New York Times: Mungesën e SHBA në Afrikë, po e zë Rusia

“Rusia po provon taktika të reja të dizinformimit në Afrikë për të zgjeruar ndikimin e saj”, ky është titulli i një artikulli të New York Times, që flet për metodat e reja që po përdor Rusia për të zgjeruar ndikimin apo ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Në artikull shkruhet se Facebook mbylli tre llogari në rrjet, të cilat mbështeteshin nga Rusia  dhe synonin rritjen e ndikimit në vendet afrikane. Aktiviteti i faqeve të bllokuara, jepte sinjale që tregonin se qasja e Rusisë po evoluonte, ndërsa thekson se testimi i këtyre taktikave të Rusisë, vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkaura të Amerikës.

“Rusia ka testuar taktika të reja dezinformomi në një fushatë të jashtëzakonshme në Facebook në pjesë të Afrikës, si pjesë e evolucionit të teknikave të manipulimit të saj përpara zgjedhjeve presidenciale të Amerikës në 2020. Facebook tha të mërkurën se mbylli tre rrjete të mbështetur nga Rusia në faqen e saj, që kishin për qëllim ndikimin në vendet afrikane përfshirë Mozambikun, Kamerunin, Sudanin dhe Libinë. Kompania tha se rrjetet në internet ishin të lidhura me Yevgeny Prigozhin, oligarkun rus i cili u akuzua nga Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, shkruan NYT.

Po sipas këtij artikulli, në këto rrjete publikoheshin materiale në gjuhën arabe, tha Observatori i Internetit Stanford, që bashkëpunoi me Facebook për të zbuluar përpjekjet e Rusisë. Disa postime promovonin politikat ruse, ndërsa të tjerët kritikonin politikat franceze dhe amerikane në Afrikë. Rusët gjithashtu punuan me banorët vendas të këtyre vendeve afrikane për të hapur llogarit në Facebook, duke u maskuar si autentike në mënyrë që të shmangej zbulimi. Sipas këtij artikulli, njëra prej faqeve të bllokuara publikoi vetëm gjatë muajit nëntor 8900 materiale. Më tej, New York Times, shkruan se Rusia po zgjeron sferën e influencës së ndikimit në Afrikë, një rajon i monitoruar shumë pak nga SHBA dhe Evropa.

Sipas studiuesve të Stanford, që ishin pjesë e grupit të punës me Facebook për të zbuluar fushatat e dizinformimit të Rusisë në Afrikë, Kremlini po trajnon dhe punonjës të mediave lokale në këto vende për të publikuar materialet e rreme në rrjet. Ndërkohë, Facebook është shprehur se Rusia po blen llogari aktuale në këto vende, duke i përdorur më pas për propagandë. Sipas Facebook, vitin e kaluar, u shpenzuan 87 mijë dollarë për reklama në rrjet të materialeve propagandistike.

New York Times: Opozita do largimin, por Rama ka mbështetjen e SHBA

New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave të qytetarëve në disa shtete të Ballkanit. Nga Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, gazeta amerikane analizon atë që po ndodh në “fuçinë e barutit” prej disa muajsh. Duke u ndalur në Shqipëri, “New York Times” shkruan se një valë protestash ka nisur prej muajsh, ku opozita kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit ka mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Amerikës.

“Në Shqipëri, protestuesit kanë organizuar tubime prej muajsh, madje duke u përpjekur të sulmojnë Parlamentin, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017. Megjithatë, z. Rama, i cili mbështetet nga të dyja palët SHBA dhe BE, duket i sigurt në pushtet”, shkruan “NYT”.

Më tej, në analizën kushtuar protestave në rajon, “NYT”, shkruan se shumë syresh në Ballkan besojnë se anëtarsimi në Bashkimin Europian, do të forcojë demokracitë e reja.

Shumë në Ballkan kanë shpresuar se perspektiva e anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të përforcojë demokracitë e reja. Por me zyrtarët në Bruksel, të cilët janë fokusuar në frenimin e kërcënimeve nga nacionalistët brenda bllokut, interesi kryesor i Bashkimit Evropian në Ballkan duket se është që rajoni të ketë stabilitet”, shkruan ndër të tjera media amerikane.

Përjashtimi nga Champions-i sezonin e ardhshëm, Manchester City reagon zyrtarisht!

Manchester City festoi titullin e radhës kampion në Premier League dy ditë më parë. Por në fillim të kësaj jave, klubi anglez u trondit nga një lajm që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare.

New York Times publikoi një artikull ku thuhej se Manchester City rrezikonte pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi UEFA pritet ta dënojë klubin me një vit përjashtim nga kompeticionet europiane për shkak të shkeljeve të “Fair Play” Fianciar.

Mirëpo, sot, me anë të një reagimi zyrtar, klubi i Manchester Cityt ka përgënjeshtruar gjithçka, duke u shprehur se ata, klubi, janë duke bashkëpunuar me Trupën e Kontrollit të Financave të Klubeve.

“Raporti i New York Times, duke cituar “njerëzit që njihen me rastin”, është jashtëzakonisht shqetësues. Implikimet janë që ose besimi i mirë i Manchester City në CFCB IC është i gabuar ose procesi ICCB CF po keqinterpretohet nga individë që synojnë dëmtimin e reputacionit të klubit dhe interesave të tij komerciale. Ose të dyja”.

“Akuzat për parregullsi financiare janë krejtësisht të rreme, dhe një dëshmi gjithëpërfshirëse e këtij fakti i është dhënë ICCB CB”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Manchester City.

Skip to toolbar