Papa Françesku dhuron 100 mijë euro: Jemi afër me ju

Solidariteti jo vetëm nga shqiptarët, por dhe vendet mike të Shqipërisë ka qenë i madh në këto momente tragjike që po kalon vendi pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4. Ndihmat për Shqipërinë për të prekurit nga tërmeti po vijnë nga e gjithë bota.

Kreu i Kishës Katolike Botërore Papa Françesku konfirmon se Vatikani do të dhurojë 100 mijë euro për popullin shqiptar.

‘’Dhurojmë 100 mijë euro për Shqipërinë. Paratë janë për të ndihmuar popullin shqiptar. Shprehim afërsinë shpirtërore me popullin shqiptar’’, shprehet Papa Françesku.

Tërmeti aktualisht ka shkaktuar 42 viktima dhe mbi 750 të plagosur, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e personave të tjerë të bllokuar ende nën rrënoja.

Papa Françesku, kundër armëve bërthamore

Papa Françesku ka kërkuar që t’i jepet fund prodhimit të armëve bërthamore. Këtë deklaratë Papa Françesku e bëri nga Tokio, ku do të zhvillojë një vizitë katër ditore. Papa do të mbajë një fjalim për ndalimin e armëve bërthamore, pikërisht në dy qytetet e goditura prej tyre, Nagasaki dhe Hiroshima, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasojat e të cilave vijojnë edhe në ditët e sotme.

Papa Françesku pritet të mbajë një fjalim të gjatë në lidhje me ndalimin e armëve bërthamore, pikërisht nga vendi që i ka përjetuar këto si dhe do të zhvillojë takime me personat e mbijetuar nga sulmet me bomba bërthamore.

Panik në Vatikan, Papa Françesku bllokohet 25 minuta në ashensor

Një incident ka ndodhur të dielën në Vatikan, ku protagonist ka qenë Papa Françesku. Kreu i Vatikanit ka mbetur i bllokuar 25 minuta në ashensor, gjatë kohës që ishte duke u ngjitur për të zhvilluar meshën e të dielës në Pallatin Apostolik në Vatikan përpara besimtarëve. Lajmin e ka dhënë vetë Papa, i cili pasi doli nga ashensori, u kërkoi falje besimtarëve për vonesën e fjalimit të tij të së dielës.

“Më duhet të kërkoj falje për vonesën, kam qëndruar në ashensor për 25 minuta, pasi pati një shkëputje të energjisë”, ka thënë Papa Françesku përpara besimtarëve në Sheshin Shën Pjetri.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse, ato që kanë shkuar me urgjencë në Pallatin Apostolik, duke bërë të mundur nxjerrjen e Papa Françeskut nga ashensori, ku mbeti i bllokuar për 25 minuta. Ndërkohë, para qytetarëve, kreu i Vatikanit u ka kërkuar atyre që t`i jepnin një duartrokitje brigadës së zjarrfikësve, që bën të mundur nxjerrjen e tij nga ashensori.

Papa Françesku zhvillon një vizitë shumë pranë Shqipërisë

Të dielën më 5 maj, Papa Françesku do të zhvillojë një vizitë shumë pranë Shqipërisë, pikërisht në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.

Reuters shkruan se qëllimi i udhëtimit tre-ditor të Papa Frençeskut është përmirësimi i marrëdhënieve me Kishën Ortodokse si pjesë e planeve të Vatikanit për të arritur një unitet të mundshëm ndërmjet degëve të krishtërimit nga Lindja dhe Perëndimi që u ndanë në vitin 1054.

Por bëhet e ditur se udhëheqësit ortodoksë bullgarë kanë urdhëruar që klerikët të mos marrin pjesë në lutje me Papën, duke thënë se ligjet e tyre nuk e lejojnë këtë. Por, Papa do të takohet me Patriarkun Ortodoks Neophyte dhe do të vizitojë një katedrale ortodokse në Sofje.

Ndërkaq kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar ditë më parë se vizita e e kreut të Kishës Katolike Romake në Shkup, qytetin e lindjes së Nënë Terezës së Shenjtë, është historike si dhe mbart mesazhin e pajtimit dhe solidaritetit.

Skip to toolbar