Ajax gjen pasuesin e De Ligt…në Argjentinë!

SPORT


Nga dita në ditë Ajax pret zyrtrizimin e transferimit të mbrojtësit Matthijs de Ligt, i cili pritet të bashkohet me Barcelonën. Largimi i qendërmbrojtësit më të rëndësishëm, ka bërë që klubi holandez të mos rri duarkryq. Ajax ka gjetur pasuesin e De Ligt, i cili pritet të jetë një tjetër talent 21-vjeçar, por jo nga Holanda.

Lisandro Martinez, që aktivizohet me Defensa y Justicia në Argjentinë, do të jetë pasuesi i De Ligt. Është klubi argjentinas që ka dhënë lajmin e arritjes së marrëveshjes me klubin europian, për transferimin e talentit 21-vjeçar.


Futbollisti pritet të udhëtojë në fillimin e javës drejt Holandës, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën. Martinez ka luajtur në total prej 57 ndeshjesh me klubin argjentinas, duke shënuar dhe tre gola.

Performanca e tij e mirë, ka bërë që ai të grumbullohet edhe nga ekipi kombëtar i Argjentinës gjatë muajit mars, në ndeshjen e luajtur kundër Venezuelës në Madrid.




Skip to toolbar