Bllokohen hetimet për kokainën në portin e Durrësit

Letërporositë e dërguara në Greqi dhe në Ekuador për të siguruar më shumë detaje rreth porositësve të 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit, po mbajnë peng hetimet për këtë dosje. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të mësojë më shumë informacion për Gentian Malindin dhe personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të drogës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbetur peng e letërporosive të dërguar rreth një muaj më parë në Greqi dhe në Ekuador për të zbuluar se kush janë personat e tjerë që fshihen pas sekuestrimit të 137 kg kokainë në Portin e Durrësit

Organi i akuzës kërkon nga autoritet e huaja informacion zyrtarë jo vetëm për tre personat e identifikuar deri më tani, dy prej të cilëve u prangosën, rreth një muaj më parë në tentativë për t’i shpëtuar policisë së shtetit por edhe për biznesmenin Gentian Malindi. Për këtë të fundit, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka skeduar si personi që ka dalë garant për të marrë drogën nga kontejneri e më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar më herët grupet kriminale. Gjatë transportit Malindi, ka zbuluar se në pakot ku mendonte se kishte kokainë ishte futur oriz dhe lokalizues satelitor, duke e hedhur çantën menjëherë nga automjeti që ishte në vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.

Në burg qëndrojnë, Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtorin në anijen e Gentian Malindit, Altin Myslihaka. Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë është dhënë edhe për Malindin nga apeli i krimeve të Rënda.

Prokuroria bashkë me Policinë e Shtetit ka dyshime se janë të implikuar në trafikimin e 137 kg kokainë disa anëtarë të tjetër të grupeve kriminale që veprojnë brenda territorit Shqiptar kryesisht në Elbasan, Fier e Vlorë.

Armë e municione drejt Italisë, kapen 2 trafikantët në Port e Durrësit

Policia kufitare e Durrësit ka goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve, duke vënë në pranga 2 poseduesit e tyre. Armët janë zbuluar në bagazhet e një personi që do të udhëtonte me linjën e tragetit Durrës-Bari.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga policia, në mjetin autobus tip “Sptinter” drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave material një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Në pranga kanë përfunduar të dy shtetasit banues në Fier, pasagjeri R.H. 23 vjeç dhe shoferi i autobusit A.F. 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Rama: Terminali i kroçerave në Durrës, projekt i domosdoshëm për turizmin

Kryeministri Rama ka inspektuar nisjen e punimeve në Durrës për thellimin e portit të këtij qytetit. I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,  Kryeministri tha se projekti i ndërtimit të terminalit të kroçerave dhe transformimi i  portit për të tërhequr më shumë turistë është një domosdoshmëri dhe  aset infrastrukturor. Projektit pritet të nis brenda vitit me ndërtimi e  terminalit modern të kroçerave dhe transformimin e platformës së kontenierëve  në një zonë portuale turistike.

 “Terminali i korçerave është i domosdoshëm. Ai e transformon komplet situatën dhe hap rrugë një projekti të jashtëzakonshëm për Durrësin, sepse ai andej, me idenë tjetër që kemi për ta nxjerrë qytetin në breg, duke ndërtuar një marinë turistike, do jetë ndryshim historik”, – tha Rama

NATO ankorohet në portin e Durrësit

Forcat e NATO-s janë ankoruar në Portin e Durrësit në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut. Dy fregatat të grupit të gatshëm të NATO-s ndodhen në portin e Durrësit.

Grupi i gatshëm i NATO është një forcë ndërkombëtare e përbërë nga anije të vendeve të ndryshme të aleancës që stërviten dhe kryejnë operacione si një grup i vetëm. Komandanti i anijes holandeze, Boudewjn Boots tha se NATO është e gatshme të bashkëpunojë më të gjitha vendet anëtare për t’ju përgjigjur situatave të ndryshme.

“Duhet ta vizitojmë më shpesh Shqipërinë, qëkur u bë anëtare e NATO-s. Me vjen mirë që jemi këtu bashkë me kolegët tanë shqiptarë dhe jemi gati të bëjmë çfarë është e nevojshme. Ne po bashkëpunojmë me të gjitha vendet anëtare për t’ju përgjigjur në kohë të gjitha detyrave dhe situatave që paraqiten.” – tha Boudewjn Boots

Skip to toolbar