Kapet tre ore pasi vrau babanë, autori “të meta mendore”

AKTUALITET


Qyteti i Memaliajt u trondit të hënën në 2 shtator nga një ngjarje e rëndë, ku pas një sherri ende të paqartë, djali qëlloi për vdekje babain. 35-vjeçari Arjan Shahaj, dyshohet që ka pasur probleme mendore, qëlloi për vdekjen të atin, Iljas Shahaj. Pas ngjarjes janë zbardhur detaje të reja.

Mësohet se viktima dhe i biri kanë qenë në pyll në kohën që ka ndodhur sherri dhe më pas vrasja. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se kjo ishte hera e tretë që 35-vjeçari tenton të vrasë një të afërm.


Arjan Shahaj ka tentuar të vrasë në vitin 2003 nënën e tij, ndërsa pak kohë më parë ka tentuar të vrasë dhe një kushëri të afërt. Ndërkohë, në mesditë është mësuar se autori i ngjarjes së rëndë në Memaliaj ka qenë i dënuar 12 vjet më parë për vrasje.

Policia ka nisur kërkimin e 35-vjeçarit menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa është arrestuar pas 3 orësh kërkimesh. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe motivi që çoi në aktin e rëndë të vrasjes së babait nga Arjan Shahaj.




Skip to toolbar