Partizani humb betejën Champions, jo luftën në Europë

Partizani nuk ka mundur të kryejë misionin e pamundur. “Demat” kanë dalë nga  aventura në Champions League pasi janë mundur në transfertë nga Qaragab me rezultatin 2-0. 51` me portë të paprekur ka rezituar skuadra e drejtuar nga Franko Lerda, pasi gjashtë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, skuadra kampione e Shqipërisë ka pësuar golin fatal.

Ishte Ozobic që ka shënuar  me kokë pas një asisti perfekt dërguar nga jashtë zone nga Ailton. Ozobic, i gjendur brenda zonës dhe i pambuluar nga mbrojtja e “Demave”, ka mposhtuar Alban Hoxhën me një gjuajtje me kokë. Ndërkohë, loja ka qenë përgjithësisht e mmirë për Partizanin, që pavarësisht se nuk pati shumë kontroll të topit, ishte pothuajse i barabartë me Qarabag në rastet për shënim dhe gjuatjet drejtë portës.

Pas pësimit të golit, trajneri Lerda kryeu të gjitha zëvendësimet, duke forcuar lojën sulmues, por tentativat e të kuqve u mbyllën mjaftë mirë nga lojtarët vendas, të cilët shënuan dhe golin e dytë në fund të takimit, për të vijuar në turin tjetër të Champions League.

Ndërkohë, Partizani pas eleminimit nga Championsi, do të vijojë aventurën në turin e dytë të Europa League. Ndeshja e parë në Tiranë mes Partizanit dhe Qarabag përfundoi 0-0, ndërkohë që skuadra azere vinte si favorite për tu kualifikuar në këtë përballje.

Partizani në Qarabaq, mrekullia mund të jenë penalltitë

Partizani ka mbrritur në Azerbajxhan, ku të mërkurën do të përballet me kampionët vendas, Qarabag, në ndeshjen e kthimit të turit të parë kualifikues të Champions League. Skuadra shqiptare do të synojë të bëj mrekullinë në Azerbajxhan, pas takimit të parë,  që u luajt në Tiranë dhe që përfundoi në barazim 0-0. Ndonëse do të jetë shumë e vështirë, ‘Demat’ janë përgatitur për penalltitë.

“Penalltitë janë pjesë e lojës, dhe kjo do të varet nga rrjedha e ndeshjes. Nëse mbyllet sërish 0-0, atëherë duhet të jemi të përgatitur prë penalltitë”, është shprehur trajneri i Partizanit, Franco Lerda në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes. Më tej, tekniku italian i të “Kuqve”, ka thënë se skuadra do të bëj më të mirën, duke synuar edhe kualifikimin.

“Nuk kemi ardhur në Baku si turistë. Nesër do bëjmë më të mirën tonë. Ndeshja e parë është mbyllur tani, dhe nesër do japim maksimumin në fushë. Nuk është se duam të kemi një avantazh psikologjik ndaj rivalit. por, ne do të fitojmë nesër. Buxheti i Karabakut është disa herë më i lartë se i yni. E respektojmë kundërshtarim. Të shohim tani si do shkojë në fushë nesër”, është shprehur Lerda.

Në fund, trajneri italian, ka bërë dhe një vlerësim për kundërshtarët, duke treguar cilësinë më të mirë që ata kanë, lojën 1-1. “Ndeshja e parë konfirmoi atë që dija për Karabakun. Është një ekip shumë i fortë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë 1 kundra 1”, ka përfunduar Lerda. Nëse Partizani kalon Qarabag të mërkurën, kampionët e Shqipërisë do të përballen në turin tjetër me fituesin e çiftit Dundalk-Riga.

Përballja me Qarabag, Hoxha tregon dëshirën: Kulaifikimi të vendoset nga penalltitë

Portieri dhe njëherazi kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ka folur në konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes ndaj Qarabag, e vlefshme për turin eliminator të UEFA Champions League. Gardiani i ‘kuq’ është shprehur se skuadra do mundohet të bëj mirë në takimin e së mërkurës, ndërsa shpreh dëshirën që kualifikimi të zgjidhet nga gjuajtja e penalltive.

Grupi i lojtarëve? U bënë gati tre javë që stërvitemi dhe kanë ardhur lojtarë që mundohen të ambientohen me grupin. Mendojmë të bëjmë mirë në përballjen me Karabakun”.

A mund të gjuaj penallti?  “Mendoj se ka lojtarë që gjuajnë më mirë se unë, po patjetër do e merrja ta gjuaja një nëse më kërkohet, nuk jam tip emocional”.

Shanset tona? “Mbas ndeshjes me Ferencvarosh, atë të parën, njerëzit nuk e besonin kualifikimin se nuk ishim favoritë. Por futbolli është i çuditshëm dhe ka të papritura. Shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Të gjitha ekipet kanë qenë të forta por Karabaku është superior ndaj atyre që kemi ndeshur më përpara me sa e njohim. Mariborin na thanë se ishte ekip i fortë, por kur u përballëm ishim thuajse të barabartë në lojë edhe pse u mundëm. Ne do luajmë lojën tonë dhe me pak fat shpresojmë te rezultati në ndeshjen tonë

Orari? “Do ishte orar më i përshtatshëm në darkë. Ky është orari nuk kemi çfarë të bëjmë. Orar i vështirë por do japim 100%”.

Golat e pësuar në miqësore? Golat nuk kanë qenë pjesë e lojës që kemi shfaqur, por kemi zhvilluar lojë të mira në miqësore. Mendoj se thjesht nuk ka pasur shumë vëmendjen ato ndeshje se kanë qenë miqësore. Trajneri po e punon edhe më shumë skemën. Agolli nuk është se e kam pyetur për këtë ndeshje edhe pse e njoh”.

Penalltitë? ‘Shpresoj të shkojë te penalltitë se do jetë e bukur se e kam në dorë unë. Por janë dy ndeshje dhe duhet të jemi të përqendruar fillimisht te kjo sfidë e parë pastaj të shohim”, është shprehur Alban Hoxha.

Partizani në Champions, Lerda: Dua fitore, Qarabagun e njohim

Partizani do të përballet të mërkurën me Qarabag në “Selman Stërmasi”, për takimin e parë të fazës kualifikuese për Champions League. Ekipi i drejtuar nga italiani Franco Lerda, ka mbyllur përgatitjet të martën, dhe është duke pritur të mëkurën pasdite, për të dhënë më të mirën në fushën e lojës, për ndeshjen e parë në Champions League. Trajneri dhe kapiteni i ekipit, kanë folur në konferencë për shtyp, një ditë para këtij takimi. Tekniku italian është shprehur se Partizani do të bëj gjithçka për të arrtiru fitoren, pavarësisht se skuadra ka ende disa probleme.

Formacioni? “Formacionin e kam në mëndje ndonjë dyshim do ta ruaj deri në fund por në përgjithësi e kam idenë. Do te luajë Partizani, Trashi është pjesë e skuadrës së Partizanit. Sulmuesit i kemi jo praktikisht pasi ata që kanë ardhur nuk janë në formë optimale. Të rinjtë ndoshta, nëse jo nga fillimi, gjatë ndeshjes do të jetë ndonjë që mund të luajë. Bitri? Nesër do të ketë mundësinë që të luajë”.

Pikat e dobëta? “Pikat e dobëta do të jetë Karabaku qe duhet ti gjejë. Ne jemi një grup që vimë nga kampionati i fituar dhe për ne është arsye krenarie. Pastaj skuadra ka lojtarë që njihen, kemi punuar intensivisht tre jave dhe jemi mjaftueshëm gati”.

Kundërshtari? “Karabakun e kam parë më shumë se njëherë, e njohim. E dimë që është shumë e fortë vjen nga 6 tituj kombëtarë. Kanë lojtarë me talent nga mesfusha e para, spanjollë brazilianë janë të fortë. E respektojmë Karabakun por kemi besim në vetvete. Pres paraqitje të rëndësishme nga djemtë pastaj rezultati vjen nga situata të ndryshme”.

Surpriza? Të shohim këtë ndeshje të parë pastaj do bëjmë bilancin. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër. Ndeshja e kthimit varet nga si shkon kjo. Duhet te logjikojmë si të ishte vetëm një ndeshje. E rëndësishme është nesër’, përfundoi Lerda.

Partizani gati për Qarabag, zyrtarizohen lojtarët që do të luajnë në Champions League

Partizani ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e parë në Champions League kundër Qarabag, që do të luhet të mërkurën më 10 korrik në “Selman Stërmasi”. Për këtë takim, ekipi i “Demave” ka grumbulluar edhe lojtarët e rinj, të cilët janë afruar gjatë merkatos së verës.

Hoxha, Xhika dhe Aldo Teqja, i ardhur nga Skënderbeu, do të jenë tre portierët në dispozicion të Franco Lerdës për ndeshjen e të mërkurës. Ndërkohë, Belica, Ibrahimi, Hakaj dhe Bitri janë katër mbrojtësit e grumbulluar për këtë takim.

Emrat në mesfushë janë të shumtë, çka lë të kuptohet se skema që do të përdorë Franco Lerda do të ketë si synim lojën defensive. Broja, Romero, Asani, Bardhi, Telushi, Trashi, Mala, Cordeiro, Kodra dhe Kote, janë lojtarët e grumbulluar nga trajneri italian për sfidën kundër Qarabag.

Në sulm, Çinari, Somon, Lucas, Ekuban, Mensah dhe Broën, do të jenë në dispozicion të trajnerit të të “Kuqve” për sfidën ndaj Qarabag. Ndeshja do të jetë e një niveli të lartë, pasi Qarabag është një ekip që ka provuar të luajë deri në grupet e Champions apo Europa League.

Megjithatë, Partizani shpreson që të dalë sa më mirë nga ky takim, pse jo edhe të synojë kualifikimin për në turin tjetër. Ndeshja e parë do të luhet në Tiranë dhe pas një jave në Baku.

Champions League, Partizani kundër Qarabag në turin e dytë kualifikues

Skuadrat shqiptare kanë mësuar këtë të martë rivalët e tureve eliminatore në Kupat e Europës. Kështu, kampionët e vendit, Partizani, do të përballet me ish-skuadrën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Qarabagun e Azerbajxhanit. Nuk ka qenë ky kundërshtari që priste skuadra e Partizanit, pasi Qarabag është një ekip me shumë eksperiencë në Champions League dhe Europa League.

Me këtë ekip ka luajtur edhe ish-kapiteni i kombëtares Ansi Agolli. Megjithatë, Partizanit tani do ti duhet të përgatitet mirë për një ekip si Qarabag, me ndeshjen e parë që do të luhet më 9 korrik në “Elbasan Arena”, ndërsa takimi i dytë do të luhet në transfertë.

Partizani dhe Qarabag do të takohen në këtë përballje në turin e dytë eliminator të Champions League, ku ekipi që kalon këtë fazë shkon në turin e tretë të këtij kompeticioni, ndërsa skuadra që eliminohet do të luajë në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Skuadra tjetër shqiptare, që do të luajë në Champions League është Shkëndija e Tetovës, që do të përballet në raundin e parë eliminator me Nomme Kalju nga Estonia. Tetovarët luajnë në këtë kompeticion si ekipi fitues i kampionatit në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, kampionët e Kosovës, Ferronikeli, nëse kalon turin paraeleminator ndaj modestëve të të Linkols Reds Imp nga Gjibraltari, dhe më pas me fituesin e çiftit Tre Pene dhe Santa Coloma, do të duhet të përballet me uellsianët e New Saints.

Skip to toolbar