Hamilton synon rekordin e Schmuacher

AKTUALITET


Lewis Hamilton u shpall të dielën kampion bote në Formula 1 për herë të gjashtë në karrier. Piloti britanik është shumë pranë rekordit që mbahet nga Michael Schumacher, i cili koleksionon 7 tituj botëror në Formula 1. Po cilët janë pilotët që lë pas Lewis Hamilton?

Pas tij vijnë shumë legjenda, duke nisur nga Juan Manuel Fangio, që mban 5 tituj kampion bote, fituar përkatësisht në vitet 1950 deri në vitin 1958. Në vendin e tretë janë dy pilot të tjerë si Alain Prost dhe rivali aktual i Hamilton Sebastian Vettel.

Më pas, janë disa pilot që kanë fituar të paktën 3 tituj botëror në Formula 1 gjatë karrierës së tyre. Ata janë Jack Braham, Jackie Stewart, Niki Lauda, Nelson Piquet dhe Ayrton Sena. Hamilton u përshëndet nga të gjithë rivalët e tij në Formula 1, por a do të jetë në gjendje ai të kalojë rekordin e Schumacher? Përgjigjen e jep shefi i Mercedes, Toto Wolff.

“Ka një arsye pse ekziston rekordi i Schumacher, sepse është i vështirë për tu thyer. Nëse do të jemi në gjendje t`u sigurojmë pilotëve tanë një makinë të mirë dhe të vazhdojmë të punojmë me mangësitë tona, nuk ka arsye pse të mos shkojmë te titulli i shtatë”, tha shefi i Mercedes.

Ndërkohë, vetë Hamilton lë të hapur mundësinë për të thyer rekordin e kampionati gjerman. “Unë gjithmonë kam thënë që arritjet e Michael, nuk janë kurrë një objektiv për mua. Unë nuk mendoj për rekorde. Unë besoj se kam aftësinë të vazhdoj të rritem dhe të bëj më shumë me këtë ekip në Formula 1. Ky do të ishte objektivi, por koha do të tregojë”, tha Hamilton.  



Skip to toolbar