Përplasen dy avionë, humbin jetën pilotët

Dy avionë të vegjël janë përplasur në aerodromin Hood në qytetin Masterton të Zelandës së Re, ku kanë humbur jetën 2 pilotët. Sipas autoriteteve në Zelandën e Re, një avion po kthehej në aeroport pasi kishte lëshuar në ajër 4 parashutistë, ndërsa avioni tjetër po ngrihej për trajnimin e pilotëve të rinj. Përplasja ndodhi në lartësinë prej rreth 100 metrash.

Dëshmitarët thanë së dëgjuan një përplasje të fortë dhe më pas panë flakë në ajër dhe mbetjet e avionëve që binin nga lartësia.

Trageti nuk ankorohet dot, merr përpara anijet në portin e Venecias

Një aksident që mund të kishte rezultuar me viktima por që fatmirësisht nuk pati, ka ndodhur sot në një port në Venecia. Një kroçera e madhe nuk ka mundur dot të frenojë gjatë kohës që u fut në port duke marrë përpara të gjitha varkat që ndodheshin aty të ankoruara duke u përplasur edhe me pjesën e skelës së portit.

Video të ndryshme tregojnë momentin e frikshëm, që rezultoi vetëm në dëme materiale. Trageti kishte pësuar një dëmtim në motor dhe nuk mund dot të frenonte apo të ulte shpejtësinë. Kjo ngjarje bëri që Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Danilo të reagonte duke thënë se anijet e mëdha nuk duhet të lejohen të hyjnë në kanalet dhe portet e Venecias.

Skip to toolbar