Drejtor i News24, Robert Rakipllari deklaron se PS ka sjellë një propozim që është qartazi një sistem me 95% lista të mbyllura. Rakipllari komentoi në “Real Story” në Neës24 zhvillimet në Këshillin Politik, ndryshimet kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor.
Ai theksoi se lista të hapura nuk kemi me variantin që ka propozuar PS nuk ka dhe se shqiptarët do të votojnë dhe për një kandidat për deputet por kur ai të numërohet nuk ka vlerë vota jonë sepse primare është renditja e kryetarit të partisë.
Rakipllari: Për të kuptuar pozicionin e opozitës sot duhet të themi këtë gjë që ta pranojmë që jemi përballë një mashtrimi shumë të madh, në kuptimin e asaj që maxhoranca pas asaj që ndodhi në marrëveshjen e 5 qershorit ku u tha që nuk pati konsensus për hapjen e listave etj doli përballë publikut shqiptar dhe tha që ‘ne nuk i kemi votat, që ta miratojmë kodin zgjedhor, duhen 84 vota. PD dhe opozita kanë lënë mandatet dhe për këtë shkak nuk kemi ku t’i gjejmë mandatet. Opozita parlamentare kërkon hapjen e listave dhe në këtë mënyrë ne do bëjmë një kompromis me opozitën parlamentare’. U bë ky kompromis me opozitën parlamentare, u ndryshua Kushtetuta. Ka një moment që nuk thuhet në Kushtetutë, që koalicionet nuk ndalohen por ama në nenin 68 të Kushtetutës ata thonë që kandidatët për deputetë prezantohen vetëm nga partitë ose nga zgjedhësit. Fjala koalicionet është hequr.
Bylykbashi: Që do të thotë se formulimi ekzistues i Kodit Zgjedhor është në sinkron perfekt me Kushtetutën e ndryshuar sepse me koalicionin aktual, propozimin e kandidatëve nuk e bën koalicioni po e bëjnë partitë individuale të koalicionit. Ajo që propozojnë këta, është ekzaktë ajo që ndalon Kushtetuta që koalicioni nuk bën dot propozime. Pra, është antikushtetuese.
Rakipllari: Pra, logjika është që hapja e listave u bë si një dëshirë nga sondazhet e publikut që i donte listat e hapura, nga nevoja për t’u miratuar në parlament për shkak se opozita reale kishte bojkotuar parlamentin dhe si faktor i ri, opozita parlamentare donte hapjen e listave dhe pasi kjo ndodhi dhe u bë realitet, PS tani për t’i implementuar në Kodin Zgjedhor dhe ku thuhet që do jenë të hapura, në Kushtetutë thuhet do të jenë jo më pak se 2/3 listat të hapura, tani PS na ka sjellë një propozim i cili haptazi dhe qartazi është një sistem 95% me lista të mbyllura. Nga pikëpamja e logjikës politike, moralit politik, lista të hapura nuk kemi me variantin që ka propozuar PS. Ne teorikisht do shkojmë të votojmë dhe për një kandidat për deputet por kur ai të numërohet nuk ka vlerë vota jonë sepse primare është renditja e kryetarit të partisë.
Pyetja që kam për opozitën, me çfarë po merret tani kur kemi një kushtetutë të ndryshuar. Maxhoranca ka avancuar, pse nuk paraqet një variant të sajin.
Bylykbashi: Kushtetuta nuk ka heq koalicionet, ka hequr të drejtën e koalicionit për të propozuar kandidatë.
Rakipllari: Ndërkohë që PS avancon, PD çfarë bën? Keni alternativë apo jo?
Bylykbashi: Kemi bërë marrëveshjen e 14 janarit. Edi Rama po thyen marrëveshjen e bërë me investimin e ndërkombëtarëve. Kur nuk ka konsensus ka një mekanizëm për zgjidhje. I drejtohem i ODIHR për të një zgjidhje të pranueshme. Rama duhet tua thotë shqiptarëve, ndërkombëtarëve ‘unë këshillin politik nuk e dua, atë që investuat unë dua ta shkel’. Ai kërkon të bëhet dhëndër s’po kërkojmë ne. Ta provojë që ajo që kërkon është në bazë të standardeve ndërkombëtare.
Ne themi lëre ligj siç është, mos humb kohë të shkruar se e ke të shkruar me konsensus më 23 korrik. Sot ka dalë përfaqësuesi i PS që këshilli është organ konsultativ që nuk mban peng parlamentin.