Pjerin Ndreu paralajmëron përgjime për Bashën

AKTUALITET


Mesa duket jo vetëm socialistët por edhe demokratët janë vënë nën përgjim. Dhe për me tepër ekziston një përgjim për kreun e PD-së, Lulzim Basha ku flitet për financimin rus të PD-së në SHBA për të cilin kryedemokrati është nën akuzë nga prokuroria. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo, por lajmi është dhënë nga ish deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili aktualisht është kandidat i PS-së për bashkinë e Lezhës.

“Kryetari opozitës i krimbur në para ruse, pa llogarit zullumet në vend, disa punonjës shteti që djegin KZAZ, një kryetar bashkie që ju lëshon zorrën e ujit policëve….këta të gjithë qenkan normale në sy të disa analistëve, ndërsa t’i kërkosh votën kryetarit tënd të partisë qenka anormale! Me falni, po këtu janë mbyt në llumin e parave ruse shumë vetë e media, e s’dinë çfarë thonë! Kur t’ju dalin përgjimet dhe mënyra e financimit rus të disave do të qelbet toka!”, shkruan Ndreu.


Lulzim Basha është tashmë i pandehur nga prokuroria për financimin me paratë ruse të lotimit të PD-së në SHBA. Pasi e refuzoi herën e parë thirrjen e prokurorisë, të mërkurën Basha shkoi me këmbët e tij dhe u njoh me akuzën, të cilën e mohon dhe thotë se nuk kanë asnjë provë kundër tij. Por ndoshta edhe Basha nuk i di të gjitha, se Pjerin Ndreu kot nuk flet. Të shohim nëse PS do t’i përgjigjet me të njejtën monedhë duke publikuar përgjime për kreun e PD-së.

Kryetari opozites i krimbur ne para ruse, pa llogarite zullumet ne vend, disa punonjes shteti qe djegin KZAZ, nje…

Gepostet von Pjerin Ndreu am Mittwoch, 19. Juni 2019



Skip to toolbar