Baza ajrore e Kuçovës, së shpejti nis puna sipas projektit të NATO

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi se shumë shpejt do të nisë puna në terren për bazën ajrore të Kuçovës, në bazë të projektit të NATO-s. Sipas ministres Xhaçka, Forcat e Armatosura po vijojnë modernizimin vit pas viti përmes projekteve e investimeve të rëndësishme.

Xhaçka shton se brenda vitit do të instalohet dhe radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane “Lockheed Martin” do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore.

“Viti pas viti, përmes projekteve e investimeve, Forca e Armatosur po modernizohet.🇦🇱 Shumë shpejt nis puna në terren për bazën ajrore të Kuçovës, sipas projektit të hartuar nga NATO. Brenda këtij viti, radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane Lockheed Martin do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore. Punët e mira bëhen me hapa të sigurt“ shkruan Xhaçka krahas videos.

Forca Ajrore 2020

Viti pas viti, përmes projekteve e investimeve, Forca e Armatosur po modernizohet.🇦🇱 Shumë shpejt nis puna në terren për bazën ajrore të Kucovës, sipas projektit të hartuar nga NATO. Brenda këtij viti, radari i ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze amerikane Lockheed Martin do të fuqizojë edhe më shumë Forcën Ajrore. Punët e mira bëhen me hapa të sigurtë. 🤝#2020InvestimeModernizim

Gepostet von Olta Xhacka am Sonntag, 19. Januar 2020

“Shpëtuan jetë”, Xhaçka vlerëson forcat e huaja

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë një konference me ambasadorin e BE, Luigi Soreca u shpreh se jetët e humbura nga tërmeti do të kishin qenë më shumë, nëse nuk do të kishte qenë ndihma e forcave të huaja në operacionin e kërkim-shpëtimit.

“Do të kishim pasur me shumë jetë të humbur pa 780 ekspertët që luftuan për shqiptarët, do të jenë në mirënjohjen dhe zemrat e shqiptarëve. 400 është numri i objekteve të vlerësuara deri tani. Shifrat flasin për përmasa apokaliptike të dëmtimeve. Sfidë është rimëkëmbja, unë jam optimiste nga mesazhet, gatishmëria dhe ndihmat e vendeve të BE-së që nuk do të jemi vetëm në këtë sfidë”, tha Xhaçka.

Më tej, Xhaçka shtoi se dhimbja për jetët e humbura është e madhe. Megjithatë, ajo tha se mes zisë dhe dhimbijes, solidariteti i jashtëzakonshëm të jep shpresë.

“Miku i mirë njihet në kohë të vështira. Shqipëria nuk është vetëm. Tërmeti ishte shkatërrues por do ia dalim që të ndërtojmë çdo banesë në Durrës dhe Thumanë. Na lëndojnë jetët e humbura. Duhet të kalojë shumë kohë përpara se plagët të shërohen. Bëmë gjithçka për të ndihmuar për cilindo që kishte nevojë për ndihmë. Mes zisë edhe dhimbjes e vetmja gjë e bukur që të jep shpresë është solidariteti i jashtëzakonshëm që vërshoi nga shqiptarët dhe partnerët. Një ngjarje e tillë do të kishte qenë e vështirë të përballohej vetëm”, tha ministrja.

Shqipëria nën ujë, Xhaçka: Situata, nën kontroll

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se situata e përmbytjeve e krijuar nga reshjet e pazakonta është drejt përmirësimit dhe se problematikat janë prezente vetëm në disa zona. Gjatë një deklarate për mediat në lidhje me situatën e shkaktuar nga reshjet e dendura mbrëmjen e së hënës, ministrja Xhaçka tha se falë bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë të institucioneve dhe mekanizmit të ri të Mbrojtjes Civile ka pasur një reagim shumë herë më pozitiv dhe të efektshëm se herët e kaluara.

Xhaçka tha se problematikat paraqiten kryesisht në Bashkinë Kamëz të qarkut të Tiranës, ku në 105 banesa ka ende prezencë uji, ndërsa dalja e lumit Ishëm nga shtrati ka çuar në përmbytjen e tokave bujqësore në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc. Përmbytje të banesave ka pasur edhe në Kurbin dhe Fushë Krujë, ndërsa ministrja shtoi se Forcat e Armatosura po punojnë me kapacitete të plota për ardhjen në ndihmë të qytetarëve dhe zgjidhjen e zgjidhjen e problemeve të tyre.

Në vetëm disa orë ka pasur reshje me intensitet të pazakontë, sa për 1 muaj. Situata është e stabilizuar, me përjashtim të disa zonave, të cilat po asistohen nga autoritetet. Kemi pasur mundësinë të testojmë sërish mekanizmin e ri të Mbrojtjes Civile që ka çuar në koordinimin mes institucioneve në një nivel të ri dhe shumë më tepër efikase sesa në të shkuarën. Akset rrugore dhe sistemet kryesore të furnizimit me energji dhe ujë janë funksionale.

Në qarkun e Tiranës, në 105 banesa ka prezencë uji, kryesisht në Bashkinë Kamëz, ku 400 efektivë e mjete janë në gjendje gatishmërie. Në Fushë Krujë në 10 familje në fshatin Larush dhe 8 familje në Bubq ka prani uji në banesat e tyre, ndërsa dalja nga shtrati i lumit Ishëm, ka përmbytur toka Bujqësore në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc. Në Kurbin, rritja e nivelit në kolektorin Laç-Milot, përmbyti disa banesa” tha Xhaçka, e cila shprehu solidaritetin me familjet në vështirësi deri në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Bilanci, Xhaçka: 915 banesa të dëmtuara, shteti në këmbë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një bilanc të situatës, një ditë pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin. Në një dalje për mediat, Xhaçka u shpreh se të gjitha strukturat janë angazhuar në terren për të përballuar situatën. Sipas ministres, dëmet e shkaktuara nga tërmeti kanë qenë më modeste se sa mund të priteshin nga një tërmet i këtyre përmasave, duke theksuar se kryesorja ishte fakti që lëndimet në njerëz nuk ishin serioze për jetën.

 “Është një lajm vërtet pozitiv që sot, 24 orë pas ngjarjes sizmike kryesore, informacioni i plotë mbi situatën në terren, na konfirmon që, dëmet kanë qenë shumë më modeste sesa mund të kishim pritur nga një tërmet i atyre përmasave. Më kryesorja, nuk ka pasur asnjë rast lëndimi serioz të qytetarëve. Pavarësisht kësaj, dua t’i siguroj qytetarët që të gjithë institucionet e shtetit shqiptar janë që dje pasdite në krye të detyrës, dhe do të vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie 24 orë në ditë, deri në përfundimin e kësaj situate”, tha Xhaçka. Më tej, ministrja u shpreh se në terren janë angazhuar qindra forca ushtarake dhe mbi 1400 efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa janë zhvilluar mbi 295 misione shërbimi.

“Vetëm në numrin 112 kanë ardhur mbi 1100 telefonata gjatë ditës së sotme dhe mbi 950 raste janë ndjekur e asistuar, ndërkohë që në rastet e mbetura, qytetarëve u është dhënë përgjigje për shqetësimin dhe nuk ka qenë i nevojshëm asistimi i mëtejshëm. Në total, në rajonin Tiranë Durrës këto ekipe janë mbështetur nga 25 autoambulanca që vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri edhe tani që flasim. Ekipet mjekësore gjatë 24 orëve të fundit kanë asistuar në 295 misione për t’ju ardhur në ndihmë banorëve edhe pse fatmirësisht, në thuajse 100% të rasteve bëhej fjalë për situata mjekësore jo të rënda dhe që s’kanë pasur nevojë për ndjekje të mëtejshme”, tha Xhaçka.

Ndërkohë, më shumë se 24 orë pas tërmetit, Ministrja Xhaçka ka dhënë edhe një shifër për numrin e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Në total janë 915 banesa e pallate të dëmtuara nga tërmeti, ndërsa sipas ministres, familjet e prekura janë kontaktuar dhe vazhdojnë të kontaktohen për t`iu ardhur në ndihmë.

“Të gjithë familjet e prekura, në secilën prej 915 banesave dhe pallateve të dëmtuara, janë kontaktuar ose po kontaktohen nga ekipe, të cilave u janë atashuar edhe specialistë të institutit të ndërtimit, psikologë dhe punonjës socialë. Dua ta theksoj që, sipas raportimeve të deritanishme, në pjesën dërrmuese të këtyre rasteve bëhet fjalë për dëmtime të lehta, kryesisht plasaritje të suvasë apo mureve. Gjithsesi, ato godina qe ndërkaq jane te evidentuara me dëmtime me serioze do të verifikohen me prioritet nga ekspertët, të cilët do të japin edhe akt verifikimin teknik që përcakton nëse ato jane te banueshme apo jo”, tha ministrja.

Zjarri në Shëngjin, reagon Xhaçka: Në terren ushtria, s`ka rrezik për banesat

Situata e rënduar nga zjarret në vendin tonë, ka bërë që të dalin në terren Forcat e Armatosura. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reguar detaje nga operacioni që po zhvillohet në kodrën e Shëngjinit, ku prej dy ditësh ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha. Xhaçka shkruan se flakët janë duke u mbajtur nën kontroll, ndërsa thekson se deri tani nuk rrezikohet asnjë banesë.

“Kontribut i përbashkët i trupave dhe mjeteve të MZSH, pushtetit vendor, Forcave të Armatosura dhe banorëve për mbajtjen nën kontroll të zjarrit të rënë në kurorën e gjelbër të Shëngjinit. Asnjë banesë e rrezikuar, ndërkohë që, prej dy ditësh e netësh, FA me mjete e trupa nga Tirana e Shkodra dhe bashkia Lezhë janë në terren dhe do të jenë aty deri në shuarjen e plotë të flakëve”, shkruan Xhaçka.

Për shuarjen e zjarrit në Shëngjin mësohet të jenë bashkuar rreth 200 trupa të ushtrisë, forcave zjarrfikëse dhe shërbimeve të tjera të pushtetit vendor dhe atij qendror. Ndërkohë, më herët gjatë të premtes, Bashkia e Tiranës i shkoi në ndihmë Bashkisë së Lezhës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Shëngjin.

Kontribut i përbashkët i trupave dhe mjeteve të MZSH, pushtetit vendor, Forcave të Armatosura dhe banorëve për mbajtjen…

Gepostet von Olta Xhacka am Freitag, 23. August 2019

Xhaçka në Gjermani, në krah të Merkel dhe Presidentes së KE: Shqipëria një aleat i denjë

Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerëson rolin e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO. Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, ish Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, tanimë presidente e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka vlerësimet për rolin e saj në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë.

“Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka.

Në krah të kancelares gjermane Angela Merkel, zëvendëssekretares së Përgjithshme të NATO, Rose Gottemoeller, ministres së re të mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe dhjetra personaliteteve gjermane e europiane, ministrja Xhaçka mori pjesë në një prej ceremonive më të veçanta ushtarake, me traditë 200-vjeçare, që u rezervohet personaliteteve më të spikatura të politikës,  ku ishin të ftuar bashkëpunëtorët më të afërt të ish – ministres Ursula von der Leyen.

Kancelarja Merkel përshëndeti përzëmërsisht ministren Xhacka, me të cilën, bashkë me 200 të ftuar të tjerën ndoqën ceremoninë zyrtare të largimit nga detyra të znj. Von der Leyen dhe vijimin, në postin e ministrit të mbrojtjes së Gjermanisë të Annegret Kramp-Karrenbauer.

Znj. Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019.

“Tërmeti apokaliptik”, Xhaçka: Presidenti, blof për herë të dytë

Dy ditë më parë, Ilir Meta i drejtohej me një letër shqetësuese, Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe disa institucioneve të tjera, ku kërkonte informacion në lidhje me masat e marra për një tërmet, që sipas Metës pritet të godasë vendin tonë dhe do të jetë me përmasa apokaliptike. Në përgjigjen, që Xhaçka i kthen Metës, ajo qetëson Presidentin, duke i pohuar edhe faktin që “pas konsultimeve me specialistë të fushës, rezulton se tërmetet janë një fenomen i paparashikueshëm”.

“Përfitoj nga rasti për t’ju informuar ju, e përmes jush edhe mbarë opinionin, pas konsultimeve me Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), se aftësia për të parashikuar vitin, datën e orën kur do të godasë një tërmet, apo fuqinë me të cilën do të godasë shkon përtej mundësive të shkencës. Tërmetet për fat të keq janë të paparashikueshëm. Ky është një fakt që e konfirmojnë sizmiologët tanë dhe çdo sizmiolog kudo në botë. Për më tepër, e konfirmon edhe vetë sizmiologu i njohur Tselentis, fjalët e të cilit janë bërë shkas për shqetësimin tuaj”, shprehej Xhaçka..

Megjithatë, shqetësimit të Presidentit, Olta Xhaçka i është përgjigjur duke i kujtuar edhe ligjin “Për mbrojtjen civile”, miratuar së fundi në Kuvend, dhe dërguar në zyrën e Presidentit për dekretim. “Ndërkohë, shprehja më e qartë e seriozitetit të punës sonë është ligji “Për Mbrojtjen Civile”, që pret sot dekretimin nga ana juaj. Është një ligj i hartuar me ekspertizën e mbështetjen e ekspertëve më të mirë vendas e të huaj, dhe që do të transformojë qasjen e vendit tonë ndaj emergjencave duke e zhvendosur fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut. Unë besoj që duke dekretuar këtë ligj, pa humbur kohë, ju do të jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit tonë për t’u përballur sa më mirë, e me sa më pak dëme me çdo lloj fatkeqësie natyrore, përfshirë edhe tërmetet, të cilat, pavarësisht dëshirës sonë, në fund, mbeten të pakontrollueshme e të paparashikueshëm”, shprehet Olta Xhaçka.

Pas kësaj kërkese të Olta Xhaçkës, ka ardhur reagimi i Presidentit me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, i cili është shprehur se “ligji ‘Për mbrojtjen civile’ është dekretuar para se të përfundojë afati”. Por duket se Presidenca në këtë rast ka dalë blof, pasi ligji, të paktën publikisht nuk gjendet askund i dekretuar. Nga një verifikim në faqen e presidencës, në seksionin e ‘Dekreteve’, shihen disa ligje të dekretuara ose jo, por ai për “Mbrojtjen civile” jo. Në fakt, as në Fletoren Zyrtare nuk është i publikuar ende dekretimi i këtij ligji.

xhacka meta all

Akuzat e PD për Dibrën, gati paditë për Bashën dhe Gjunkshin

Akuzat e hedhura nga kreu i PD-së, Luzlim Basha dhe ish deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi, ditën e mërkurës, se në Dibër janë duke u blerë vota dhe se janë shpërndarë armë në qytet duket se do t’i kushtojë të dyve. Ministra e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe Policia e Shtetit, kanë vendosur që t’i padisin për shpifje  dhe t’i nxjerrin para gjykatës.

Basha tha se Ministrja e Mbrojtjes se është duke blerë vota në Dibër, duke shpërndarë para me makinat e ushtrisë me targa false. Përmes një deklarate në Facebook, ministrja Xhaçka bëri të qartë se çdo shpifje ka një çmim dhe Basha do të mbajë përgjegjësi për këtë.

“Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mësojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një çmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja.”  –  shkruan Xhaçka

Të njëjtat akuza i hodhi edhe ish deputeti  i PD-së Xhemal Gjunkshi, ku aludonte se Policia e Dibrës ka shpërndarë armë në qytet. Në rastin e tij, padia do të bëhet nga Policia e Shtetit, e cila i ka cilësuar fake news dhe do të përballet me Gjunkshin në gjykatë.

“Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar. Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë. Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.” –  shkruhet në reagimin e Policisë.

Xhaçka i heq “spaletat” Komandant Metës: rriji larg ushtrisë

Pak ditë më parë, në një takim që presidenti Meta zhvilloi me ambasadorët e huaj në Tiranë u tha atyre se do të nxirrte ushtrinë në rrugë për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Po sa shanse ka që kjo të ndodhë? Për këtë ka folur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila tregon rastet se kur mund të aktivizohet ushtria për të mbrojtur institucionet, ndërsa shton se në asnjë skenar Meta nuk mund të urdhërojë ushtrinë të dalë në rrugë.

“Absolutisht jo, në asnjë skenar. Ushtria del në rrugë në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila nuk ka lidhje fare me Presidentin, por me Këshillin e Ministrave që i propozon Parlamentit në kushtet kur Policia e Shtetit, jo është dorëzuar, por nuk arrin dot të mbrojë institucionet, rendin kushtetues dhe kërkon ndihmë më shumë. Atëherë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme bëhet nga Këshilli i Ministrave dhe me vendim Parlamenti, ushtria mund të asistojë në vendosjen e rendit, në ruajtjen e rendit kushtetues. Nuk ka absolutisht asnjë shans të vetëm që në kohë paqeje Presidenti të urdhërojë ushtrinë të dalë në rrugë. Përveçse në kohë lufte, në kohë paqeje Komandanti i Forcave të Armatosura ushtron të drejtën e tij përmes Kryeministrit dhe të Ministrit të Mbrojtjes. Kur e dëgjova këtë mendova se ishte shaka sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër”, u shpreh Olta Xhaçka në një intervistë në A2 CNN.

Me siguri që edhe Presidenti e di këtë, pra që kompetencat e tij si Komandant i Forcave të Armatosura kalojnë përmes Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, por deklarata para ambasadorëve duket se është bërë për t’i dhënë më shumë peshë vendosmërisë së tij për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor.

Korça me “fat”, tërmet në fushatë. Qeveria do ndërtojë gjithë shtëpitë…

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në fshatin Flloq të Korçës. Banorët prej disa ditës ndodhen të strehuar nëpër çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura, ndërsa vetë ministrja theksoi se po punohet për t’i mbështetur të prekurit nga tërmeti me ushqime, veshje, ilaçe dhe strehim.

“Ministria e Mbrojtjes do të japë ndihmë edhe në rimëkëmbjen e shtëpive dhe do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet. Në sensibilizim të ngjarjes, aksionit të Ministrisë së Mbrojtjes i janë bashkuar edhe struktura vullnetare.” – tha Xhaçka nga çadrat e banorëve.

Aktualisht shumë banorë janë strehuar përkohësisht në qendra sociale, spitale dhe çadra, pasi banesat e tyre janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmeteve. Prej disa ditës Korça vijon të lëkundet nga tërmetet, duke i lënë banorët në gjendje paniku. Lajmi i “mirë” në këtë tragjedi, eshte se ajo ndodhi në fushatë dhe qeveria pritet ta zgjidhe qesen shpejt…

Skip to toolbar