Liverpool eleminon Porton dhe shkon në gjysmëfinale (video)

Me rezultatin e përgjithshëm 6-1 për të dyja ndeshjet, Liverpool bëhet ekipi tjetër që shkon në gjysmëfinalen e Champions League pasi eleminoi Porton.

Skuadra e Jurgen Klopp ka bërë gjithçka mirë në të dyja ndeshjet, duke mundur portugezët në shtëpi, 2-0 në takimin e parë dhe në transfertë 1-34në ndeshjen e sotme.

Në këtë fundit, Liverpool përsëri ka treguar se është një nga ekipet pretendente për të fituar trofeun me veshët e gjatë, që mungon prej kohësh në shtëpinë e “Reds”.

Një kombinim i Sala-Mane bëri që Liverpool të kalonte në avantazh në minutën e 26` të takimit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Salah dyfishon në minutën e 65`.

Militao ngushton shifrat në minutën e 69` për Porton, por skuadra e Klopp nuk trembet, pasi gjen përsëri rrjetën në të 77` me Firmino.

“Reds” nuk ndalen me kaq, pasi në minutën e 84` të sfidës do të preknin përsëri rrjetën këtë herë me Van dijk.

Kështu mbyllet ndeshja e dytë çerekfinale mes Porto dhe Liverpool, me anglezët që shkojnë në gjysmëfinale.

Shaqiri si Ronaldo, prezanton “bishën” e re (foto)

Futbollisti shqiptar ka blerë një Rolls-Royce

Ndonëse nuk po aktivizohet shpesh te Liverpool, e duket se ka humbur besimin e Jurgen Klop, Xherdan Shaqiri mbetet sërish në nivelin e yjeve botëror. Të paktën në parkingun e tij, Shaqiri konkurron tashmë Ronaldon, Lukakun, Pogba, Griezman etj.

Paparacët e medieve të huaja kanë fokusuar yllin e Zvicrës me orgjinë shqiptare, që ka blerë së fundi makinë të re. As më pak e as më shumë, por vetura e re e 27-vjeçarit është një mjet i markës “Rolls-Royce”.

Gazeta zvicerane “Blick”, ka publikuar fotot e Shaqirit dhe makinës së tij të re. Makina e re e Xherdan Shaqirikushton rreth 370 mijë CHF, duke e bërë atë një nga mjetet më luksoze dhe të shtrenjta.

Tashmë Xherdan Shaqiri do të “krahasohet” vërtet me CR7-n, pasi dhe ky i fundit ka në garazhin e tij një mjet të tillë, ndonëse portugezi ka dhe shumë lloje të tjera makinash luksoze.

Liverpool prek kualifikimin (video)

Liverpool ka mundur Porton në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Champios League. Skuadra e Jurgen Klop nuk e ka diskutuar për asnjë çast fitoren ndaj portugezve, me Keita dhe Firmino, që realizuan dy golat e fitores për anglezët.

Pesë minuta nga nisja e takimit, Firmino depërton në zonën kundërshtare duke i pasur Keitas një top të bukur. Futbollisti nga Guinea gjuan drejt portës pasi krijon hapësirën e nevojshme.

Topi devijohet nga mbrojtësit miq, duke i ndryshuar trajektoren, ndërsa Iker Kasillas mbetet i pa lëvizur në portë duke parë sferën që përfundon në rrjetë.

Golin e dytë e shënoi vetë Firmino në minutën e 26`, pas një kombinimi perfekt brenda zonës me Alexander-Arnold.

Ky i fundit futet në zonë pasi merr një pas nga 40 metra dhe sheh të vetëm përball portierit shokun e skuadrës, të cilit i pason topin.

Firminos i mjafton vetëm të shtyjë drejt portës, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Liverpool që në pjesën e parë të lojës.

Vendasit kanë dominuar në gjithçka takimin e sotëm, duke bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin në gjysmëfinale, ndonëse do duhet të luhet dhe ndeshja e kthimit ndaj portugezve.

Skip to toolbar