të garës. Më herët Mecedes siguroi dhe titullin kampion për Konstruktorët në Formula 1.

Hamilton fitore dhe rekord në shtëpi, Vettel përfundon jashtë luftës për titull

Lewis Hamilton fiton garën e Çmimit të Madh të Britanisë në Silverstone, duke vendosur një rekord historik në këtë cirkuit, pasi triumfon për të gjashtën herë radhazi. Piloti i Mercedes arriti të triumfonte në duelin me shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas, duke i shkuar gjithnjë dhe më pranë triumfit edhe për këtë sezon, në botërorin e Formula 1. Jo vetëm kaq, pasi me fitoren e të dielës në Angli, Hamilton koleksionin fitoren e 80-të në  karrierën e tij si pilot i Formula 1. Britaniku nuk e ka pasur aspak të vështirë të triumfonte ndaj shokut të tij të skuadrës, ndonëse Bottas e nisi nga ‘pole’.

“E kam të pamundur të përshkruaj se sa krenar jam, të triumfoj përsëri në shtëpinë time përpara kaq shumë flamujve. U jam shumë mirënjohës të gjithëve, por unë do e kisha të pamundur pa ekipin”, tha Hamilton pas garës. Ndërkohë Bottas u rendit në vendin e dytë, ndërsa podiumin e plotësoi talenti i Ferrarit, Charles Leclerc, i cili përfitoi pas një gabimi të shokut të tij të skuadrës, Sebastian Vettel, që i përplas me pilotin e Red Bull, Max Verstappen.

Për shkak të kësaj përplasje, Vettel dëmtoi makinën e tij, por u ndëshkua edhe nga komisarët e garës me 10 sekonda penallti, duke bërë që piloti gjerman ta mbyllte garën në vendin e 16-të. Piloti britanik i Mercedes kryeson renditjen e Formula 1 me 223 pikë, 100 pikë më shumë se rivali i tij i Ferrarit, Sebastian Vettel, që tashmë duket se ka humbur çdo shpresë për të fituar titullin kampion këtë sezon.

Hamilton fiton në Montekarlo, Vettel i dyti, Bottas plotëson podiumin

Dominimin e nisur pak ditë më parë, vijuar me provat zyrtare, e ka përfunduar sot duke fituar garën e Çmimit të Madh të Montekarlos. Piloti anglez i Mercedes, Lewis Hamilton ka fituar në pistën qytetase, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm për të mbrojtur titullin kampion në Formula 1 edhe këtë sezon.

I dyti në podium u ngjit piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, që përfitoi pas ndëshkimit të Max Verstappen, i cili tentoi të parakalonte në xhiron e fundit Hamilton, por pati një kontakt me makinën e pilotit të Mercedes. Kështu, Verstappen u dënua me 5 sekonda nga komisarët e garës, çka bëri që Vettel që ndodhej pas tij të zinte vendin e dytë. Në vendin e tretë në garën e sotme u rendit piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas.

Hamilton u nis i pari në garën e sotme duke e ruajtur kryesimin e saj deri në fund, ndonëse në në xhirot e fundit piloti britanik pati jo pak vështirësi, pasi gomat e tij u konsumuan shumë, por teknikët e skuadrës vendosën që ai ta përfundonte garën pa i ndërruar ato.

Megjithatë, Hamilton ia doli të mbante vendin e parë deri në xhiron e fundit. Pas përfundimitë të garës, Lewis Hamilton u shpreh se fitoren e sotme ia dedikonte Niki Laudas, ish-kampionit të botës në Formula 1 që u nda nga jeta pak ditë më parë. “Kjo ishte ndoshta gara më e vështirë që unë kam pasur”, tha Hamilton.

E ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garën piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, por piloti nuk arriti ta përfundonte garën e shtëpisë së tij. Leclerc e mbylli garën shumë shpejt pasi strategjia e ekipit por dhe gabimet e tij në pistë, bën që gjithçka të shkonte keq, çka bëri që piloti i kokëkuqes të tërhiqej nga gara.

Skip to toolbar