New York Times: Mungesën e SHBA në Afrikë, po e zë Rusia

AKTUALITET


“Rusia po provon taktika të reja të dizinformimit në Afrikë për të zgjeruar ndikimin e saj”, ky është titulli i një artikulli të New York Times, që flet për metodat e reja që po përdor Rusia për të zgjeruar ndikimin apo ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Në artikull shkruhet se Facebook mbylli tre llogari në rrjet, të cilat mbështeteshin nga Rusia  dhe synonin rritjen e ndikimit në vendet afrikane. Aktiviteti i faqeve të bllokuara, jepte sinjale që tregonin se qasja e Rusisë po evoluonte, ndërsa thekson se testimi i këtyre taktikave të Rusisë, vjen vetëm pak kohë para zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkaura të Amerikës.

“Rusia ka testuar taktika të reja dezinformomi në një fushatë të jashtëzakonshme në Facebook në pjesë të Afrikës, si pjesë e evolucionit të teknikave të manipulimit të saj përpara zgjedhjeve presidenciale të Amerikës në 2020. Facebook tha të mërkurën se mbylli tre rrjete të mbështetur nga Rusia në faqen e saj, që kishin për qëllim ndikimin në vendet afrikane përfshirë Mozambikun, Kamerunin, Sudanin dhe Libinë. Kompania tha se rrjetet në internet ishin të lidhura me Yevgeny Prigozhin, oligarkun rus i cili u akuzua nga Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, shkruan NYT.


Po sipas këtij artikulli, në këto rrjete publikoheshin materiale në gjuhën arabe, tha Observatori i Internetit Stanford, që bashkëpunoi me Facebook për të zbuluar përpjekjet e Rusisë. Disa postime promovonin politikat ruse, ndërsa të tjerët kritikonin politikat franceze dhe amerikane në Afrikë. Rusët gjithashtu punuan me banorët vendas të këtyre vendeve afrikane për të hapur llogarit në Facebook, duke u maskuar si autentike në mënyrë që të shmangej zbulimi. Sipas këtij artikulli, njëra prej faqeve të bllokuara publikoi vetëm gjatë muajit nëntor 8900 materiale. Më tej, New York Times, shkruan se Rusia po zgjeron sferën e influencës së ndikimit në Afrikë, një rajon i monitoruar shumë pak nga SHBA dhe Evropa.

Sipas studiuesve të Stanford, që ishin pjesë e grupit të punës me Facebook për të zbuluar fushatat e dizinformimit të Rusisë në Afrikë, Kremlini po trajnon dhe punonjës të mediave lokale në këto vende për të publikuar materialet e rreme në rrjet. Ndërkohë, Facebook është shprehur se Rusia po blen llogari aktuale në këto vende, duke i përdorur më pas për propagandë. Sipas Facebook, vitin e kaluar, u shpenzuan 87 mijë dollarë për reklama në rrjet të materialeve propagandistike.




Skip to toolbar