SHBA: Raporti me Shqipërinë i pathyeshëm

E ngarkuara me Punë e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, ka konfirmuar marrëdhëniet e mira midis SHBA-së dhe vendit tonë. Moses-Ones u shpreh se partneriteti i SHBA me Shqipërinë është i pathyeshëm me një marrëdhënie të pamatshme.  “Çdo ditë të vitit ka forca amerikane këtu për të forcuar lidhjet tona të forta. Forcat shqiptare janë ndër më profesionalet. Forcat shqiptare kanë treguar se janë të përgatitura, të gatshme për të luftuar krah forcave të SHBA dhe NATO-s. Për më tepër Shqipëria ka respektuar zotimin e Samitit të Uellsit për arritjen në 2% të PBB”.

“SHBA e përgëzon Shqipërinë dhe mbështet përpjekjet e saj të vazhdueshme deri në vitin 2024. Fuqia e marrëdhënieve tona është e pamatshme dhe e pathyeshme. Për stafin amerikan të atasheut, puna juaj me zell sjell rritje të angazhimit. Për personelin shqiptar, ju jeni zemra e bashkëpunimit, asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur. Pa punën tuaj të madhe asgjë nuk do të ishte e mundur” tha e ngarkuara me punë e SHBA-së.

Ndërkohë, ministrja Olta Xhaçka, ka vlerësuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se vendi ynë nuk do të ishte këtu ku është pa pasur mbështetjen e SHBA. Xhaçka u shpreh se Shqipëria është në borxh të madh me Amerikën.

“SHBA na është gjetur në momentet më të vështira të historisë, i kemi një borxh mirënjohje shumë të madh, që nga momentet e themelimit. Pa këtë mbështetje historia e Shqipërisë do të kishte ndjekur një trajektore tjetër. Falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria po hyn në fazën jetike të zbatimit të reformës në drejtësi. SHBA ka pajisur forcat e armatosura shqiptare me armë moderne. Në termat e kontributeve për frymë, Shqipëria renditet e dyta pas SHBA-së. Baza ajrore në Kuçovë do të kishte qenë e pamundur pa mbështetjen e SHBA-së” tha Xhaçka ndër të tjera.

E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe ministrja Olta Xhaçka i bën këto deklarata, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në ministrinë e mbrojtjes, ku u bë vlerësimi me Medaljen e Mirënjohjes për Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë dhe Zyrën e Bashkëpunimit Ushtarak në Tiranë.

Islami: Harroni SHBA, Gjermania e para

Deklaratat e bëra nga Arben Imami një muaj më parë në Real Story se “Basha nuk ka mbështetjen e SHBA dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit”, e ka përforcuar një tjetër anëtar dhe ish-deputet i Partisë Demokratike. Me një opinion të publikuar këtë të premte, ish-deputeti demokrat (i rekrutuar vite më parë na socialistët), Kastriot Islami, ka hedhur idenë që “Gjermania të shpallet partnere strategjike”. “Kam kërkuar publikisht dhe ripërsëris që “Gjermania të shpallet partnere strategjike!”. Gjykojse ka shumë arsye që të ndërmerren hapat për një vendim të tillë. Ky “opinion-kërkesë” duket se ka rënë deri më sot në vesh te shurdhër, edhe të qeverisë, edhe të opozitës”, shkruan që në hyrje të shkrimit të tij Islami. Më tej, ai rendit disa nga arsyet pse Gjermania duhet të shpallet “Partnere Strategjike”, ndërsa thekson se “SHBA është miratuar me unanimitet politik publik si ‘Partner Strategjik’, pas pranuar asnjë debat”, thotë Islami. Më tej, Islami merr si konfirmim të qytetarëve të besimit te Gjermania, edhe faktin, sipas tij, që në protestat e opozitës, u valvit flamuri i Gjermanisë.

“Në protestat e fundit të opozitës shqiptare, krahas flamujve shqiptarë Kuq e Zi, dhe atyre të BE e të SHBA, qytetarët shqiptarë kanë mbajtuar në duar dhe kanë valvitur shumë flamuj gjermanë. Nuk është shenjë e pragmatizmi naiv…Ka ndodhur dicka si pak herënë këto 28 vjet demokraci….Domethënia e këtij reagimi ishte evidente. Vlerësim, besim e shpresë te Gjermania”.

Konfirmim i ftohjes së SHBA me PD? Më shumë sesa me SHBA, me Departamentin Amerikan të shtetit. Në fakt, të enjten në mbrëmje në intervistën dhënë për Syri.net, Basha konfirmoi gjithashtu indirekt krizën, jo me SHBA, por me Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Unë kam udhëtuar në SHBA, i ftuar nga Këshilli i Atlantikut, verën e kaluar, jam ftuar në dy aktivitete të tjera, në dhjetor të vitit të kaluar dhe në mars të këtij viti, në të cilat për shkak të agjendës politike, të zhvillimeve me studentët në dhjetor dhe në mars ishim në kulmin e protestave që nisën me 16 shkurt, nuk kam patur mundësinë të isha i pranishëm. Por do të jem shumë shpejt në një vizitë në Uashington, ku kam dhe kemi një lidhje të fuqishme me vendimmarrësit amerikanë, si në Kongres, në Senat, po kështu edhe në administratë, dhe ku Partinë Demokratike dhe administratën amerikane, në Kongresin Amerikan, në institucionet amerikane, i bashkojnë vlerat, parimet, standardet e demokracisë perëndimore, i bashkon shqetësimi për situatën e thellë kriminale në vend, që tashmë rrezikon edhe interesat gjeostrategjike të partnerëve tonë, dhe sa i takon Partisë Demokratike, na bashkon, edhe vendosmëria për të thelluar bashkëpunimin, në veçanti sa i përket luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të drogës”, u shpreh Basha.

Në këtë deklartë, shihet qartë se në fjalitë e Bashës mungojnë miqtë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kutjojmë se DASH është institucioni që merret direkt me Shqipërinë së bashku me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Koimmbëtare. Realstory.al mund të konfirmojë se burime diplomatike i kanë pohuar në rrugë jo zyrtare se ‘lobimi që PD bëri pranë Kongresit Amerikan kundër emërimit të ambasadores Kavalec, si dhe qëndrimi ambig ndaj Reformës në Drejtësi dhe përplasjet e forta gjatë muajve të krizës, kur Basha injoroi hapur kërkesat e DASH, duket e kanë futur kreun e PD në ‘luftë të ftohtë’ me Dapartamentin Amerikan të Shtetit. Jo rrallë, edhe në intervistën e djeshme, ai iu referua Gjermanisë.

“Nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij. Pra, më të vërtetë siç thanë partnerët tanë 10 qershori ndryshoi çdo skenar….”. “…Patëm një vetëdijësim të komunitetit ndërkombëtar që në Shqipëri ka nevojë për zgjidhjen e krizës politike ku për të përdorur fjalët e përfaqësuesve të Bundestagut, CDU/CSU-së asgjë nuk do të përjashtohet nga kjo zgjidhje; përfshi kushtet tona, një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër”, u shpreh Basha, duke përmendur Gjermaninë si të vetmin vend, që sipas tij ishte “pro anulimit të 30 qershorit”

Por në fakt, këtu ka një problem. SHBA, jo thjesht është partnere strategjike e Shqipërisë, por e shqiptarëve.  Dhe për më shumë këtë status më shumë sesa e kemi zgjedhur ne, e kanë zgjedhur Shtetet e Bashkuara vetë. as Kaçi, as Luli, dhe askush tjetër nuk e çbëjnë dot. /Realstory.al/

Skip to toolbar