Ish-futbollisti
dhe trajneri i Milanit, Genaro Gattuso, është prezantuar zyrtarisht trajner i
Napolit. Gattuso zëvendëson në këtë detyrë ish-trajnerin e tij të dikurshëm te
Milani, Carlo Ancelottin, që u shkarkua mbrëmjen e të martës nga detyra pasi
kualifikoi Napolin në turin tjetër të Champions League. Gattuso foli për mediat
të mërkurën, duke treguar dhe arsyet pse i tha “po” Napolit.
“I
thashë po Napolit se është protagonist në Itali dhe Europë. Praktikisht 99% e
lojtarëve të këtij klubi janë funksional për futbollin që bëj unë. Të dielën ka
qenë hera e parë kur kam folur me Napolin, kam bërë 6 orë rrugë për të ardhur
këtu e 6 për t’u larguar, kam bërë 12 orë në makinë dhe ishte hera e parë. Nuk
ishin ditë të lehta, e dija që duhej të përballesha me një diskutim e të
sqarohesha me Carlo Ancelottin, t’i thosha se pse kisha bërë këtë zgjedhje”,
tha Gattuso.
Më
tej, ai tregoi marrëdhënien që ka me trajnerin e shkarkuar të Napolit, të cilit
i zuri vendin. Ish-mesfushori u shpreh se Ancelotti kisthe qenë si baba për të,
ndërsa para se të prezantohej te Napoli, Gattuso rrëfeu se kishte biseduar me të.
“Carlo
ka qenë një baba për mua, kam bërë qindra ndeshje duke fituar me të. Folëm sot,
kam filluar këtë profesion 6 vite më parë e në momentet më të veshtira kam
folur gjithmonë me të. Sot, për të disatën herë, ma ka konfirmuar edhe pse nuk
ishte nevoja. Më ka konfirmuar se çfarë njeriu është Ancelotti, u zhvesh
plotësisht, më tregoi të mirat dhe gabimet e kësaj skuadre, tregoi edhe një
herë sa i madh është”, tha Gattuso.