Ndoka “mbush” me komplimente Bashën, por s’ka “braktisur” Ramën

Nard Ndoka, kryetari i Kristian-Demokratëve, ka folur me një gjuhë plot epitete dhe komplimente për liderin e PD-së, Lulzim Basha, a thua ai ishte lideri i partisë ku Ndoka bën pjesë. Por nga ana tjetër shton se nuk e ka braktisur Ramën në nivel personal, por si lider. Nga studio e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Ndoka tha se Basha ka drejtuar disa kauza të rëndësishme dhe ka dal fitues në disa prej tyre, siç është dekriminalizimi apo djegia e mandatave, që për Ndokën kjo nxori në pah lidhjen e qeverisë me krimin. Ky vendim për Ndokën solli edhe ndërgjegjësimin e ndërkombëtarëve për krimet zgjedhor apo problemet e tjera. Në lidhje me protesta, Ndoka nuk i kurseu vlerësimet dhe admirimin për Bashën, i cili i kërkoi aleatëve të mos kishte të tilla deri më 18 tetor në marrjen e një vendimi për negociatat.

Kjo parti socialiste që u kthye në Rilindje, i fitoi zgjedhjet duke u lidhur me grupet kriminale. Këto grupe kriminale u bën bazamenti i Partisë Socialiste. Zoti Basha si një lider i formatuar ndryshe, kërkoi që ta dekriminalizojmë politikën. Kjo mazhorancë nuk e bëri një gjë të tillë. Basha kërkoi një zgjidhje ligjore. Në këto momente, lënia e mandateve ishte vendim i guximshëm, por arriti të sensibilizojë ndërkombëtarët për krimin zgjedhor dhe shumë probleme të tjera. Basha e ka fituar këtë kauzë. Disa nga aleatët i kanë kërkuar Bashës që të ketë protesta përpara datës 18 tetor. Por ai ka pasur një qasje tjetër duke kërkuar pritjen e vendimit për negociatat. Kemi komunikim me Ramën. Ne nuk e kemi braktisur Ramën në mënyrë personale, por si lider. Kemi një lider të braktisur siç është Rama, dhe një opozitë të bashkuar. Basha ndihet shumë mirë me ne.” tha Ndoka

Nardi tall Bashën: S’ia ka haberin as për këngë e as për humor

Nard Ndoka, i cili është personazh i preferuar i faqeve i rrjeteve sociale që bëjnë meme humori dhe njihet për batutat “filozofike”, këtë herë ka folur për aleatin e tij, kreun e PD-së, Basha duke thënë se ai s’di as të këndojë dhe as të bëjë humor. Ndoka ka qenë i ftuar në “Late Night Show” të Kastro Zizos ku është pyetur se çfarë defekti ka Basha. Përgjigja e tij ka qenë kjo, ndërsa ka shtuar se e rëndësishmë është që Basha të dijë të qeverisë.

 “Më pëlqen humori, është në AND-në time. Me kë të bëj humor, me Edi Ramën që qeshin njerëzit me zor?  Luli se ka idenë fare por ky… Luli nuk ka lidhje me humorin. Humori është dhunti nuk mund ta bëjë çdo njeri.  Dhe nuk i kërkojmë atij as humorin, as të këndojë, i kërkojmë të jetë një lider i përgjegjshëm.

Të paktën ka formim europian, ndryshe nga kundërshtari i tij, është lider që sjell shpresë, përcjell mirësi, mendon pozitivisht. Më thonë çfarë defekti ka Luli?

I them nuk di me këndu. Por të paktën të dijë me qeveris, kjo ka rëndësi. Ky tjetri i bie dajres por nuk di të qeverisë”, tha Ndoka, i cili ka qenë aleat herë me Ramën, e herë me Bashën, ndërsa shumë herë spikat për thëniet e tij që më pas kthehen në meme në rrjetet sociale.

Nardi i “bi keq” Borchardt, por “s’e krun” me Amerikën

E ndërsa krerët më të lartë të opozitës zbutën gjuhën dhe qëndrimet gjatë të enjtes, i vetmi zë i ashpër kundër ndërkombëtarëve duket se është Nard Ndoka. Megjithëse ai në fakt ka bërë një reagim dhe duket se e ka personalisht vetëm me ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.

Ndoka i ka bërë thirrje ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt të mos mbështesë lëvizjen antikushtetuese të kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje në 30 Qershor.

Sipas Ndokës është momenti që kreu i OSBE të ngrihet në lartësinë e detyrës që mban, dhe të mos bëhet palë me aventurat e Edi Ramës. Ai i kërkon kreut të OSBE që të njohë dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

“Z.Ambasador, a të vjen turp?! Ambasadori i OSBE-së nuk njeh dhe nuk respekton Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë! Ambasadori i OSBE-së nuk bën thirrje për ndërprerjen e punës në KZAZ, pasi zgjedhjet ligjërisht nuk do të mbahen më 30 Qershor.

Ambasadori bën thirrje për vazhdimin e punës, injoron protestat qytetare, provokon opozitën, fyen Presidentin e Republikës me veprimet dhe deklarimet e tij publike.

Ambasadori nuk flet, kur mediat ndërkombëtare flasin për krimin elektoral në Shqipëri, përkundrazi gjen momentin dhe i fut ndonjë xhufkë për të tërhequr vëmendjen.

Ambasadori nuk flet, kur Policia e Shtetit godet qytetarët shqiptarë me gaz helmues, kur ata protestojnë për lirinë e tyre, përkundrazi i bën thirrje qytetarëve që të përmbahen.

Ambasadori, as nuk skuqet, as nuk zverdhet, as nuk i vjen turp, që institucioni që përfaqëson është bërë palë në aventurën politike të Edi Ramës.

Zoti Ambasador, përmendu, kthjellohu, reflekto, drejtohu politikës shqiptare, drejtohu Kryeministrit, Liderit të Opozitës, respekto institucionin e Presidentit të Republikës.

Ne akoma kemi besim tek Ju dhe institucioni që ju përfaqësoni në Shqipëri, në OSBE!

Po ju presim!”, shkruan Ndoka.

Mirëpo në bombat e Nardit nuk pwrmendet, as SHBA dhe as ndonjë ambasador tjetër qw nuk e ka njohur dekretin e Metës dhe që të gjithë (jo vetwm Borschardt) kanë reaguar duke dënuar dhunën e nxitur nga opozita ndaj KZAZ-ve. Por mesa duket Ndoka nuk i ka parë reagimet e ndërkombëtarëve të tjerë. Më e fundit është qëndrimi i ambasadës Amerikane e cila megjithëse nuk e përmend datën 30 qershor, bën thirrje që zgjedhjet të mos preken dhe protestat e opozitës të jenë paqësore. Ose dhe e ka parë, por… e do robi një vizë amerikane. Njëherë që shkoi në Kubën e Kastros, e mori një karton të verdhë (shih videon poshtë)

Shoku i Nardit: Shqipëria drejt grushtit të shtetit

Rocco Butiglione një politikan konservator i njohur për lidhje të forta miqësore me Tritan Shehun e më pas me Nard Ndokën (Nardin), ka botuar të enjten një shkrim kundër qeverisë Rama dhe ka paralajmëruar atë që tha dhe Basha me herët gjatë ditës: se në Shqipëri po ndodh një grusht shteti. Butilione është i njohur për idetë konservatore politike. Në vitin 2004 kandidatura e tij për komisioner të drejtësisë në Komision Europian u rrëzua pasi ai deklaroi në parlamentin europian se gratë duhet të rrinë në shtëpi me fëmijët dhe të gatuajnë në kuzhinë ndërsa homoseksualizmi është mëkat i dënuar nga Zoti (linku) Kjo shpjegon edhe afërsinë e tij me Nardin, i cili të hënën e quajti Kryekomisionerin Juncker “b…im”.

Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Rocco Buttiglione.

Shqipëria është një vend fqinjë e i lidhur me Italinë mes fijesh historike, ekonomike për mijëra vjet. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë karshi dramës që po e shkatërron këtë vend e po e çon drejt pragut të luftës civile. Qeveria aktuale e Ramës u zgjodh më 2017 me një shumicë të brishtë dhe menjëherë krijoi në vend një klimë intimidimi, duke vepruar në limitet e ligjshmërisë kushtetuese e madje edhe përtej këtyre limiteve. Hetime të shumta kanë provuar bashkëpunimin e funksionarëve të lartë, madje edhe të anëtarëve të qeverisë, me kartelet e trafikut të drogës e të armëve. Shqipëria tani kërcënon të bëhet qendra e mafies ndërkombëtare në Mesdhe.

Përkeqësimi i situatës është sinjalizuar shpeshherë jo vetëm nga opozita e brendshme por edhe nga shtypi ndërkombëtar, pa asnjë rezultat. Gazeta gjermane Bild publikoi gjashtë biseda të regjistruara nga prokuroria shqiptare që provojnë bashkëpunimin e mafies në falsifikimin e zgjedhjeve 2017 me të cilat Rama erdhi (qëndroi) në pushtet. Opozita, e cila pa kotësinë e veprimit parlamentar, në fund vendosi të tërhiqej nga parlamenti dhe i dha jetë një serie mbresëlënëse demonstratash masive (6 deri tani) të cilat nuk ia kanë dalë të shkundin vendosmërinë e qeverisë për të imponuar në vend një regjim autoritar. Sidomos nuk ia kanë dalë të shkaktojnë nisjen e ndonjë hetimi mbi lidhjet midis mafies e politikës në Shqipëri. Më 30 qershor janë planifikuar zgjedhjet lokale.

Opozita, e udhëhequr nga Partia Demokratike, ka vendosur bojkotimin, duke mos prezantuar kandidatë. Ajo thotë që nuk është e mundur të bësh fushatë zgjedhore nën këtë klimë intimidimi dhe që ekzistojnë prova që forcat qeveritare po përgatisin një mashtrim të madh zgjedhor. Ka anomali evidente në procesin e regjistrimit të zgjedhësve dhe shumë nga kandidatët e Partisë Socialiste janë të lidhur me klanin Avdylaj, në veçanti kandidati për kryetar bashkie i Durrësit, qyteti i dytë më i madh i vendit. Qeveria nuk pranon dialogun me opozitën dhe refuzon të japë garanci mbi zhvillimin korrekt të zgjedhjeve. Në këtë situatë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vendosi shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës është mbrojtës i unitetit kombëtar dhe caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrë presidenciale. Në dekretin e pezullimit të zgjedhjeve, Ilir Meta thotë qartë që nuk ekzistojnë kushtet për konsultim zgjedhor.

Në gjysmat e komunave ka vetëm një kandidat. Në gjysmën tjetër kandidatët i përkasin një partie të vetme ose një koalicioni të vetëm zgjedhor. Është e qartë që kryebashkiakët e zgjedhur në këto kushte nuk mund të përfaqësojnë komunitetet e tyre dhe legjitimiteti i tyre nuk do të njihej nga një pjesë e madhe (ndoshta shumica) e të administruarve të tyre. Presidenti ka të drejtën të marrë të gjitha iniciativat oportune për të siguruar rinisjen e dialogut dhe për të krijuar kushtet për përballje zgjedhore paqësore. Edi Rama, kreu i qeverisë, fyeu Kreun e Shtetit, tha që zgjedhjet do të bëhen dhe kanë nisur një proces në parlament për të shkuar në vënien nën akuzë të Presidentit të Republikës. Në fakt, Kreu i Shtetit ka vënë në përdorim kompetencat që i jepen nga Kushtetuta e sidoqoftë Parlamenti nuk ka asnjë fuqi të vërë nën akuzë Kreun e Shtetit. Rama po lëviz qartësisht jashtë ligjshmërisë kushtetuese. Ky është një Grusht Shtetit. Italia duhet ta dënojë qartësisht sjelljen e qeverisë shqiptare.

Duhet ta bëjë për miqësi karshi popullit shqiptar, i cili, pas rënies së komunizmit, ka ngritur me mund një ekonomi funksionuese dhe shtet të drejte. Tani të gjitha këto përparime rrezikojnë të zhbëhen dhe rrezikojmë të rishohim një Shqipëri të rrënuar ekonomikisht dhe në duart e mafies. Duhet ta bëjë sepse po humbasim të gjitha avantazhet e fituar në zhvillimin ekonomik, në progresin civil e në rritjen kulturore përmes bashkëpunimit të ngushtë në këto vite. Rrezikojmë të kthehemi në kohët kur Kanali i Otrantos ishte rruga e kontrabandës së armëve, e tregtisë së drogës dhe e trafikut të qenieve njerëzore. Duhet ta bëjmë sepse është në interesin e Shqipërisë dhe në interesin e Italisë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian, por kjo Shqipëri në Bashkimin Evropian nuk mund të hyjë dhe do të jetë, ashtu siç është tashmë në të vërtetë, një faktor konflikti e destabilizimi në gjithë Ballkanin. Italia mund të bëjë shumë nëse flet me zë të lartë e të qartë. I kërkojmë qeverisë sonë ta bëjë me bindje dhe energji.

Shfaqet Nardi: Rama për Guinness, 6 letra vetes

Aleati i Bashës, Nard Ndoka mendon se kryeministri Rama meriton të marrë çmimin për rekordet Guinness. Sipas Ndokës, Rama duhet vlerësuar pasi ka shkruar 6 letra për veten e tij dhe s’ka marrë asnjë përgjigje.

Nard Ndoka ishte paraditen e së martës i ftuar në  “A2 Cnn” ku foli për situatën politike në vend dhe aksionin e opozitës.

Për Ndokën, letrat nuk janë serioze, por janë tallëse. “Kemi një kryeministër cinik, akuzues, shantazhues, por edhe me një sens tallës në letrat e tij. Ato do t’i përkasin tashmë historisë së kryeministrit tonë. Madje, ai do të futet edhe në librin Guinness, pasi është i vetmi kryeministër që i shkruan 6 letra vetes së tij pa marrë asnjë përgjigje”, tha Ndoka.

Skip to toolbar