Përzgjedhja e kandidatëve në zgjedhje, Lubonja: Hap pozitiv i PD-së, por nuk mjafton

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në ka komentuar procesin e përzgjedhjes, vlerësimit dhe filtrimit të kandidatëve për deputetë në PD.

Lubonja thotë se në PD nuk duan përçarje, madje as i duhet në këto momente, por i duhet dhe rinovim.

Sipas tij rinovimi duhet të kishte ndodhur më herët dhe jo në momentin kur futesh në zgjedhje.

”Këtu dalim tek ai sqarim që bëri z.Kaso. Ky është dhe një problem. Ju nuk doni përçarje, dhe nuk i duhet përçarje. Nga ana tjetër duhet dhe rinovim, t’i jepej publikut e drejta, pra pastrim.

Problemi i PD është që duhet pastrimi i partisë duhej bërë më herët. Dhe jo kur futesh në zgjedhje.

Ky është një hap pozitiv i PD, por i pamjaftueshëm.”- tha Lubonja.

Drafti i opozitës për hapjen e listave 100%, Minxhozi: Rama ka bërë një gabim të rëndë

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka analizuar lëvizjen më të fundit të opozitës për të hedhur në tryezën e Këshillit Politik një draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor , 3 ditë para se mazhoranca të çonte të sajin në Kuvend.

Minxhozi thotë se me përmbajtjen e draftit që kërkon një hapje të listave 100%, opozita ka kapur dëshirën popullore dhe është identifikuar me të, por thotë se e vonoi që të fuste mazhorancën më thellë në propozimin e vet.

Ndërkohë ai vë re një gabim tek Rama, që thotë se është i pashpjegueshëm dhe i rëndë, për faktin se është rreshtuar kundër gjithë spektrit politik. Madje sipas tij, edhe reagimi i SHBA ka ardhur për këtë arsye, dhe tashmë Minxhozi thotë se është e qartë që çdo ndryshim përtej ‘5 qershorit’ duhet të bëhet me konsensus.

”Duke parë propozimin konkret, deri tani ajo u sfidua nga pala tjetër. Duke parë propozimin, opozita është në një pozitë të drejtë, me një dëshirë popullore. Kur bëhet fjalë me reformimin e zgjedhjeve, janë teknikalitetet që as nuk i duhen.

Jo partitë të caktojnë personat që shkojnë në parlament. Ne kishim një sistem absurd ku deputetët ishin të emëruar. Dhe garë mes palëve kishte vetëm në disa zona. Ndërkohë gjithë listat ishin të zgjedhura.

Opozita kapi dëshirën popullore, u identifikua me të. Por e vonoi që ta fuste mazhorancën më thellë në propozimin e vet. Mendoj që PS pra është pashpjegueshme të kuptohet se pse Rama vendosi të rreshtohet kundër spektrik politik. Ky është një gabim i rëndë. Për këtë ka qenë dhe reagimi i ambasadës. Tani që njëra palë është qeveria vendoset para spektrit politik, dhe tani duhet të flasin qartë, ftojnë për një tryezë pasi çdo ndryshim përtej 5 qershorit duhet të bëhet me konsensus.”- tha Minxhozi.

Përplasjet për listat dhe koalicionet, Ivi Kaso: Ja hapi ynë i fundit

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se është e mundur ndërhyrja në Kodin Zgjedhor për hapjen 100% të listave, por pa prekur koalicionet parazgjedhore.

Sipas Kasos, është e papërshtatshme që të bëhen ndryshime drastike në kod, pasi vendi ndodhet pak muaj para zgjedhjeve.

“Ishte tërësisht e mundur të ndërhyhej në kod, pa prekur koalicionet. Është krejtësisht e papërshtatshme për të bërë ndryshime drastike në Kodin Zgjedhor, pasi jemi pak muaj para zgjedhjeve. Procesi zgjedhor është i komplikuar për t’u organizuar, ka shumë rrota dhe mekanizma të padukshme që vihen në lëvizje nga Presidenti. Nuk është normale, ndaj kemi kërkuar mendimin e ODIHR për të na dhënë një zgjidhje. Është një kërkesë që është refuzuar.

Vazhdojmë i qëndrojmë asaj që kemi thënë. Hapi ynë i fundit është materializimi i asaj që kemi thënë, pasi në dy mbledhjet e dështuara të Këshillit Politik preteksti ka qenë se nuk ka qenë e formalizuar kërkesa jonë. Drafti ynë është shumë i thjeshtë, shumë afër botëkuptimit të njeriut të zakonshëm se si duhet të jenë listat e hapura. Kemi dashur t’i tregojmë mazhorancës që ndërhyrja është e mundshme dhe nuk ka nevojë të prekë pikat e tjera”, u shpreh Kaso.

Mblidhet grupi i punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Lita kërkon kohë për propozimet e opozitës

Në zbatim të vendimit të Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike të datës 14 Shtator, sot u zhvillua mbledhja e grupit të punës për hartimin dhe propozimin e amendamenteve që reflektojnë ndryshimet Kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “Balkanëeb” se tre anëtarët e këtij grupi pune, deputetët Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Korab Lita u njohën me propozimet e mbërritura në Kuvend, konkretisht ai i Partisë Socialiste dhe disa amendamente të artikuluara nga Grupi Demokrat.

Përfaqësuesi i opozitës parlamentare Korab Lita shprehu disa rezerva mbi propozimet e paraqitura dhe kërkoi më shumë kohë në dispozicion për të depozituar në këtë grup pune propozimet e tij në emër të opozitës parlamentare.

Grupi u dakordësua që të vazhdojë punën dhe të rimblidhet gjatë pasdites së sotme për tu njohur me propozimet e z.Lita, në kërkim të arritjes së konsensusit sa më të gjërë për amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike i ka lënë afat këtij grupi pune datën 30 Shtator për të përmbyllur draftin.

“Kanë peshë kandidatët e partisë, por elektorati ka të drejtën e shprehjes”, Gjiknuri sqaron listat e hapura sipas draftit të PS

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri sqaroi se listat për maxhorancën do të jenë të hapura përsa kohë ka vota parapëlqyese për kandidatët.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Gjiknuri tha se një peshë të madhe kanë listat e partisë por edhe elektorati ka të drejtën e shprehjes së pëlqimit për një kandidat.

“Kushtetua thotë; listat propozohen nga partia. Zgjedhësit kanë dy vota; një për partinë dhe një për individin. Shumë zgjedhës duan partinë dhe jo individin. Ti mendon se do dalë një njeri me 500 vota dhe do të përmbysë një ekip politik. Atëherë merr votat më shumë se sigla ime. Po pate më shumë vota, ik dil vetëm. Unë jam organizatë politike dhe dal me një listë. Kjo është e korrigjueshëm. Ju e dini se kryetarët e partive vënë ca njerëz që s’kanë lidhje! Po kush do i mbledh votat?! Nëse merr më shumë vota se sa mesatarja e partisë time, unë të shtrëngoj dorën. Po pse e bëjnë kroatët këtë?! Ka dy mënyra, ose bëj primer, ose ik dil vetëm. Me 10 mijë vota del deputet sot në një qark. Normale të duket tjetra që në një vend ku partia ka marrë 50 mijë vota dhe 40 mijë kanë votuar për të dhe ato 100 vota i kanë marrë kandidatët. Kjo garë a është normale?! Listat janë të hapura për aq kohë sa ka votë parapëlqyese për secilin kandidat. Çdo parti kundërshton diçka për hir të interesave të saj joparimore. E kam bindjen këtë, që ka peshë lista e partisë por dhe elektoratit që t’i jepet mundësia të korrigjojë. Listat e hapura do të sjellin të gjitha ato probleme. Shiko Kosovën se ça problemi ka atje. Frika është dhe mospërfaqësimit të krahinave apo shumë elementeve të tjerë. Kjo deformon nga ana politike. Kur nxjerr listën, shoh dhe përfaqësinë rajonale, shoh elementet fetare dhe shumë elementë të tjerë. Po të ndodhi kjo që thua ti, një multimaxhoritar i pastër, mund të ketë elemente të tjera që mund të sjellin deformime. Ne jemi te hapur për të dëgjuar. Këta që hiqen si ndonjë që thotë se; “Jemi dhe ne për listat e hapura” të vijë në tryezë dhe jo në studio.”, tha Gjiknuri.
(BalkanWeb)

“Një bursë politike ku gjithësecili mund të përcjellë vlerën”, Alfred Peza komenton draftin e PS-së për listat

Ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza deklaroi se hapja e listave iu heq të drejtën kryetarëve të partive që të vendosin si kandidatë për deputetë njerëz që do donin ata.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Peza tha se kjo zgjedhje është tipike si një bursë politike ku gjithsecili mund të përcjellë vlerën e tij. Madje ai theksoi se edhe ata kandidatë që do të fitonin shumë vota, dhe nuk do të arrinin të merrnin një mandat, mund të bëheshin nesër edhe ministra.

“Hapja e listave i bën nder jo vetëm partive, por dhe elektoratit. Ia heq mundësinë kryetarëve që të fusin në pjesën e dytë të listave, njerëz që ata duan. Kjo e bën listën të konkurrueshme. Nëse në Tiranë deri dje PD e dinte se do të fitonte 14-15 deputetë, kjo hapje e listave i detyron që të vendosin persona apo kandidatë sa më konkurrues. Mundësia dhe probabilitetit është i tillë se ai që ka mbështetjen, jo vetëm që mund të fitojë, por të rrisë vota dhe tek partia e tij. Ti mund të mos jesh në Kuvend, por mund të jesh ministër, nëse ke mbështetje popullore. Edhe nëse fiton mandatin, apo nëse jo, ty nuk të shkon mbështetja popullore kot, pasi ke probabilitet të jesh ministër. Kjo është një burse politike ku gjithsecili mund të përcjellë vlerën. Të gjithë mund të themi që; na mbështet populli.”, tha Peza.

“Propozimi i PS për listat shkel frymën kushtetuese”, gazetari: Cënohet barazia në garë e kandidatëve për deputet

Për kryeredaktori e ‘Gazetës Shqiptare’ Erl Murati, propozimi i PS-së nuk flet në fakt për hapje totale të listave. I ftuar në emisionin “Real Story”, Murati tha se drafti shkel frymën kushtetuese dhe cenon barazinë në garë të kandidatëve për deputetë.

“Kushtetuta thotë se duhen zgjedhje me lista të hapura. Ndërsa, zgjedhjet po bëhen jo me lista të hapura. Kjo unë them që nuk e reflekton atë që thuhet në Kushtetutë. Unë them se propozimi i PS bie ndesh me frymën kushtetuese.

Tjetër problem është se mund të shkojë në Kuvend një person që merr 1000 vota dhe nuk shkon një person që merr 5000 vota për shembull. Unë them se Kodi Zgjedhor është kthyer pas. Ka pra dy probleme, shkelje të frymës kushtetuese dhe cenim të barazisë në garë. ndoshta propozimin konkret e duan kryetarët e partive dhe prandaj nuk kundërshtohet”, deklaroi Murati.

“Hapja e listave është reale”, Alfred Peza: Qytetari është i lirë që të zgjedhë kë kandidat të dëshirojë

Për ish-deputetin e PS-së, Alfred Peza hapja e listave në zgjedhjet parlamentare është reale. I ftuar në “ Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Peza tha se me propozimin e PS dorëzuar në këshillin politik, qytetari është i lirë të zgjedhë kë kandidat të dëshirojë.

Etiketimet mund të jenë të ndryshme, por hapja e listave ështrë reale. Për herë të parë, populli do të vendosë. Listat janë të hapura, për sa kohë që qytetarët mund të votojnë cilin do kandidat për deputet që duan. Nëse fiton votat e më shumë qytetarëve në listë, ti shkon në pjesën fituese. PS merr përsipër faktin nëse kandidati gëzon apo jo mbështetje masive popullore, varet nga vendi ku kandidon dhe të tjera të dhëna që janë valente.

Ne kemi përqafuar modelin kroat, belg dhe janë modele të vendeve të BE-së. Aty ku kandidojnë kryetarët e partive, aty shkojnë votat. Prsh nëse Rama kandidon në Durrës, atëherë qytetari do e çojë votën tek PS dhe Edi Rama, sepse është kreu i partisë. Kështu besoj ndodh edhe me PD-në. Qytetari e ka të lirë që të zgjedhë kë kandidat të dëshirojë”, tha Peza.

“Hapini listat 100%”, apeli i fortë i Metës për ‘shakaxhinjtë e “integrimit”’: Mjaft e degraduat Kuvendin

Një ditë pasi PS dorëzoi në Këshillin Politik amendamentet për Kodin Zgjedhor, Presidenti Ilir Meta apelon për hapjen 100% të listave.  

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i shtetit, duke mos i kursyer kritikat theksoi se Kuvendi nuk duhet të delegohet kështu, ndërsa shtoi se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Postimi i plote:

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind!

Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”. 🇦🇱

Skip to toolbar