10 muzikantë vriten dhe u digjen trupat

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë, ku 10 muzikantë janë zënë në pritë nga trafikantët e drogës duke i qëlluar për vdekje dhe më pas djegur trupat e tyre.

Viktimat, të moshës nga 15 deri në 42 vjeç, ishin anëtar të grupit muzikor “Sensacion Musical”, ndërsa u vranë në rajonin Guerrero, një ndër më të dhunshmit në Meksikë, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit.

BBC shkruan se pas krimit fshihet banda “Los Ardillos”, por nuk dihen ende arsyet pse eliminuan grupin muzikor.

Lufta mes karteleve të drogës në Meksikë, 60 mijë të zhdukur nga viti 2006

Mbi 60 000 njerëz janë zhdukur në Meksikë nga koha kur ky vend ka nisur luftën kundër drogës në vitin 2006. Lufta mes karteleve të drogës dhe grupet e krimit janë autorët kryesorë të zhdukjeve dhe vrasjeve masive në vend.

Sipas të dhënave të autoriteteve nga 2006 e deri në 2019, janë mbi 60 000 të zhdukur, ku 53% e atyre janë të moshës 15 dhe 35 vjeç dhe 74% ishin burra.

“Këto janë të dhëna tmerri dhe pas tyre ka histori me dhimbje të mëdha për familjet”, tha Karla Quintana, udhëheqëse e Komisionit Kombëtar të Kërkimeve.

Në vitin 2006, presidenti i atëhershëm i Meksikës, Felipe Calderon, ka nisur sulme ushtarake mbi tregtinë e drogës, por problemi ka vazhduar edhe pas dy ndryshimeve në administratë.

“Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 5 000 njerëz janë zhdukur, tha Quintan.

Revoltohen banorët, lidhin kryetarin pas kamionit dhe e tërheqin zvarrë

11 persona janë arrestuar pasi kanë dhunuar kryetarin e Komunës në një zonë të Meksikës. Fshatarët e zonës lidhën pas një kamioni dhe tërhoqën zvarrë në rrugë pasi sipas tyre nuk kishte mbajtur premtimin që u kishte bërë në fushatë.

Ky ishte sulmi i dytë nga fermerët ndaj krytarit të komunës, që kërkuan të mbante premtimin e tij për rregullimin e një rrugë lokale.

Policia ndërhyri për të liruar kryetarin Jorge Luis Escandón Hernández, i cili nuk pati lëndime të mëdha.

Babë e bijë mbyten të përqafuar, tentuan të kalonin lumin me not

Babë e bijë kanë humbur jetën në tentativë për të kaluar lumin Rio Grande në Meksikë. Oscar Ramirez i ishte mohuar e drejta për azil, por kjo nuk e pengoi atë të gjente një tjetër mënyrë për një jetë më të mirë.

Së bashku me vajzën e tij 23 muajshe, Valerian, ai ka tentuar të kalonte me not lumin Rio Grande, për të shkuar përtej kufiri. Mirëpo ajo që ndodhi ishte fatale për të dy. Trupa e pajetë u gjetën buzë lumit,  të dy të përqafuar, pasi Ramirez e kishte futur vajzën e vogël poshtë bluzës dhe krahët e saj ishin rreth qafës së tij.

Zbulohen 3 laboratorë droge të “El Chapos” në Meksikë

Një aksion i ushtrisë meksikane ka çuar në zbulimin e 3 laboratorëve në veri të Sinaloa, që prodhimin drogë sintetike. Sipas zyrtarëve në laborator do të prodhoheshin mbi 17 milionë doza metamfetamine në formë të kristalizuar, që kryesisht kontrabandohen drejt SHBA, që është edhe konsumatori më i madh i drogës në botë. Shumica e metamfetaminës në dispozicion në Shtetet e Bashkuara është prodhuar në mënyrë klandestine në Meksikë.

Ministri i sigurisë i Sinaloa, Cristóbal Castañeda Camarillo tha se një numër gjithnjë e më i madh i laboratorëve të drogës po zbulohen, ndërsa Sinaloa është dominuar prej kohësh nga karteli kriminal me të njëjtin emër. Ish udhëheqësi i saj, Joaquín “El Chapo” Guzmán, edhe pse i arrestuar në 2016, karteli i tij Sinaloa ka ende ndikimin më të madh të trafikimit të drogës në SHBA cilëson DEA.

Abuzonte seksualisht me fëmijët, arrestohet kreu i një sekti fetar

Kreu i një organizate ndërkombëtare fetare është arrestuar në SHBA për akuzat e trafikimit të qenie njerëzore, dhunim seksual të fëmijëve dhe krime të tjera. Naason Joaquín García, i cili ishte kreu i kishës La Luz del Mundo (Drita e Botës), u arrestua në aeroportin e Los Anxhelosit, së bashku me 3 gra që akuzohen si bashkëpunëtore të tij.

Plot 26 krime rëndojnë ndaj të arrestuarve për periudhën 2015 dhe 2018 në Kaliforninë e Jugut, mes të cilave prodhim të imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe përdhunimin me forcë të të miturit.

García, i njohur si “Apostulli”  është kreu i një organizate fetare  me seli në Meksikë, që pretendon se ka pagëzuar më shumë se 5 milionë njerëz rreth globit si ndjekës të saj.

Vjazat e mitura të përdhunuara kërcënoheshin me fjalët se “nëse do të shkonin kundër dëshirave të “Apostullit” ata do të shkonin kundër Perëndisë.” Ndërsa vetë organizata La Luz del Mundo i ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat duke thënë se García do të shpallet i pafajshëm.

Pse është i nevojshëm muri me Meksikën? Trump publikon provat

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka publikuar për herë të parë provat se përse është e nevojshme krijimi i murit me Meksikën. Në një video të shpërndarë në Twitter, Trump tregon hyrjen e qindra emigrantëve të paligjshme në afërsi të El Paso në Teksas.
Trump tha se për 4 orë kanë hyrë plot 1036 emigrantë, një numër rekord deri më sot të kapur nga policia.

“Ky është grupi më i madh i emigrantëve ilegal që janë kapur në vijën kufitare. 1 036 persona për katër orë kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin në El Paso të Teksasit” ka shkruar Trump.

Presidenti Trump është kritikuar shpesh për politikat e tij të ashpra që ndjek për trajtimin e emigrantëve, por duket se ai nuk do të tërhiqet nga synimi i tij për të ndaluar këtë fenomen.

Skip to toolbar