I mbyllur në shtëpi prej 3 ditësh, fëmija hidhet nga kati i dytë

Një fëmijë 5-vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Librazhd,  fatmirësisht fëmija është jashtë rreziku për jetën.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se fëmija ka qenë i kyçur në banesë nga nëna e tij prej 3 ditësh, për arsye ende të panjohura.

Fëmija, një vajzë 5-vjeçare, ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën, ndërsa policia është në kërkim të nënës së saj.

Librazhd, përplasen 3 makina, një i plagosur

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku tre makina janë përplasur mes tyre. Nga aksidenti raportohet se është plagosur njëri nga drejtuesit e makinave, identiteti i të cilit nuk dihet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

PD i bllokon rrugën, Rama u kujton: 1-5 vite burg për pengimin e fushatës

Militantët e Partisë Demokratike e kanë pritur kryeministrin  Rama me protesta, ku kanë tentuar edhe t’i bllokojnë rrugën, në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku Rama vijon fushatën elektorale.

Për rastin, Rama reagoi gjatë fjalës së tij me qytetarët e Librazhdit, ku tha se personat që tentuan t’i bllokojnë rrugën shkelën ligjin pasi pengimi i fushatës zgjedhore për një subjekt përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vite burg. “Kam dëgjuar shpesh që thonë 1997, 1997! Por me kë do ta bëjnë? Me ato 100 mjeranë atje që kishin zënë rrugën dhe gjuanin me gurë dhe kapsolla të drejtuar nga politikanë qorra që u shërbejnë, Metës, Bashës, Saliut dhe Monikës?!” Sot shkelën një nga nenet, pengimin e fushatës dhe dënohen nga 1-5 vite këtë njerëz. Sakrifikojnë lirinë e tyre, për kë? Hallin e katër aventurierëve që e çuan opozitën në drejtim të paditur.”

Gjithashtu Rama rikonfirmoi 30 qershorin përmes fjalëve të ndërkombëtareve, ndërsa përmendi edhe heqjen e të drejtës për të hyrë në SHBA nëse dhunojnë zgjedhjet. “ Në 30 Qershor ne do të vijojmë rrugën dhe kush do të guxojë të na dalë përpara do të përballet me ligjin, jo vetëm shqiptar. Qeveria amerikane i drejtoi gishtin me emër dhe mbiemër, Bashës dhe Kryemadhit që do të jenë përgjegjës, se qartësisht se atyre që vijojnë këtë rrugë do u hiqet e drejta për të hyrë në SHBA. E dëgjuat vetë nga Presidenti i KE-së dhe të gjithë europianët janë për zbatimin e ligjit në 30 Qershor.”

Në pranga hajduti i Librazhdit, ishte kthyer në tmerrin e bizneseve

Policia e Librazhdit ka arrestuar një 26 vjeçar me iniciale D.R, nga Pogradeci, pasi akuzohet për kryerjen e një sërë vjedhjesh, kryesisht biznese private.

Sipas policisë 26 vjeçari akuzohet se ka vjedhur një shumë lekësh dhe sende të tjera në lokalin në pronësi të shtetasit V.L, në Përrenjas më 29 maj 2019 si dhe 4 vjedhje të tjera të kryera gjatë periudhës mars – prill, përkatësisht një lokal, një magazinë dhe 2 banesa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.

Librazhd Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetet e Librazhdit dhe Prrenjasit, arrestohen në flagrancë 26 vjeçari.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasinD.R., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 29.05.2019, dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh dhe sende të tjera në lokalin në pronësi të shtetasit V.L, në Prrenjas.Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është edhe autor i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Librazhd e Prrenjas, në periudhën mars – prill, ku dyshohet se ka vjedhur në 1 lokal, në një 1 magazinë dhe në 2 banesa, lekë, pije alkoolike e sende të ndryshmeMaterialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 30. Mai 2019

Grabitet dhe plagoset gjinekologu në Librazhd

Me thika në duar grabitësit kanë hyrë me dhunë në banesën e gjinekologut Kujtim Albrahimi në Librazhd dhe përveçse kanë vjedhur një shumë parash, kanë plagosur gjinekologun dhe bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Librazhdit, ndërkohë që në banesë kanë qenë vetëm çifti i bashkëshortëve Albrahimi.

Grabitësit kanë marrë një sasi prej 10-12 milion lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të grabitjes.

Ishte shpallur i humbur, gjendet i mbytur në liqen

Një trup i pajetë është gjetur në liqenin e fshatit Fushë-Stud në Librazhd. Policia e ka identifikuar atë si shtetasin I.Lala, 55 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët në fshatin Letëm para 20 ditësh.

Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së 55-vjeçarit, ndërsa nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Skip to toolbar