Tentoi të kalonte 41 mijë euro drejt Greqisë, kapet në kufi 38-vjeçari

41 mijë euro janë sekuestruar nga policia kufitare e Kakavijës, ndërsa është ndaluar poseduesi i tyre. Gjatë kontrollit në vijën e dytë të automjetit që drejtohej nga shtetasi me iniciale E.B., 38 vjeç, u gjet shuma prej 41 000 euro e padeklaruar te shërbimet doganore. Sipas ligjit kur shuma që ke me vete është nga 10 mijë euro e lart, është e detyrueshme të bësh një deklaratë e ta depozitosh pranë zyrave të doganës.

Pas sekuestrimit të parave të padeklaruara, policia ka nisur procedim penal për 38-vjeçarin që posedonte këtë sasi parash, ndërsa u njoftuan specialistët për hetimin e krimit ekonomik për veprimet e mëtejshme.

Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Tentoi të nxirrte 32 mijë dollarë të padeklaruara, arrestohet në Rinas

Një shtetas nga Azerbajxhani u arrestua në Rinas, pasi tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me një sasi të madhe parash të padeklaruara.

Shtetasi i huaj u ndalua nga specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Doganë, ndërsa sekuestruan 32 mijë dollarë të padeklaruara.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të origjinës së parave, kush ishte destinacioni i tyre dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Nuk e imagjinoni dot sa ka kushtuar shtatzënia dhe lindja e Meghan Markle

Vërtetë është princeshë e Britanisë, por duket se Meghan Markle e ka tepruar me shpenzimet gjatë shtatzanisë por edhe gjatë lindjes së djalit.

Media britanike ia kanë bërë të gjitha llogaritë dhe duket se shifrat të lënë pa fjalë. Kështu gjatë shtatzënisë, pak javë para lindjes, Meghan organizoi edhe baby shower, në New York, event në të cilin morën pjesë edhe shumë personazhe të njohur. Mësohet se edhe kjo festë ka qenë e kushtueshme, plot 33 mijë £.

Gjatë muajve të shtatzënisë, të gjitha veshjet e Meghan kanë kushtuar shumë, pothuaj gjysmë milionë paund veshje të markave më të mira. Gjiashtu, si një nënë në pritje, Meghan i është nënshtruar edhe shumë trajtimeve të domosdoshme për shtatzëninë, në disa prej qendrave më luksoze në West London spa.

Meghan e lindi Princin Archie në një spital privat, gjë që tregon se edhe kjo faturë ka qenë e majme.

Sipas mediave britanike, e gjithë periudha e shtatzënisë dhe e lindjes ka shkuar plot 1.10 milionë paund.

Veshja e saj për ‘photoshoot’ –in ishte 2,041 paund ($ 2,653). Dukesha kishte një gjerdan ari nga Jennifer Meyer, që kushtonte 576 £, këpucë nga Manolo Blanik për 495 £ dhe një fustan të bardhë stil xhaketë nga Grace Wales Bonner, 800 paund.

Këtu nuk mbetet pas edhe veshja e princit të vogël, për të cilin ishin zgjedhur markat më të mira.

Shifra zyrtare. Ja sa para u grabitën në Rinas

Nuk kanë qenë 10 milionë euro, por 6 milionë që u grabitën në Rinas më 9 prill. Kjo është shifra zyrtare që ka marrë Prokuroria e Krimeve të Rënda nga tre bankat e nivelit të dytë.

Pas debateve të ndryshme rreth shifrës së saktë se sa para u vodhën në Rinas, Prokuroria e Krimeve të Rënda u dërgoi kërkesë zyrtare bankave për të treguar shumë e saktë të parave të grabitura.

Për grabitjen e parave në Rinas janë arrestuar 6 persona ndërkohë që çështja vazhdon ende të jetë në hetim dhe sipas ministrit të Brendshëm priten arrestime të tjera.

Grabitja e parave në Rinas, Lleshaj paralajmëron arrestime të tjera

Ministri i Brendshëm, Sandër LLeshaj ka paralajmëruar arrestime të tjera për grabitjen e parave në Rinas. LLeshaj ka qenë i pranishëm sot në Kukës për të marrë pjesë në nismën “Ministri një ditë në qark”, ku ka folur për grabitjen e parave në Rinas, ndërsa ka thënë se policia është në kërkim të personave të tjerë, përveç atyre që tashmë janë arrestuar.

“Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Unë them se grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve  negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë”, tha ministri.

I pyetur në lidhur me protestat e opozitës që tashmë i janë rikthyer bllokimit të rrugëve, Lleshaj tha se është një degradim politik.

“Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike. Nuk mund ta mbysësh qeverinë duke bllokuar rrugët, qeverinë e mbyt duke fituar zgjedhjet. Duke bllokuar rrugët mbyten qytetarët. I bëj thirrje opozitës nga Hasi, të kthjellohen e ti thërrasin arsyes dhe të kthehen në rrugët normale të politikës.”, tha ministri Sandër Lleshaj.

Skip to toolbar