6 ish deputetët e PD paraqiten në prokurori: Akuza drejtuesve të policisë për agresion

6 ish deputetët e PD-së që akuzohen për ushtrim dhune ndaj efektivëve të policisë në protestën e opozitës më 16 shkurt janë paraqitur sot pranë Prokurorisë së Tiranës, ku kanë dhënë deklarimet e tyre për ngjarjen.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për gazetarët, tha të enjten se kanë treguar të vërtetën në respekt të ligjit. Ata akuzojnë drejtuesit e policisë për agresion ndaj tyre.

 “Për të sqaruar juve dhe opinion publik sot në orën e caktuar së bashku me kolegët duhet të paraqiteshim në cilësinë e të pandehurit. Në respekt të ligjit, jo të këtyre njerëzve,  e ndjejmë të nevojshme që respekti i ligjit është për të respektuar zyrat e shtetit. Të jenë akte të vlefshme. Ju e morët  vesh më përpara që ishim në procedim, ndërkohë që nuk dimë asgjë se çfarë materialesh ka policia. Për të dalë të vërtetën ia çova prokurorit kallëzimin penal, janë të gjitha deklarimet.

Jo vetëm kaq, i thashë do gjesh çdo lloj deklarimi, i kërkova që ky akt që është kallëzimi penal i bërë nga ne do të duhet të hetohet. Është detyra jonë të respektojmë ligjin të japim fakte për të dalë e vërteta. Sot shqiptarët duhet të marrin fatet e tyre në dorë, për të shpëtuar vendin të dielën para parlamentit, për të nxjerrë një ditë të mbarë”, u shpreh Alibeaj.

LIVE

LIVE – 6 ish- deputetë të Partisë Demokratike, tek Prokuroria e Tiranës,për te marrë informacion për ndalimet e paligjshme pas protestës së 16 shkurtit.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Donnerstag, 30. Mai 2019

Bashkëshorti i Felaj prokuror, Alibeaj: Ushtar i Ramës në drejtësinë e deformuar

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, gjatë një deklarate për shtyp, e cilësoi si antikushtetues, emërimin si prokuror të Bledar Valikaj, bashkëshort i deputetes socialiste, Ermonela Felaj. Valikaj u caktua prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë.

“Reforma në Drejtësi është një nga rastet, kur dështimi për të ngritur një sistem të pavarur drejtësie, në mënyrë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë, vuloset nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me votën e Gent Ibrahimit, i cili përfaqëson interesat e Edi Ramës në organin më të lartë vendimmarrës për prokurorinë, në sistem është emëruar, në mënyrë antikushtetuese dhe pa vetting, bashkëshorti i ish ministres së Edi Ramës, Ermonela Felaj.” – ka thënë Aliebaj

Alibeja cilësoi gjithashtu se një person nuk mund të bëhej prokuror nëse nuk ka mbaruar magjistraturën dhe për më tepër nuk ka kaluar procesin e vettingut për të konfirmuar pastërtinë dhe integritetin e tij.

“Emërimi i burrit të deputetes socialiste është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Reformës në Drejtësi në të paktën 2 pika. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk e ka përfunduar këtë shkollë. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të vettingut. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk ka kaluar në vetting.” – tha për shtyp ish deputeti.

Alibeaj e mbylli fjalën e tij duke thënë se për shkak të këtij “vettingu” politik e të korruptuar mbi 63 % e shqiptarëve nuk besojnë në reformën në drejtësi.



640 mijë dollarë për një mur, prokuroria merr në pyetje Rektorin e Kamzës

Prokuroria e Tiranës ka marrë sot në pyetje Rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu i cili është nën hetim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyres”.

Ai akuzohet se ka shpërdoruar 640 mijë dollarë për të ndërtuar një mur rrethues të Universitetit si dhe një portë.

Po kështu nën hetim janë edhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco, ndërsa në pyetje do të merren edhe përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tender.

Agjencia e Prokurimit Publik njofton se tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar. Në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani, por universiteti nuk ka zgjedhur ofertën e parë më të ulët, por ofertën e 6, dhe megjithëse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston.

Skip to toolbar