Makina përfundon në restorant, plagosen 5 persona në Cërrik, arrestohet shoferi

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Cërrikut pasditen e të hënës. Një mjet, me drejtues një 38-vjeçar me inicialet J.Ç., banues në Cërrik, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lokal.

Sipas një njoftimi të policiës, mësohet se për shkak të aksidentit, kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët ishin duke drekuar në restorant, por fatmirësisht të lënduarit nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Por policia ka arritur ta arrestojë disa orë më vonë drejtuesin e mjetit, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit, për të kryer veprimet e mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bashkia e Tiranës nis rehabilitimin e bulevardit “Zogu I”. Ja si devijon trafiku

Bashkia e Tiranës do të nisë transformimin e Bulevardit  “Zogu I”  për t’i dhënë jo vetëm një pamje të re, por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone.  Krahas punës për rikonstruksionin e këtij Bulevardi, projekti parashikon edhe rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj, krijimin e lulishteve të vogla etj,. Për mbarëvajtjen e punimeve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët se ka nisur kufizimi i qarkullimit të automjeteve për një afat kohor prej 18 muajsh, në segmentin “Bulevardi Zog I nga rruga “Urani Pano” deri në rrugën “Asim Vokshi”.

Gjatë punimeve të ndara në disa faza, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të kryhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Gjatë fazës së parë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit veri-jug.

Ndërkaq, do të pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Ferit Stermasi” deri në përfundim të fazës së punimeve. Gjithashtu do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Urani Pano” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

Gjatë fazës së dytë do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të bëhet me dy sense lëvizje dhe drejtimi sipas drejtimit veri-jug.

Do të lejohet akses lëvizjeje hyrje-dalje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” deri në përfundim të fazës së punimeve.

Gjithashtu, do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

Gjatë fazës së tretë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizje sipas drejtimit jug-veri.

Pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Maliq Muço” deri në përfundim të fazës së punimeve.

Pezullohen parkimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet edhe qarkullimi sipas drejtimit jug-veri.

Në fazën e katërt do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Voksh”. Qarkullimi do të kruhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit jug -veri.

Në këtë fazë do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit jug -veri.

Foto lajm, makina përfundon në lumin e Gjanicës, qytetarët shpëtojnë të moshuarën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e të dielës në qytetin e Fierit, ku një mjet tip  “Benz” ka përfunduar në lumin Gjanicë. Drejtuesit i mjetit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka qenë duke parkuar mjetin në breg të lumit, por makinës nuk i kaë mbajtur frenat.

Për pasojë, makina ka përfunduar në lum, brenda së cilës ka qenë dhe një grua e moshuar, e cila raportohet të jetë bashkëshortja e drejtuesit të mjetit.

Fatmirësisht na aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë që pas rënies në mes të lumit, kanë ndërhyrë forcat e policisës dhe punonjësit që po kryejnë punimet për rehabilitimin e qendrës së Fierit, të cilët kanë nxjerr nga makina grauan e moshuar.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit, të cilët kanë ndjekur momentin e nxjerrjes nga makina tëgruas së moshuar.

Ndërkohë, policia ka mbrritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Makina me xhama të zinj, policia gjobit 87 “të fortë” në Tiranë

Policia e Tiranës ka gjobitur vetëm gjatë javës së fundit 87 drejtues mjetesh për shkak se kanë lëvizur me automjete me xhama të errësuar.

Sipas policisë 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë të makinës duke ulur edhe shikueshmërinë e drejtuesit të mjeteve duke rritur kështu mundësinë e përfshirjes në aksidente.

Policia rrugore njofton se edhe në ditët në vijim do të vazhdojë të zbatojë një plan veprimi që përfshin gjobitjen e shoferëve që mbajnë makina me xhama të errëta.

“Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cënojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj automjeteve me xhama të errësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërise dhe rregulloren në zbatim të tij.

Nëfunksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjate 5 diteve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhama të errësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë paraprites, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundesisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës”, njofton policia.

General Motors krijon gomat pa ajër

Vuajtjet me shpimin e gomave apo shfryrjen e tyre nuk do të jenë më pjesë e së ardhmes. ”Michelin” dhe ”General Motors” (GM) kanë bashkuar forcat për të sjellë gomën e parë pa ajër në treg deri në vitin 2024.

Të quajtura “Unique Punctureproof Tire System” (UPTIS) ato do të kenë një strukturë të lehtë dhe të fuqishme që mund të përballojë gunga dhe relieve të vështira rruge. Kjo gomë e përbërë nga tekstili me lesh xhami me rezinë dhe një rrotë alumini as nuk mund të shpërthej dhe as nuk mund të dëmtohet nga ashpërsia e asfaltit.

 “Krijimi i kësaj gome do të sjellë më pak stres dhe më shumë paqe mendore, duke e ditur se nuk ka më rrezik të gjesh veten në anën e rrugës për shkak të një gome të shpuar”  tha kompania.

Këto goma do të kenë një jetëgjatësi më të madhe dhe janë më miqësore me mjedisin. Gjithashtu çmimi i saj do të jetë i lirë dhe i përballueshëm për pjesën më të madhe.

Ndryshon taksa për makinat: Sa më e fuqishme të jetë aq më shumë do paguani

Qeveria parashikon që të ndryshojë politikat e taksimit sa u takon automjeteve, sipas së cilës sa më të fuqishme ta keni makinën, aq më shumë do t’ju duhet të paguani.

Referuar një dokumenti zyrtar, parashikohet që në vijim të ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5. Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis.

Konkretisht në dokument thuhet se do të bëhet “rishikimi i sistemit aktual të taksave të automjeteve në Shqipëri si: Aplikimi i taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkime të vetë automjetit. Rritja e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit. Gradualisht përjashtimi nga taksat i automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro VI dhe V ose automjetet hibride / elektrike)” thuhet në dokument.

Sigurisht, kjo është sugjeruar si një masë që do të zërë vend në afatmesëm dhe që kërkon angazhimin e të paktën tre ministrive për të dalë në një politikë të unifikuar. Bëhet fjalë për Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Në funksion të nxitjes së automjeteve që emetojnë sa më pak gazra ndotës në mjedis është cilësuar si thelbësor edhe bashkëpunimi me njësitë vendore, ku bashkive do t’ju kërkohet që të angazhohen në instalimin e stacioneve të karikimit me energji elektrike për automjetet elektrike.

Po kështu do të kërkohet rinovim i flotës për kompanitë që kanë një të tillë dhe ofrojnë shërbime, për automjetet e transportit urban, ato të pastrimit të qytetit e disa kategori të tjera.

Për të dhënë ndikim në uljen e ndotjes së ajrit në dokument kërkohet që autoritetet të punojnë për të bërë lehtësimin në rritjen e shpërndarjes së stacioneve të mbushjes me ndikim të ulët (GLN dhe metan) . Po kështu të bëhet sigurimi i karburantit me përmbajtje të ulët të squfurit dhe me cilësi të lartë (në nivel me MS-të) të përdoret në të gjitha mjetet e transportit.

Kjo do të ecë paralel edhe me rritjen e kontrollit që bëhet në verifikimin e testimit të shkarkimeve të automjetit, autobusëve dhe flotës së automjeteve, për të kufizuar dhe për të reduktuar shkarkimet e grimcave dhe ndotësve të tjerë të ajrit./Monitor

Digjen makinat e kryetares së PD-së, policia nis hetimet

Mediat televizive raportojnë se janë djegur gjatë natës dy makina të kryetares së PD-së në Ulëz e cila është edhe administratore e njësisë për bashkinë Mat.

Makinat e Gjelina Kalthit janë djegur nga zjarri, ndërkohë që ishin të parkuara pranë banesës së saj.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e djegies por policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton incidentin.

Aksident në Elbasan, makina përfundon në lokal, plagosen katër persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku si pasojë e tij kanë mbetur të plagosur katër persona. Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, mësohet se një mjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin I.D. është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtuesin A.K.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi me stacionin hekurudhor të qytetit, ku një nga mjetet ka përfundur në verandën e një bar-kafe në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda për jetën e të lënduarëve në aksident.

“Në unazën e qytetit Elbasan, pranë stacionit të trenit, mjeti tip ” BMV” me drejtues shtetasin I.D., është përplasur me mjetin tip ” Ford” me drejtues shtetasin A.K”.

Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-thuhet në komunikatën e policisë.

Elbasan, makina bien nga lartësia, përfundon në lumin Shkumbin

Një aksident ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Murrashit në Elbasan, ku një furgon ka rënë nga një lartësi e madhe dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Librazhdit.

Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë

Një makinë tip “Citroen” ngjyrë vishnje me targë TR 9837 S është djegur gjatë mesnatës në Tiranë në rrugën Grigor Heba pranë Stadiumit Selman Stërmasi. Makina rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Çështja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se mund të jetë një sulm për shkak të profesionit raporton Shqiptarja.com

Sokol Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit dhe ka qenë i përcaktuar me short për dosjen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri, ndërsa aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dosjen Izet Haxhia.

Skip to toolbar