Rreh babanë 78 vjeç, arrestohet “i forti” i Mirditës

Policia ka arrestuar në flagrancë 43 vjeçarin me iniciale A.N. i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të atit të tij të moshuar. Madje jo vetëm e ka rrahur por edhe e ka kërcënuar me armë.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 43 vjeçarin, banues në fshatin Fang, Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë; 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë si dhe 15 fishekë luftarakë model 56.

Ai do të përballet në gjyq me akuzën për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/464382691066785/?__tn__=%2Cd%2CP-R&eid=ARDRiMmVJlADhFlR7M_ZfqKd-MnI2zyHwVRuSXDyFxeMsOrE63LON2KCWNpKiLO0Gbt-r1XP34toEeEH
Skip to toolbar