“Bibliotekat bosh, kafenetë plot. Trishtim!”

Në ditën Botërore të Librit, presidenti Ilir Meta vjen me një apel për të gjithë të rinjtë. Në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan se libri është miku më i mirë i njeriut në të gjitha kohërat, ndaj dhe rinia duhet t’i kthehet leximit dhe dijes.

“Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.

Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.”, shkruan Presidenti Meta.

Nëse doni udhëtim falas, nesër merrni një libër me vete

23 prilli është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nismën e saj për t’i afrua sa më shumë shqiptarët me leximin.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka bërë të ditur se kushdo që udhëton me një libër në dorë apo është duke e lexuar atë do të udhëtojë falas. Pra libri do të jetë nesër “aboneja” e çdo qytetari që zgjedh të udhëtojë me të, në një linjë të transportit publik.

Kjo iniciativë është pjesë e nismës ‘Edukimi Përmes Leximit” që do të ndiqet jo vetëm në Tiranë, por në çdo vend të Shqipërisë.

Mos e lër në shtëpi librin që po lexon. Merre me vete. 📚📚📚 Në 23 Prill do të jetë bileta jote në urbanët e kryeqytetit….

Publiée par Elva Margariti sur Dimanche 21 avril 2019
Skip to toolbar