Bild, përgjime të reja një ditë para vendimit të Brukselit

AKTUALITET


Gazetari gjerman Peter Tiede, i cili pak javë më parë publikoi gjashtë audiopërgjime të dosjes Nr. 399, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka lajmëruar këtë të fundjavë se të hënën më 17 qershor do të publikojë të tjera përgjime. Reporteri i gazetës “Bild”, ka shkruar në rrjetet sociale se “Kaseta të tjera të mashtrimit elektoral në Shqipëri: nesër pasdite…Si shqiptar unë do të shikoj në “Bild.de” të hënën pasdite”, shkruan Tiede.

Ky i fundit, pak ditë më parë, publikoi në gazetën gjermane “Bild” disa audipërgjime të dosjes 399, ku dëgjoheshin biseda mes zyrtarëve të lartë shtetëror në Durrës dhe Shijak, të cilët bisedonin me anëtar të bandës Avdylaj. Këto përgjime janë përdorur nga opozita në Shqipëri për të sulmuar politikisht Kryeministrin Edi Rama, ndërsa për këtë të fundit ato janë nxjerr në këtë moment për të bërë shantazh politik, e njëkohësisht për t`i prishur punë Shqipërisë, e cila kërkon të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave me BE.


Ndërkohë, audipërgjimet e tjera, do të publikohen vetëm një ditë para se Këshilli i Europës të votojë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë më 18 qershor. Ndërkohë, më herët, Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Gjerman, Manuel Sarrazin i Partisë së Gjelbër, mendon se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave dhe se përgjimet e publikuara në gazetën gjermane “Bild” nuk kanë asnjë rol në këtë vendim.

Këto regjistrime nuk janë të reja. Ky debat ka kohë që është shfaqur në tablonë e politikës së brendshme të Shqipërisë. Natyrisht që këto akuza kishin mbërritur deri te ne. Por unë deri tani nuk kam qenë në gjendje të verifikoj, se a përputhen ato me realitetin.” tha Sarrazin, i cili e cilësoi shkrimin e “Bild” një raportim të njëanshëm duke lënë përshtypjen se ka pasur një funksion politik.




Skip to toolbar