Zyrtare: Ajax prezanton pasardhësin e De Ligt

Ajax ka arritur një marrëveshje me Lisandro Martínez dhe klubin e  Defensa y Justicia për transferimin e mbrojtësit argjentinas në Amsterdam. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë që nis më 1 korrik të këtij viti dhe ka një kohëzgjatje prej katër vitesh, pra përfundon më 30 qershor të vitit 2023.  Në kontratë ka dhe një opsion rinovimi edhe për një sezon të 5-të.

Martinez është lindur më 18 janar 1998 në Gualeguay, Argjentinë. Më 22 mars të këtij viti ai debutoi me ekipin kombëtar argjentinas në një ndeshje miqësore kundër Venezuelës. Drejtori i politikave të për lojtarët tek Ajax, Marc Overmars u shpreh se Martinez është një lojtar që mund të luajë në pozicione të shumta.

“Martinez është një lojtar që luan në krahun e majtë. Ai mund të përballojë pozicione të shumta në pjesën e pasme. Martinez është një mbrojtës që I pëlqen të luajë futboll sulmues. Ai sjell një mentalitet të caktuar që mund ta përdorim mirë këtu, i krahasueshëm me atë që bëri bashkëkombasi i tij, Nico Tagliafico”.

Ajax gjen pasuesin e De Ligt…në Argjentinë!

Nga dita në ditë Ajax pret zyrtrizimin e transferimit të mbrojtësit Matthijs de Ligt, i cili pritet të bashkohet me Barcelonën. Largimi i qendërmbrojtësit më të rëndësishëm, ka bërë që klubi holandez të mos rri duarkryq. Ajax ka gjetur pasuesin e De Ligt, i cili pritet të jetë një tjetër talent 21-vjeçar, por jo nga Holanda.

Lisandro Martinez, që aktivizohet me Defensa y Justicia në Argjentinë, do të jetë pasuesi i De Ligt. Është klubi argjentinas që ka dhënë lajmin e arritjes së marrëveshjes me klubin europian, për transferimin e talentit 21-vjeçar.

Futbollisti pritet të udhëtojë në fillimin e javës drejt Holandës, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën. Martinez ka luajtur në total prej 57 ndeshjesh me klubin argjentinas, duke shënuar dhe tre gola.

Performanca e tij e mirë, ka bërë që ai të grumbullohet edhe nga ekipi kombëtar i Argjentinës gjatë muajit mars, në ndeshjen e luajtur kundër Venezuelës në Madrid.

Skip to toolbar