Nis shkolla, policia paralajmëron shoferët: Nuk tolerojmë te fëmijët

Nisja e viti të ri shkollor 2019-2020 ka vënë në punë edhe policinë duke marrë një plan masash për të parandaluar aksidentet pranë shkollave dhe institucioneve arsimore si dhe për të shmangur trafikun, që rëndohet edhe më shumë me nisjen e shkollës.

Në prezantimin e planit të masave, policia ka bërë edhe një thirrje paralajmëruese për të gjithë drejtuesit e makinave, që të sigurojnë transportin e fëmijëve nën 12 vjeç sipas ligjit që parashikon Kodi Rrugor.

Policia shprehet se nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe se çdo drejtues, familjarë apo jo i fëmijës, duket të sigurojë përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Në asnjë rrethanë, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi thuhet në deklaratën e policisë.

Skip to toolbar