Makina me xhama të zinj, policia gjobit 87 “të fortë” në Tiranë

Më të fundit


Policia e Tiranës ka gjobitur vetëm gjatë javës së fundit 87 drejtues mjetesh për shkak se kanë lëvizur me automjete me xhama të errësuar.

Sipas policisë 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë të makinës duke ulur edhe shikueshmërinë e drejtuesit të mjeteve duke rritur kështu mundësinë e përfshirjes në aksidente.


Policia rrugore njofton se edhe në ditët në vijim do të vazhdojë të zbatojë një plan veprimi që përfshin gjobitjen e shoferëve që mbajnë makina me xhama të errëta.

“Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cënojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj automjeteve me xhama të errësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërise dhe rregulloren në zbatim të tij.

Nëfunksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjate 5 diteve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhama të errësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë paraprites, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundesisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës”, njofton policia.




Skip to toolbar