Një aksident rrugor me makinë ka çuar në
plagosjen e një familje, në aksion Bulqizë-Peshkopi.
Makina me të cilën po udhëtonin familjarët ka humbur
kontrollin duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur disa anëtarë
të familjes, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit Danjel Dako,
35 vjeç.
35-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për
mjekim më të specializuar, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të familjes kanë marrë
plagë të lehta.
Një aksident me makinë ka përfunduar në plagosjen e një personi në
aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.
Një makinë tip “Lancia” me targa AA 873 HS është përplasur me një mjet
tip Jeep të forcave ushtarake me targa MM 017 PU. Nga përplasja ka mbetur i plagosur
drejtuesi i mjetit “Lancia”, shtetasi Tritan
Kondi, i cili është dërguar në spitalin e Tepelenës.
Policia ka nisur hetime në vendngjarje për zbardhjen e plotë të
shkaqeve të aksidentit .
Militantët e PD kanë sulmuar policinë dhe KZAZ-në numër
19 në qytetin e Dibrës, që ndodhet në palestrën e shkollës së mesme “Nazmi
Rushiti”. Militantet e PD-se pas protestës në rrugët e qytetit kanë sulmuar
efektivët duke detyruar policinë që të hedhë gaz lotsjellës për të shpërndarë
turmën. Në krye të protestuesve ndodhet edhe ish deputeti i PD-së, Xhemal
Gjunkshi. Protestuesit janë duke quajtur me kapsolla dhe molotov në drejtim të
policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Nga përplasja dhe hedhja e gazit lotsjellës në Dibër, jashtë ambienteve të shkollës ku është vendosur KZAZ-ja , janë plagosur 6 efektivë policie dhe disa protestues. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, që thotë se rreth 300 persona po sulmojnë me kapsolla dhe bomba molotov për të hyrë brenda KZAZ-së.
“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në
Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po
vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba
molotov, me qëllim depërtimin brenda ambienteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu
bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin
mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.
Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e
Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me
qëllim përballen e tyre me ligjin. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat
për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit
çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore” – thuhet në
deklaratën e policisë.
Dhuna në KZAZ, Lleshja: Verbëri politike që do marrë ndëshkimin e merituar
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshja ka regjura në
lidhje me dhunë e ushtruar në Dibër ndaj
policisë dhe KZAZ së vednisur në atë qytet. Ai e ka cilësuar një dhunë të verbër
politike por që do marrë ndëshkimin e merituar.
“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”
Shkodër, policia bashkiake përplaset me disa persona në KZAZ nr. 2, shoqërohen 5 persona
Policia bashkiake, me urdhër të Voltana Ademit, mban të mbyllura ambientet e KZAZ numër 2 e vendosur në pallatin e Sportit ‘Qazim Dervishi’. Kjo ka sjellë përplasjen e disa personave me policinë bashkiake, të cilët kanë kërkuar që të marrin materialet që kanë qenë brenda KZAZ numër 2 dhe kanë tentuar ta hapin atë me dhunë. Si pasojë qepenat e pallatit të sportit janë dëmtuar, nga hapja me forcë. Në lidhje me ngjarjen policia e shtetit ka shoqëruar 5 persona
Bllokimi i KZAZ nr.2 në Shkodër ka ardhur që më 18
qershor, ku policia bashkiake me urdhër të Voltana Ademit nuk lejuan që
anëtarët e KZAZ të futen në ambientet e brendshme.
Duket se incidentet dhe dhuna nuk po mungon, sidomos në Shkodër, ku disa ditë më parë ju vu flaka shkollës “Shejnaze Juka” nga militantët e PD. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes iu vu flaka shkollës “Ndre Mjeda” në Bushat.
Voltana Ademi : Nuk e dhunuam ne KZAZ-në te Pallati i Sportit
Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar pas dhunës në
godinën e Pallatit të Sportit duke u distancuar nga akte të tilla.
Përmes një deklarate për mediat thuhet se “Bashkia e Shkodrës dënon dhe denoncon me
forcë aktin e rëndë të dhunimit të ndërtesës së Pallatit të Sportit nga persona
vandalë, të cilët janë përleshur me punonjës të Policisë së Shtetit dhe
Policisë Bashkiake, të cilët së bashku janë përpjekur të ndalojnë këta dhunues
të pronave të qytetarëve shkodranë”.
Më tej theksohet se “ka qenë një veprim banditesk, i cili nga sa mund të kuptohet deri tani,
frymëzohet edhe nga deklarimet e papërgjegjshme të qeveritarëve në Tiranë”.
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ duke lënë të plagosur drejtuesit e tyre. Të rinjtë janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkaku i përplasjes është shpejtësia e madhe, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
3 persona kanë mbetur të plagosur lehët nga shpërthimi i një bombole gazi në qytetin e Vlorës. Tre punonjësit kanë qenë duke montuar një sobë me gaz në një biznes, në momentin që ndodhi shpërthimi. I plagosur ka mbetur një 63-vjeçar dhe dy punonjës të tij, 38-vjeçari me iniciale E.S dhe 20-vjeçari me iniciale Xh.Dh.
Pas marrjes së mjekimit
të duhur, në fakt policia ka arrestuar 63-vjeçarin, nën akuzën e mosrespektimit
të rregullave të mbrojtjes në punë. Për shkak të mungesës së këtyre rregullave ndodhi
edhe shpërthimi duke plagosur 3 veta, fatmirësisht me plagë të lehta.
Tre persona kanë përfunduar në prangat e
policisë, pasi akuzohen si autorë të plagosjes së një 26-vjeçari në qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së
hënë, pas një sherri mes të rinjve për motive të dobëta.
Gjatë sherrit ka mbetur i plagosur shtetasi Armando Trimi, ndërsa policia ka vënë në pranga ditën e martë tre autorët me iniciale A.K, 18 vjeç, M.J., 28 vjeç dhe I.A., 32 vjeç.
Sipas policisë 18-vjeçari rezulton një person
i dënuar më parë nga drejtësia.
Një person është plagosur me thikë, nga tre persona të tjerë pas një sherri për motive të dobëta mes tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërsa policia ka identifikuar tre autorët e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tyre.
I plagosur ka mbetur shtetasi Armando Trimi, 26 vjeç, i cili po merr
mjekimin e duhur në Spitalin e Korçës.
Të paktën 14 vetë humbën jetën dhe më shumë se 50 persona u plagosën si
pasojë e rrëzimit të një tende të madhe, që ishte ngritur për festimet e një
feste fetare në Indi. Tenda u rrëzua si pasojë e shirave dhe erërave të forta,
ndërsa në momentin e ngjarjes mbi 300 besimtarë ishin mbledhur për të kryer
ritet fetare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Rajastan, ndërsa një pjesë e
personave humbën jetës si pasojë e korrentit nga shkëputja e kavove elektrike.
‘Pamë pjesë të ndryshme të tendës të binin mbi njerëzit, duke i lënë ato të plagosur” thanë disa nga dëshmitarët, ndërsa policia akuzoi organizatorët e festës së duhet të kishin shkëputur energjinë elektrike në momentin që kishte shira të rrëmbyeshëm, një praktikë kjo që ndiqet shpesh në Indi
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllimet për familjet
e viktimave duke konsideruar ngjarjen tragjike ‘ një fatkeqësi të madhe për vendin”.
Tre makina janë përfshirë në një aksident në
Qafë Thanë, duke shkaktuar tre të plagosur. Një nga të plagosurit ndodhet në
gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen
jashtë rreziku për jetën.
Policia ka nisur hetimet në vendngjarje për
zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Një fëmijë 6 vjeç është plagosur rëndë në
Krastë të Martaneshit gjatë një breshërie plumbash që synonin vrasjen e babait
të tij.
Nga të dhënat e para raportohet se fëmija ka qenë në gjumë kur është plagosur me plumba në fytyrë dhe trupi. 6-vjeçari është transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, ndërsa më pas me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar, pasi është në gjendje shumë të rëndë.
Sipas policisë autori i plagosjes së fëmijës
është Jetmir Koxherri 27 vjeç. Pas një konflikti mes Koxherrit, babait të
6-vjeçarit me inicialet H. Rr. dhe një tjetër personi me inicialet Sh. P. në
lokalin e fshatit, 27-vjeçari ka marrë armën e zjarrit tip automatik duke
shkuar dhe qëlluar drejt banesës së tij, por plumbat kanë kapur fëmijën, që
ishte në gjumë duke e plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, policia
është lajmëruar rreth orës 01:15, ndërsa mëngjesin e së mërkurës autori është
arrestuar dhe arma e krimit është sekuestruar.
Mjeku i spitalit të Dibrës, Agron Mezegjiu foli
për gjendjen që kishte ardhur fëmija dhe plumbat që kishte marrë në fytyrë dhe
pjesët e tjera të trupit, ndërsa theksoi se gjendja u stabilizua.
“Fëmija erdhi rreth orës 01:00 i plagosur
me armë zjarri, kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe një plumb i ngelur
mbrapa qafës, kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e
djathtë, kishte edhe një plagë në bazën e hemitoraksit të majtë që mund të
ishte rikoshet. U shtrua në spital, gjendja u stabilizua, rreth orës 07:00 u
lajmërua gjendja në Tiranë, erdhi helikopteri dhe e mori. Megjithatë gjendja
mbetet problematike, pasi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale” tha
mjeku Mezegjiu.
Njoftimi i policisë
Bulqizë
Reagimi në kohë i Policisë vë në pranga
autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për
pasojë mbeti i plagosur një fëmijë.
Sekuestrohet arma e krimit automatik tip
“kallashnikov”.
Me datë 19.06.2019, rreth orës 01:15, është marrë informacion, se pas një
konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe
Sh. P, shtetasi J. K, është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka
marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në
drejtim të banesës të shtetasit H. Rr,
ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr
ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës
në Tiranë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e
ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e
Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e
Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit
J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si dhe
sekuestrimi i armës së krimit.