Bild: Do publikoj të tjera përgjime për shit-blerjen e votës

Peter Tiede, emri të cilit është përmendur shumë në mediat shqiptare kohët e fundit si gazetari që publikoi përgjimet në gazetën gjermane Bild, ka deklaruar se të do publikojë të tjera përgjime. Në një lidhje direkte në emisionin televiziv tha se përgjimet nuk kanë të bëjnë me opozitën dhe se ai po bën detyrë e tij si gazetar.

“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime. Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në” – tha Tiede

Ajo që Peter Tiede e quan “skandal” në Shqipëri, në Gjermani është e ligjshme!

Në përgjimet e publikuara ditën e sotme, gazetari nxjerr një fakt që sipas saj provon një skandal të përmasave të gjera në Shqipëri. Kjo ka të bëjë mbi organizimin e transportit falas të një furgoni, për të cilën supozohet se është kapur duke folur Gjiknuri.

Megjithatë, ajo që për Peter Tiede është një skandal në Shqipëri, në Gjermani, si dhe në shumë vende të tjera të BE-së apo vende të tjera të përparuara si SHBA apo Kanada, është e rregulluar dhe e lejuar me ligj.

Kodi Elektoral Gjerman, shprehimisht lejon organizimin e autobuzëve apo mjeteve të tjera të transportit falas, nga ana e partive politike, në ditën e votimit.

Në Britaninë e Madhe, Kodi Elektoral si dhe Ligji mbi Procedurat Elektorale, shprehet gjithashtu se partitë politike apo kandidatët kanë të drejtë të organizojnë transportin e zgjedhësve të tyre, përsa kohë ky transport ofrohet falas.

Kodi Elektoral në Britani shkon deri aty sa përcakton që kandidatit i lejohet gjithashtu të transportojë persona me automjetin e tij personal apo përmes vullnetarëve të tjerë, në qendrat e votimit.

Në Kanada, neni 802 i Kodit Elektoral përcakton të njëjtën gjë. Madje, në nenin 804, pika 8, theksohet se transporti i zgjedhësve nuk përbën një shpenzim elektoral, e si i tillë nuk është as i deklarueshëm dhe as i tatueshëm.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlen e njëjta gjë. Ndonëse kjo rregullohet jo me ligj federal, por me kodet elektorale të shteteve të Unionit, shumica dërrmuese e shteteve lejon shprehimisht organizimin partiak të zgjedhësve. Në shtetet ku kjo nuk përcaktohet me ligj, përsëri nuk ka asnjë sanksion që e kufizon, ndaj nga praktika diçka e tillë ndodh në të gjithë SHBA-të.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, madje disa shtete vendosën që të shpallin transportin tërësisht falas, për të gjithë qytetarët në ditën e zgjedhjeve, me qëllim që të reduktojnë kostot për partitë politike, duke rritur njekohesisht pjesemarrjen.

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit europiane, ato të 23-26 majit 2019, në 17 prej 28 shteteve të BE-së u praktikua edhe një formë e re votimi, ajo e qendrave të lëvizshme të votimit.

Votuesit u njoftuan që më përpara se kur kutia e votimit do të vinte pranë banesës së tyre, duke i lejuar që të votonin nga shtëpia apo pranë saj. Një masë e tillë u mbështet nga partitë politike, si një masë efikase që rrit pjesëmarrjen, duke reduktuar kostot e tyre për transportin e zgjedhësve.

Ndërkohë, dy standartet e “BILD” thellohen edhe më tej. Ndërsa veçohet rasti i Gjiknurit, anashkalohet ai i kryebashkiakut të PD, Xhelal Mziu, që sipas pergjimeve transportoi 500 zgjedhës, me shpenzime të padeklaruara që besohet se janë ato të taksapaguesve të Kamzës, për në qendrat e tyre të votimit në Lurë. /Lexo.al

Bild, përgjime të reja një ditë para vendimit të Brukselit

Gazetari gjerman Peter Tiede, i cili pak javë më parë publikoi gjashtë audiopërgjime të dosjes Nr. 399, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka lajmëruar këtë të fundjavë se të hënën më 17 qershor do të publikojë të tjera përgjime. Reporteri i gazetës “Bild”, ka shkruar në rrjetet sociale se “Kaseta të tjera të mashtrimit elektoral në Shqipëri: nesër pasdite…Si shqiptar unë do të shikoj në “Bild.de” të hënën pasdite”, shkruan Tiede.

Ky i fundit, pak ditë më parë, publikoi në gazetën gjermane “Bild” disa audipërgjime të dosjes 399, ku dëgjoheshin biseda mes zyrtarëve të lartë shtetëror në Durrës dhe Shijak, të cilët bisedonin me anëtar të bandës Avdylaj. Këto përgjime janë përdorur nga opozita në Shqipëri për të sulmuar politikisht Kryeministrin Edi Rama, ndërsa për këtë të fundit ato janë nxjerr në këtë moment për të bërë shantazh politik, e njëkohësisht për t`i prishur punë Shqipërisë, e cila kërkon të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave me BE.

Ndërkohë, audipërgjimet e tjera, do të publikohen vetëm një ditë para se Këshilli i Europës të votojë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë më 18 qershor. Ndërkohë, më herët, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin i Partisë së Gjelbër, mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave dhe se përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild” nuk kanë asnjë rol në këtë vendim.

Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin.” tha Sarrazin, i cili e cilësoi shkrimin e “Bild” një raportim të njëanshëm duke lënë përshtypjen se ka pasur një funksion politik.

Gazetari gjerman i Bild: Do publikoj përgjime të tjera

Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede, i cili publikoi 6 përgjime nga dosja 339, ka deklaruar se ka të tjera përgjime dhe do t’i publikojë në ditët në vazhdim. Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Tiede tha se i ka marrë materialet e përgjimeve nga kontaktet që ka në Shqipërisë.

“Unë kam pasur kontakte me hetues dhe policë shqiptarë të detyruar të largohen nga Shqipëria, me hetues, oficerë të policisë gjyqësore. Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë. Ka më shumë materiale, nuk do t’i them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE.” – tha Tiede

Skip to toolbar