Derbi i Skocisë, Gerrard i pavendosur për aktivzimin e Grezdën!

Dëmtimet e shumta dhe forma jo e mirë gjatë këtij sezoni, kanë bërë që Eros Grezda të luajë pak me Rangers në Skoci. Futbollisti i kombëtares shqiptare ende pret të rikthehet në formën e tij më të mirë, duke për të dhënë kontribut me klubin e tij.

Tashmë ai është në formë të mirë, por nuk ka gjetur hapësira pasi trajneri Gerrard i ka besuar një formacioni fiks, që ka pasur dhe rezultate. Megjithatë, Grezda mund të ketë një shans.

Të dielën do të luhet derbi mes Rangers dhe Selltic, ku pavarësisht se pikët nuk vlejnë më për të dy ekipet, krenaria është ajo që i vë “zjarrin” kësaj sfide në Skoci.

Rangers do të jetë dy mungesa të rëndësishme, me Kyle Lafferty që ka një lëndim dhe Lee Wallace që ka një problem muskulor. Sakaq, në konferencën për shtyp, Steven Gerrard është shprehur se Grezda mbetet në dyshim, por duke lënë të hapur gjithçka.

Sezon zhgënjyes me Rangers, skocezët presin shpërthimin e Grezdës vitin tjetër!

Eros Grezda ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me Rangers në Skoci, duke shënuar dy gola dhe asistuar një tjetër në kampionat.

Këto statistika nuk janë mjaftueshëm për të justifikuar 2 milionë euro, që Rangers i dha Osijekut shtatorin e kaluar për të marrë sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Megjithatë, Grezda ka treguar në momente të caktuar se është lojtar me potencial të madh dhe mund të ndihmojë shumë skuadrën në sulm.

Dëmtimet kanë qenë faktor i rëndësishëm në rendimentin e Grezdës gjatë këtij sezoni te Rangers, çka ka bërë që futbollisti të mos aktivizohet sa duhet, për të bindur trajnerin Gerrard.

Ky i fundit ishte njeriu që bindi klubin të sillte Grezdën në “Ibrox”, duke e bërë atë futbollistin e 14-të që firmoste për Rangers verën e kaluar.

Disa prej lojtarëve si: Alfredo Morelos, Scott Arfield, Ryan Kent dhe James Tavernier, kanë pasur sezon pozotiv te skuadra e Rangers, pavarësisht se në luftën për titull nuk ia dolën.

Megjithatë, mediat skoceze, duke analizuar paraqitjen e sulmuesit shqiptar me gjithë problemet që ka pasur ai këtë sezon, besojnë se vitin e ardhshëm Grezda pritet të shpërthejë me skuadrën e Gerrard.

Skip to toolbar