Panik në Vatikan, Papa Françesku bllokohet 25 minuta në ashensor

AKTUALITET


Një incident ka ndodhur të dielën në Vatikan, ku protagonist ka qenë Papa Françesku. Kreu i Vatikanit ka mbetur i bllokuar 25 minuta në ashensor, gjatë kohës që ishte duke u ngjitur për të zhvilluar meshën e të dielës në Pallatin Apostolik në Vatikan përpara besimtarëve. Lajmin e ka dhënë vetë Papa, i cili pasi doli nga ashensori, u kërkoi falje besimtarëve për vonesën e fjalimit të tij të së dielës.

“Më duhet të kërkoj falje për vonesën, kam qëndruar në ashensor për 25 minuta, pasi pati një shkëputje të energjisë”, ka thënë Papa Françesku përpara besimtarëve në Sheshin Shën Pjetri.


Kanë qenë forcat zjarrfikëse, ato që kanë shkuar me urgjencë në Pallatin Apostolik, duke bërë të mundur nxjerrjen e Papa Françeskut nga ashensori, ku mbeti i bllokuar për 25 minuta. Ndërkohë, para qytetarëve, kreu i Vatikanit u ka kërkuar atyre që t`i jepnin një duartrokitje brigadës së zjarrfikësve, që bën të mundur nxjerrjen e tij nga ashensori.




Skip to toolbar