Armë e municione drejt Italisë, kapen 2 trafikantët në Port e Durrësit

AKTUALITET


Policia kufitare e Durrësit ka goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve, duke vënë në pranga 2 poseduesit e tyre. Armët janë zbuluar në bagazhet e një personi që do të udhëtonte me linjën e tragetit Durrës-Bari.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga policia, në mjetin autobus tip “Sptinter” drejtuar nga shtetasi A.F., që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari, në bagazhet e shtetasit R. H., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave material një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.


Në pranga kanë përfunduar të dy shtetasit banues në Fier, pasagjeri R.H. 23 vjeç dhe shoferi i autobusit A.F. 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.




Skip to toolbar