Drogë, armë dhe municion luftarak, pranga 40-vjeçarit

Policia arrestoi një 40-vjeçar në Memaliaj, pasi mbante armë pa leje, drogë dhe municion luftarak. Strukturat ligjzbatuese njoftuan se në Policinë e Tepelenës, ishte dhënë një informacion në rrugë operative se një person mbante armë dhe drogë. Informacioni ishte dhënë nga qytetarët.

Kështu, strukturat e policisë kishini nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij informacioni. Pas verifikimeve të bëra nga specialistët e hetimit të trafiqeve, policia e Tepelenës ka organizuar dhe finalizuar aksionin “Vjosa”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

MemaliajFinalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Vjosa".Sekuestrohen armë zjarri, drogë e municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër organizuan dhe finalizuan operacionin "Vjosa".Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. K., 40 vjeç, banues në fshatin Buz, Memaliaj, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri tip pushkë, dy armë gjahu pa leje dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, në automjetin e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa rreth 1.5 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 15. Januar 2020

Kapet tre ore pasi vrau babanë, autori “të meta mendore”

Qyteti i Memaliajt u trondit të hënën në 2 shtator nga një ngjarje e rëndë, ku pas një sherri ende të paqartë, djali qëlloi për vdekje babain. 35-vjeçari Arjan Shahaj, dyshohet që ka pasur probleme mendore, qëlloi për vdekjen të atin, Iljas Shahaj. Pas ngjarjes janë zbardhur detaje të reja.

Mësohet se viktima dhe i biri kanë qenë në pyll në kohën që ka ndodhur sherri dhe më pas vrasja. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se kjo ishte hera e tretë që 35-vjeçari tenton të vrasë një të afërm.

Arjan Shahaj ka tentuar të vrasë në vitin 2003 nënën e tij, ndërsa pak kohë më parë ka tentuar të vrasë dhe një kushëri të afërt. Ndërkohë, në mesditë është mësuar se autori i ngjarjes së rëndë në Memaliaj ka qenë i dënuar 12 vjet më parë për vrasje.

Policia ka nisur kërkimin e 35-vjeçarit menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa është arrestuar pas 3 orësh kërkimesh. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe motivi që çoi në aktin e rëndë të vrasjes së babait nga Arjan Shahaj.

Tërmeti shkund Memaliajn, nuk ka dëme materiale apo të lënduar

Nuk pushojnë tërmetet në vend,  ku një prej tyre është regjistruar në Memaliaj. Tërmeti ka rënë gjatë drekës së ditës së martë, me magnitudë 3.5 ballë dhe me thellësi 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra larg Memaliajt. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Ky tërmet i shtohet atyre në Korçë, që shkundën qytetin dhe fshatrat rreth tij duke shënuar dëme të mëdha materiale.

Vrau gruan në Memaliaj, burri del në gjyq: E vrara se më tradhtonte

“E vrava se më tradhtonte”. Kështu është shprehur në seancën e sotme gjyqësore, Skënder Hoxha, 63-vjeçari nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta Hoxha.

Për të gjykata dha sot masën e arrestit me burg, ndërkohë që ka dëgjuar versionin e tij të ngjarjes. Hoxha ka treguar se ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.

Në seancën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua nja avokat nga shteti, ndërkohë që ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, Hoxha pritet të dënohet me burgim të përjetshëm, por ndërkohë do t’i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar nëse vuan nga probleme mendore.

Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Vagalat, 25 km larg nga Memaliaj, ku autori goditi gruan e tij Antoneta Hoxha me levën që shërbente për kazanin e rakisë, në dhomën e tyre të gjumit.

E vret me gjakftohtësi në shtëpi, e qan në burg

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Memaliajn, ku burri varu gruan e tij, duket se ka ardhur edhe pendimi i tij.

Skënder Hoxha, nuk e pranoi krimin në fillim, por më pas tha se e kishte bërë ai për shkak se bashkëshortja e tij, Antoneta Hoxha, po i kërkonte llogari se ku i kishte shpenzuar kursimet e përbashkëta të disa viteve.

“Nuk durova dot se kishte një muaj që më kërkonte llogari se ku i kisha shpenzuar kursimet tona dhe e godita me levë pas kokës.” – ka thënë ai në dëshminë e tij.

Mësohet se gjatë qëndrimit në dhomat e paraburgimit ai ndodhet në efektin e qetësuesve sepse gjatë gjithë kohës qan dhe kërkon të shoqen.

Ngjarja në Memaliaj, bashkëshorti pranon se vrau gruan

Policia ka vënë në pranga sot 63 vjeçarin Skënder Hoxha, i cili pranoi se vrau bashkëshorten e tij, Antoneta Hoxha në fshatin Vagalat të Memaliajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një grua me emrin Antoneta Hoxha, 53 vjeç u gjend e pajetë nga komshinjtë e saj, me plagë të rënda në kokë dhe në krah.

Që në fillim policia dyshoi se gruaja mund të ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, megjithëse fqinjët thanë se ata ishin një çift mjaft i qetë. Por dyshimet dolën të sakta. Mësohet se 63 vjeçari Skënder Hoxha ka pranuar vetë në polici se ka qenë ai që ka vrarë gruan Antoneta Hoxha, nënë e katër fëmijëve, tre vajza të martuara dhe një djali.

“E vrava unë. Debatuam, nuk durova dhe e qëllova. Nuk doja të vdiste”, citohet të ketë thënë Skendër Hoxha.

Deklarata zyrtare e Policisë:

“Pas njoftimit të marrë se shtetasja A.H., banuese në fshatin Vagalat, Bashkia Memaliaj, u gjet nga familjarët e pajetë në banesë, me dëmtime në kokë, menjëherë u ngrit grupi hetimor ku në bashkëpunim Prokurorinë kryen veprimet e para procedurale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër bënë arrestimi në flagrancë të shtetasit S.H., 63 vjeç, i cili ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen A.H., 53 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”.

Vrasja në Memaliaj, flet dëshmitari: Gruaja ishte e çarë në kokë

Mëngjesin e sotëm është gjetur e pajetë një grua në fshatin Vagalat të Memaliajt. Gruaja është 53 vjeçarja Antoneta Hoxha, nënë e katër fëmijëve. Kryeplaku i fshatit Hodo Hoxha tregon për Report Tv se ka shkuar në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak. Bashkëshorti i saj i ka thënë fqinjëve të mos e prekin s’e e kanë vrarë.

“U ngritëm shkuam dhe e pamë, e kishte  mbuluar gjaku. Mos e kapni me dorë,-  tha (burri) se e kanë vrarë. Nuk e di a e ka vrarë ai. Nuk kishin probleme më parë. Kemi hyrje dalje, ishin të qetë.

Çifti ka një djalë dhe tre vajza, të cilat i ka martuar, dy janë në Greqi dhe njëra në Tiranë. Kur erdha unë në orën 04:00 ishte mbuluar në gjak, e çarë në kokë”, bëri të ditur kryeplaku Hoxha.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar bashkëshortin e viktimës, të cilin e ka marrë në pyetje për të zbuluar ngjarjen.

Tragjike, goditet në kokë, vdes gruaja

Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Vagalat të Memaliajt. Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç.

Mësohet se gruaja kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Burimet bëjnë të ditur se policia dyshon se gruaja mund të jetë vrarë nga bashkëshorti, Skënder Hoxha, i cili është shqoëruar dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Skip to toolbar