Me armë dhe drogë nëpër Tiranë, kapen në lokal dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në flagrancë në kuadër të operacionit “Aleati 2”. Konkretisht, sipas një informacioni zyrtar të Policisë së Tiranës, mësohet se janë arrestuar shtetasit me inicialet E.D., 33 vjeç dhe E.B., 25 vjeç, të dy banues në tiranë. Për këta shtetas, policia kishte marrë informacion në rrugë operative, se lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.

Menjëherë nga shërbimet e policisë është organizuar operacioni policor “Aleati 2” për kapjen e tyre në flagrancë. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.

Qarkullonin me xhama të zinj, gjobiten 97 drejtues mjetesh në Tiranë

Policia e Tiranës në kuadër të aksionit për rritjen e sigurisë rrugore, gjatë dy ditëve të fundit, e ka përqëndruar punën e saj te mjetet që kanë xhama të zinj. Me anë të një komunikate për shtyp, mësohet se në dy ditët e fundit janë evidentuar të paktën 97 drejtues mjetesh, që në makinën e tyre kishin xhama të zinj. Ndaj këtyre personave, sipas policisë, janë marrë masa administrative me gjobë.

“Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Operacion ‘blic’ në Tiranë, pranga katër personave

Policia e Tiranës ka njoftuar pasditen e të premtes se ka arrestuar disa shtetas për vepra të ndryshme penale, gjatë një aksioni të befasishëm në të gjithë territorin e kryeqytetit. Seksionit i Kërkimit, pasi ka zbuluar në rrugë operative, ka bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim, me inicialet S. D., banues në Tiranë, për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar për të urdhër ndalimi, sepse ky shtetas ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të caktuar me shërbim, gjatë protestës së banorëve në zonën e Astirit.

Ka rënë në prangat e punonjësve të Komisariatit nr. 5 për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi me inicialet I. Gj.,34 vjeç banues në Kamzë, pasi më datë 05.07.2019 së bashku me 3 persona të tjerë ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës Policie, të cilët po kryenin shërbimin në një nga zonat e Bathores. Punonjësit e policisë kishin shkuar për të mbyllur lokalin për shkak të orës së vonë, por ky person së bashku me 3 të tjerë tashmë të arrestuar kanë goditur dhe penguar punonjësit e policisë të kryenin detyrën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3, kanë arrestuar për veprën penale “Mashtrimi” shtetasi me inicialet J. B., 42 vjeç banues në Tiranë, pasi ky shtetas kishte përvetësuar me anë të mashtrimit një sasi parash nga një person tjetër. Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi maqedonas me inicialet T. S.,48 vjeç, për veprën penale “ Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga menaxheri i një qendre tregtare ku ky shtetas ka tentuar të vjedhë veshje të ndryshme.

Pengmarrje e përndjekje, arrestohen 4 persona

Gjatë disa orëve, Komisariatet 2 dhe 5, të Policisë së Tiranës, kanë bërë arrestimin e disa shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nëpërmjet një komunikate, publikuar në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton se efektivët e Komisariatit 2 në Tiranë, kanë bërë arrestimin e dy shtetasve, të cilët akuzohen për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”. Dy të arrestuarit janë shtetasi me inicialet F.M., 35 vjeç dhe S.M., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 12.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Shtetasit F. M., dhe S. M, iu dorëzuan Komisariatit të Policisë Nr. 5 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Nr.2 të Policisë së Tiranës, është arrestuar një 24-vjeçar, me inicialet A.Ll., që akuzohet për “Për plagosje e lehtë me dashje”. Ky shtetas, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, është arrestuar ppasi për motive të dobëta ka goditur në kokë një 64-vjeçar në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë, duke i shkaktuar plagë të lehta. I plagosuri është dërguar  në spital për të marrë mjekim, dhe sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë të martës, Specialistët e Krimit, po në Komisariatin Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e një 36-vjeçari, me inicialet A.K., banues në Laç, që auzohej se për “Përndjekje” dhe dhunë fizike. Ky shtetas, është arrestuar pasi ish e dashura e tij, ka bërë denoncim në polici se shtetasi me inicialet A.K., e përndiqte dhe kishte ushtruar dhunë fizike.

Fake News i Berishës me njeriun që i ruante jetën: kapet një nga agresorët

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga agresorët e babë e bir që u dhunuan gjatë protestës së opozitës më 2 qershor, për të cilët Berisha deklaroi se ishin goditur me qytat e pistoletave nga punonjësit e policisë. Megjithatë, pas publikimit të videos nga realstory.al, rezultoi se babë e bir, Ymer dhe Erjon Çela ishin dhunuar nga protestuesit.

Pas publikimit të videos, policia e Tiranës nisi hetimet për këtë rast, duke identifikuar autorët e ngjarjes.

Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht sot se në vijim të këqyrjes së pamjeve filmime si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe  ndalimi me iniciativë i  shtetasit Zamir Sijani, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës. Nga verifikimet rezulton se i arrestuari, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës, ka qenë i dënuar më parë trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

“Ndalimi i tij u bë, pasi më datë 02.06.2019, rreth orës  20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George  W Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën ka goditur me mjete të forta shtetasit Yemer Çela dhe Erjon Çela, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës”, deklaroi zyrtarisht policia e Tiranës.

Skip to toolbar