Kërcënohen dy politikanë gjermanë

Politikanët ekologjistë Cem Özdemir dhe Claudia Roth janë kërcënuar me vdekje nga persona që dyshohet se janë ekstremistë të djathtë. Policia ka shtuar masat e sigurisë.

Cem Özdemir është kërcënuar me vrasje nga një rrjet i cili është renditur ndër ekstremistët e djathtë. Mediat gjermane njoftojnë se në zyrën e politikanit ekologjist me origjinë turke ka ardhur në fund të tetorit një e-mail, ku thuhet se “ai gjendet lartë në listën e personave që do të vriten. E-mailin e ka dërguar një grup me emrin Divizioni i Armëve Atomike (Atomwaffen Division  – AWD), nga SHBA. Ky rrjet ka kërcënuar me vdekje edhe politikanen ekologjiste Claudia Roth. Lajmin e ka botuar grupi i gazetave nga Eseni – Funke Mediengruppe. Özdemir tha se fjalët dhe kërcënimet janë shumë më të rrezikshme se “ofendimet e zakonshme”. Ndaj autoritete kanë reaguar menjëherë dhe kanë shtuar masat e sigurisë.

Reagimi i autoriteteve

“Për momentin jemi duke shqyrëtuar mundësitë e vrasjes, në ndonjë prej tubimeve të ardhshme publike? Apo do t’ju kapim para vendbanimit tuaj?” Kështu citon Funke-Medien këtë e-mail. Özdemir ka njoftuar menjëherë Zyrën Federale Kundër Kriminalitetit (BKA) dhe policinë e Bundestagut. Ndryshe nga kërcënimet tjera nga e kaluara, Özdemir dhe Roth i kanë kuptuar këto kërcënime shumë seriozisht. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë. Përbërja e kërcënimeve ndaj Özdemir dhe Roth ka qenë në ngjashme – në të dyja ka pasur kërcënime konkrete me vrasje.

Niveli i lartë i kërcënimeve

Pjesëtarët e AWD bëhen në SHBA përgjegjës për shumë vrasje dhe sulme të planifikuara. Ata janë të organizuar në qeliza, komunikojnë me gjuhë sekrete në internet dhe bëjnë thirrje raciste. BKA ka paralajmëruar për rrezikun nga grupet e këtilla në vitin 2018. “Rreziku nga sulmet e grupeve ekstremiste në Gjermani mbetet në një nivel të lartë abstrakt, edhe pas paralajmërimeve për ekzistencën e AWD në Gjermani.”

Özdemir ka deklaruar për Funke-Zeitungen, se “e ndjen veten të sigurt në duart e BKA”. “Por si qëndron puna me politikanët e shumtë lokalë, të cilët angazhohen kundër ekstremizmit dhe nuk kanë mbrojtje?” Kriminaliteti i përhapjes së urrejtjes duhet të luftohet me vendosmëri dhe kundër personave të këtillë duhet të ngrihen aktakuza. Në qershor është vrarë politikani Walther Lübcke. Ndërsa muajt e fundit janë kërcënuar me vdekje nga ekstremistët e djathtë edhe politikanë të tjerë federalë, në lande dhe komuna – ndër ta edhe kandidati i CDU për kryeministër në zgjedhjet e fundit të Tyringisë Mike Mohring./DW/

Vettingu i politikanëve, si Komisioni i Venecias rrëzoi draftin e Bashës një vit më parë

Të mërkurën pasdite, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, publikoi një video, ku rendiste, sipas tij, pesë arsyet pse Edi Rama ka frik nga Vettingu i politikanëve. Sipas kryedemokratit, kreu i qeverisë ka frikë nga vettingu, pasi ‘është i lidhur me kriminelët’. Por, ndonëse drafti për Vettingun në politikë u rrëzua në dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend, ishte i pari Komisioni i Venecias që hodhi poshtë draftin e opozitës për këtë project-ligj. Realstory.al sjell në kujtesë të lexuesve, disa nga argumentat, ku Komisioni i Venecias gjeti paqartësi ligjore për Vettingun në politikë.

“Megjithë qëllimin e ligjshëm në situatën aktuale në Shqipëri – distancimi nga ofenduesit dhe ndikimi i tyre në qeverisjen e profilit të lartë dhe jetën politike – drafti i propozuar kushtetues për kontrollin e integritetit të politikanëve nuk arrin të ofrojë udhëzime të përshtatshme dhe masat mbrojtëse të nevojshme, madje edhe në nivelin kushtetues, për një shkallë të tillë të madhe, komplekse dhe të ndjeshme, me implikime të rënda për të drejtat e atyre që i nënshtrohen. Sa i përket konceptimit të tij aktual, vetingu i propozuar nuk ka qartësi ligjore dhe siguri ligjore, si për sa i përket qëllimit të tij, arsyet për moszgjidhje dhe humbjen e mandatit, dhe mekanizmin e zbatimit të tij. Në shumë aspekte, ai gjithashtu ngre çështje të proporcionalitetit”, shkruhej në pikën e parë të konkluzioneve të raportit të opinionit të Komisionit të Venecias.

Më tej, Venecia ngrite dyshime dhe paqartësi mbi disa temra juridik të përdorur nga PD në draftin e ligjit për Vettingun e politikanëve, ndërsa tregonte se disa dispozita ligjore krijonin mundësin e mosbzatimit të procesit të rregullut e të duhur ligjor.  “Projektligji nuk arrin të përcaktojë elemente të caktuara kryesore, veçanërisht (i) se çfarë nënkuptohet pasja e kontaktit me persona të caktuar (ii) çfarë nënkuptohet me përfshirje në krimin e organizuar dhe (iii)çfarë nënkuptohet me përfshirje në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me personal. Është e paqartë se cilat dispozita duhet të udhëheqin procedurën e verifikimit. Mungesa e deklaruar (përveç kërkesës për një shumicë prej 3/5) në një propozim që gjithsesi në disa vende janë mjaft të detajuara, së bashku me futjen e propozuar të dy dispozitave kryesore në Kushtetutë si “masë e jashtëzakonshme” krijojnë mundësinë e moszbatimit të procesit të rregullt, të duhur ligjor, pra që procedurat të mos zbatohen”, shprehej Komisioni i Venecias.

Një tjetër dyshim i rëndësishëm sipas Venecias, ishte dhe fakti se kush do të kryente verifikimin e zyrtarëve publikë dhe kandidatëve zgjedhorë, duke shprehur opinionin se në këto ‘aspekte siguria ligjore mungon’. “Nuk është e qartë se kush do të kryejë verifikimin e zyrtarëve publikë dhe kandidatëve zgjedhorë dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose një organ tjetër i pavarur. Gjithashtu, nuk është e qartë nëse çdo skualifikim duhet të jetë i përhershëm ose i kufizuar në kohë. Në këto aspekte siguria ligjore mungon. Përveç kësaj, nuk janë propozuar masa mbrojtëse për të shmangur rrezikun që do të përdoret në një politikisht i njëanshëm ose arbitrar”.

Drafti i propozuar nga opozita për Vettingun e politikanëve, binte poshtë edhe në disa pika të tjera, sipas Venecias, ku ndër to ishte mungesa e parashikimit të një vendimi gjyqësor, për të kufizuar të drejtën e personave për t`u përfshirë në proceset zgjedhore. “Në kërkesën e tij për zyrtarët e zgjedhur, projektligji nuk është në përputhje me Nenin 3 të Protokollit të Parë të KEDNJ-së dhe Kodi i Praktikës së mirë në çështjet zgjedhore, si terreni i propozuar i ri – duke pasur kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar- ofron një mundësi shumë të gjerë për të kufizuar të drejtën për të qëndruar në zgjedhje pavarësisht nga natyra e “kontakteve”, nuk parashikon një vendim gjyqësor ose një vendim nga një tjetër organi i pavarur për heqjen e lirisë dhe kufizimit nuk ka një natyrë të përkohshme. Siç duket, propozimi në të vërtetë mund të çojë lehtësisht në më shumë shembuj të abuzimit me pushtetin”.

Dhe në fund, për shkak të këtyre paqartësive, Komisioni i Venecias shprehej se gjithçka i mbetet në dorë Parlamentit dhe politikës shqiptare për të gjykuar dhe vepruar, duke ndjekur rrugën  e dialogut konstruktiv. “Për më tepër, merren parasysh dispozitat ekzistuese të neneve 6/1, 45 (3) dhe 179 / a të Kushtetutës së Shqipërisë dhe të legjislacionit përkatës zbatues (në veçanti Ligji për Dekriminalizimin), si dhe mekanizmat e tjerë demokratikë në dispozicion, ligjet e shtuara vlera e amendamenteve të propozuara kushtetuese mund të vihet në pikëpyetje. I përket Parlamentit shqiptar të vendosë për hapat e ardhshëm në lidhje me propozimin ndryshimet kushtetuese, përmes dialogut konstruktiv midis të gjitha forcave politike dhe të shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”, thuhej në disa prej pikave të konkluzioneve që arrinte Komisioni i Venecias për ligjin e Vettingut në politikë, që propozoi PD një vit më parë. /Realstory.al/

Fact Checking/ Basha: Vetting për të hetuar politikanët, por gabon (harron që po krijohet SPAK)

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar pasditen e të mërkurës një video, ku tregon sipas Lulzim Bashës, pesë arsyet “pse Edi Rama ka frikë vetingun e politikanëve”. Paraprakisht, vetingu në politikë është një propozim i hershëm i Partisë Demokratike, i ngjashëm me modelin e vetingut në sistemin gjyqësor, ndërsa një vit më parë rreth propozimeve të PD ka dhënë opinion dhe Komisioni i Venecias. Megjithatë, Realstory.al bën një ‘fact checking’ për videon me pesë arsyet, që sipas Bashës, vettingu i politikanëve tremb Ramën.

“Vetingu i politikanëve kërkon një shumicë prej 93 votash në Parlament. Edi Rama ka mbushur parlamentin me kriminelë që nuk votojnë fundin e tyre”, shkruan Basha në video mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Gabohet! Parlamenti ka mbi 120 deputetë aktualisht, kuorum i nevojshëm për të miratuar draft-ligjin, që sipas Bashës, mazhorancës i mungojnë votat. Madje, në kushtet aktuale, nëse ky draft do të shkonte në Kuvend për votim, ekziston mundësia që drafti të votohet me më shumë se 93 vota, pasi deputetët e opozitës në Parlament, kanë shprehur vullnet të mbështesin çdo ligj që i shërben pastrimit të sistemit politik. Fakti është, se vetëm një muaj më parë, ishin votat e deputetëve të opozitës së re në Kuvend, që miratuan dy ligjet e fundit të Reformës në Drejtësi, që mbaheshin peng prej (lexo këtu) gati tre vjetësh nga PD dhe LSI. Pra votat në Kuvend janë. Sa i përket fjalisë se “Edi Rama ka mbushur Parlamentin me kriminelë që nuk votojnë fundin e tyre”, përsëri Basha gabohet, pasi për këtë mjafton të kujtojë vetëm miratimin e ligjit të dekriminalizmit, që u votua nga shumë deputetë, që më pas ishin subjekt i tij dhe humbën mandatin.

“Vetingu i politikanëve heton të gjithë zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat dhe kandidatët e pushtetit vendor. Edi rama vodhi zgjedhjet për të mbushur bashkitë me të dënuar për trafik droge dhe qeniesh njerëzore”.

Gabohet! Në fakt, lidhur me këtë pikë, merr vlerë opinioni i Komisionit të Venecias i 30 nëntorit të vitit 2018, ku shprehej ndër të tjera: “Siç është aktualisht, propozimi i verifikimit nuk ka qartësi ligjore dhe siguri juridike, si për sa i përket qëllimit të synuar, arsyet për moszgjidhje dhe humbje të mandatit dhe mekanizmin e zbatimit të tij. Në shumë aspekte, ajo gjithashtu ngre çështje të proporcionalitetit. Nuk është e qartë se kush do të kryejë verifikimin e zyrtarëve publikë dhe kandidatëve zgjedhorë dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose një organ tjetër i pavarur. Përveç kësaj, nuk janë propozuar masa mbrojtëse për të shmangur rrezikun që mund të përdoret në një mënyrë të politizuar ose në mënyrë arbitrare”, thuhej ndër të tjera në opinionin e Komisionit të Venecias.

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIkNjë vit më parë Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve. Edi Rama dhe Organizata e Rilindjes votoi kundër këtij ligji. Ja 5 arsyet pse Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve:

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 21. August 2019

Megjithatë, lidhur me këtë pikë që Basha e cilëson si “arsye frike për Ramën nga Vettingu i politikanëve”, kryedemokrati duhet të ketë parsysh se gjithë çfarë thotë, do të jetë objekt i punës së Prokurorisë Speciale, që do të hetojë korrupsionin në nivele të larata. Pra Vettingu s`mund të kryejë detyrën që do të ketë SPAK, që nis në shtator.

“Vetingu i politikanëve largon përgjithmonë nga jeta publike kriminelët në politikë dhe zbulon rrjetet e tyre mafioze. Edi Rama e mban pushtetin me kriminelë dhe politikanë të lidhur me krimin”, shkruan Basha.

Gabim! Në fakt, për këtë pikë, Lulzim Bashës nuk i nevojitet një Vetting politikanësh, pasi vetë PD e tij propozoi dhe gjeti mbështetjen e mazhorancës për ligjin e dekriminalizmit. Mjafton të kujtosh rezultatin e fundit me Valdrin Pjetrit, një denoncim bërë nga PD, për të kuptuar se në këtë rast nuk nevojitet një Vetting për politikanët, për t`i mbajtur ata larg funksioneve publike, por mjafton një funksionim normal i strukturave që ngarkon ligji i dekriminalizmit, për të verifikuar pastërtinë e figurës për personat që synojnë të bëhen pjesë e politikës apo funksioneve publike në vend.

“Vetingu i politikanëve heton dhe largon të gjithë politikanët që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Edi Rama grabit shqiptarët dhe pasurohet bashkë me bandën e tij në politikë”.

Gabohet! Edhe në këtë pikë ka institucione përgjegjëse të cilat kanë detyrë për të hetuar pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve publikë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, është institucioni përgjegjës që heton pasuritë e politikanëve, dhe në rast dyshimesh apo përfitimesh të paligjshme, ky institucion ia adreson çështjen organeve hetimore në vend. Me ngritjen e SPAK, gjërat do të jenë dhe më funksionale.

“Vetingu i politikanëve e përfshin kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama ka frikë vetingun. Ai është në krye të kupolësë së krimit, që po mban peng Shqipërinë”.

Gabohet! Në fakt, detyrën për të hetuar zyrarët më të lartë të kupolës politike në vend dhe jo vetëm, do ta ketë SPAK. Prokuroria Speciale e Anti Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të fillojë punë në shtator. Ashtu si pak ditë më parë lajmëronte ambasada e SHBA me një video në rrjetet sociale, SPAK do të hetojë, jo vetëm kryeministra e ministra, por edhe presidentin. Pra është SPAK institucioni që do të hetojë gjithë shkelësit e ligjit dhe politikanët e korruptuar pa pasur nevojë për organe të tjera shtesë, që veç të tjerash do të ishin barrë për buxhetin e shtetit, dhe njëkohësisht do të ishte një institucion paralel me institucionet e drejtësisë./Realstory.al/

Basha pret SPAK-un për zgjidhjen e krizës (të arrestohen politikanët)

Lulzim Basha u ka thënë banorëve të Cërrikut, sipas një materiali dërguar nga zyra për shtyp e PD, se “kriza politike do të zgjidhet vetëm kur të arrestohen politikanët e korruptuar”. Kryedemokratik ka zhvilluar një takim me simpatizantët e tij në Cërrik, ku mësohet t`u ketë thënë se kriza nuk do të mbyllet, pa çuar para drejtësisë, sipas Bashës, politikanët që janë kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve.

“Kjo krizë do të zgjidhet përmes parimeve, jo përmes pazareve, përndryshe krizat do të përsëriten. Në Europë çdokush që kapet me këto krime shkon para drejtësisë. Kjo krizë nuk do të mbyllet pa çuar para drejtësisë të gjithë pushtetarët e kapur në krim elektoral dhe në vjedhje të pasurive të shqiptarëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Kësaj radhe kriza do të mbyllet vetëm me politikanë me pranga në duar.”- tha Lulzim Basha.

Në këtë kontekst, Lulzim Basha duket se nuk do të ulet në tryezën e dialogut, pa plotësuar kushtin e tij të ri, që është “Pranga politikanëve”. Në fakt, ngritja e SPAK, parashihet si mundësia e vetme që politikanë të korruptuar dhe zyrtarë të lartë të vihen para drejtësisë. Kjo strukturë pritet të jetë funksionale në fund të muajit shtator, ndërsa në fillim të tetorit priten të hapen dhe dosjet e para që do të hetohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Skip to toolbar