Legjenda Placido Domingo akuzohet për ngacmim seksual

Ndaj legjendës së operës Placido Domingo janë ngritur ankesa për sjellje të pahijshme seksuale ndaj grave gjatë dekadave. Disa nga akuzueset ankohen se ai i ka ndëshkuar profesionalisht kur ato kanë refuzuar sjelljet e tij.

Associated Press njofton se shumë këngëtare dhe valltare ankohen se janë ngacmuar seksualisht nga Domingo, i cili vlerësohet si një nga këngëtarët më të mëdhenj operistikë të të gjitha kohërave.

Akuzueset thonë se disa nga veprimet e tenorit 78-vjeçar kanë ndodhur në kompanitë e ndryshme operistike, ku ai ka mbajtur poste të larta drejtuese. Deri tani këngëtari nuk ka reaguar. /VOA/

Skip to toolbar