“Zgjedhorja”, Bushati: I kemi votat në parlament! Bylykbashi: Edhe më 2001 i patët, por…

Reforma Zgjedhore dhe se çfarë pritet nga kjo “paqe e re” mes forcave politike është pjesë e diskutimit të emisionin “Real Story”. Deklarata e Oerd Bylykbashit se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira ka shkaktuar një debat mes tij dhe deputetit socialist Ervin Bushati në emisionin “Real Story” në News 24. Bylykbashi tha se opozita i qëndron faktit të krijimit të një qeverie tranzitore para zgjedhjeve, ndërsa Bushati tha se palët nuk janë armiq por janë në një garë, ku do të ketë fitues dhe humbës. Bushati tha se mazhoranca i ka votat për ta kaluar reformën në Kuvend, por ka zgjedhur të përfaqësohet me ¼ e saj dhe t’i besojë opozitës për një marrëveshje konsensuale mes forcave politike.

Pjesë e debatit:

Bylykbashi: Qëndrimi i opozitës është i palëkundur, me Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Vendimmarrja e opozitës se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet, që do jenë zgjidhje e krizës politike, është e qartë, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Ajo që është një fakt, me Ramën zgjedhje të lira e të ndershme shqiptarët nuk mund të kenë.

Bushati: Unë paraqes mazhorancën, dhe ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve që të japim rezultate. Shqiptarët nuk duhet të na shohin si armiq, jemi garues. Jemi si në një garë, që ndeshen dy kundërshtarë për të fituar. Sot PS në atë tryezë, në politikën shqiptare, ka mbi 50%, dhe po operojmë me ¼. Kjo është shenjë e besimit të mirë që i japim opozitës, sepse i kemi numrat dhe në Parlament. Mbaj mend një shprehje të bukur që tha sot Bylykbashi në tryezë “Prezantimi real i forcave politike”.

Bylykbashi: Kjo është batuta e fundit. Ju të gjithë e kujtoni, më 2001 ODIHR tha se gjerësia e fitores së PS ishte në pikëpyetje. Më pas doli PE që vuri kusht konsensusin, dhe më 2002 u ra dakord për një reformë konsensuale, sepse edhe pse i kishte votat PS, nuk mund t’i përdorte. Jemi kthyer 18 vite pas.

Bushati: Anglia është kthyer 300 vite pas dhe nuk po zgjidh dot Brexit. Ky është realiteti i ri që po jetojmë. Çfarë duhet të themi që Britania është kthyer në kohën e Çarlsit.

Kusht apo objektiv largimi i Ramës? Bylykbashi: Me të nuk ka zgjedhje të lira

Me Edi Ramën zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka. Ne i qëndrojmë kërkesës për një qeveri tranzitore, përpara zgjedhjeve”. Kjo ishte deklarata e Oerd Bylykbashit, të mandatuarit të PD-së në tryezën politike të reformës zgjedhore, në emisionin “Real Story” në News 24, kur u pyet nga gazetari Sokol Balla nëse largimi i Ramës si kryeministër ishte kusht apo jo i opozitës në këtë tryezë që solli paqen e re mes partive politike.

Ne jemi vend me një katalog shkeljesh skandaloz. Kemi shumë shkelje, nga të drejtat bazë te ato të lirisë së medias. Me këtë proces që kemi nisur tani, është e kotë që PS t`i këndojë paqes. Ky do jetë proces shumë intensiv, do përfshihen shumë aktorë. Qëndrimi i opozitës është i qartë; me Edi Ramën nuk mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne i qëndrojmë kërkesës për një qeveri tranzitore, përpara zgjedhjeve” u shpreh Bylykbashi duke i qëndruar kështu në koherencë asaj që kreu i demokratëve Lulzim Basha tha pak orë më parë për mediat se “Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Bylykbashi tha se kjo tryezë politike u shty kaq shumë për shkak të vonesave të PS, por në fund u arrit ajo që kërkoi opozita që në tetor, një këshill politik jashtë parlamentit. Bylykbashi tha se Ramës i mundon qartazi vullneti politik ose e ka negativ, ku deri dje deklaronte se reforma do të zhvillohej brenda Kuvendit dhe sot po diskutohet për arritjen e një konsensusi ndërpartiak jashtë tij.

Ky dokument përcakton rregullat me të cilat ne do përballemi, pa kompromis për Reformën Zgjedhore. Është detyrim që Shqipëria ka karshi OSBE. Shqipëria me këtë barrë të rëndë, merr sot drejtimin e këtij institucioni. Ajo që ne na duhet është një dy muajsh shumë intensiv për të bërë një Reformë Zgjedhore, ku të mos ketë shitblerje votash, cenim të votave. Reforma Zgjedhore është kushti. Ramës i mungon qartazi vullneti ose e ka atë negativ. U mbajt për moment të fundit vendimi për pjesëmarrjen në Tryezën Zgjedhore për shkak të vonesave nga pala tjetër pasi kishte tentativa vonese nga pala tjetër. Këshilli Politik ka shumë vlerë, kjo është më e rëndësishmja. Dokumenti ka bërë që palët të angazhohen, jashtë parlamentit, dhe mos bëhet Reforma Zgjedhore siç i do qejfi.

Ajo s’mund të bëhet në Parlament, do të bëhet jashtë saj dhe me ekspertë jashtë parlamentit. Rama flet shumë i bindur se Reforma do bëhet në Kuvend dhe ja ku jemi sot. Zgjedhjet sa më shpejtë janë e vetmja zgjidhje për krizën politike. Sot demokracia ka rënë dhe kushtetuta bashkë dhe është shumë e rrezikshme” tha Bylykbashi.

Alfred Lela: Paqja ashtu si lufta, kërkon b…ë. Basha po i kërkon te ne, pa i pasur vetë

Nga Alfred Lela

Në një shkrim në gazetën Panorama analisti Agron Gjekmarkaj e cilësonte fitore marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës për Reformën Zgjedhore. Sepse, arsyetonte Gjekmarkaj, parlamenti delegjitimohej dhe bojkoti i PD jepte më në fund frute. Kryetari i PD, që ka qenë në zor për të gjetur teknika komunikimi që do të shisnin te publiku një marrëveshje të re me Ramën, e ka rimarrë tezën e Gjekmarkajt dhe e ka përsëritur në Kolegjin e Kryetarëve (krerëve të degëve të partisë) të thirrur pasditen e së mërkurës. Analistët që kanë b…ë, ka thënë Basha sipas burimeve të Politiko.al duhet ta trajtojnë marrëveshjen si fitore të opozitës dhe si delegjitimim të Parlamentit.

Thënë më qartë: parlamenti duke dalë nga institucioni dhe duke u ulur me përfaqësuesit e opozitës në një mjedis neutral si Pallati i Kongreseve është ‘dorëzuar’. Basha me anë të këtij lejtmotitvi ka dashur, jo vetëm të qetësojë të vetët, duke u dhënë një fitore në tavolinë, por edhe të kompleksojë analistët duke u thënë se, nëse mbroni një tezë tjetër veç kësaj ‘jeni të shitur te Rama’. Agron Gjekmarkaj, i ftuar mbrëmë në Real Story në News 24, ka ngulmuar se nuk ia ka marrë ai Bashës tezën, por është e kundërta, Basha po përdor tezën e tij.

Pavarësisht e kujt është teza dhe pavarësisht se ajo përdoret për qëllime të ndryshme nga analisti dhe politikani, ajo që i intereson diskutimit është vërtetësia e saj. A qëndron ideja se opozita duke i marrë këtë marrëveshje shumicës delegjitimoi atë institucion që u nis të nxirrte nga shinat më 17 shkurt të vitit të shkuar kur braktisi parlamentin? Kjo e vërtetë ka dy gjysma të cilat komplotojnë kundër njëra-tjetrës. Sa ç’është e vërtetë se opozita e tërhoqi shumicën në fushë asnjanëse për të diskutuar dhe miratura së bashku Reformën Zgjedhore po aq qëndron edhe e kundërta.

Shumica ‘e futi opozitën në Parlament’ sepse aty do të jetë vula e fundit që do të certifikojë vullnetin politik për marrëveshje të palëve. Madje ‘futja në Parlament’ dhe në sistem duket se është qëllimi i marrëveshjes. Marrëveshja nuk ka pse të jetë fitore sa kohë që mjafton të jetë armëpushim. Basha e futi partinë e vet dhe opozitën në një përballje të cilën nuk mundi ta çonte deri në fund, as si luftë dhe as si paqe. Duke iu trembur gëzimit të kësaj të fundit, nisur nga precedenti i ‘muajve të mjaltit’ të verës 2017, Basha bërtet ‘fitore’ dhe kërkon b…ë te të tjerët. Nga droja se mos të tjerët i vërejnë pikërisht këtë mungesë.

Marrëveshja politike, Lela: Armëpushim i një lufte koti, fituesit janë Rama e Basha

Analisti Alfred Lela e cilësoi marrëveshjen politike të arritur për reformën zgjedhore nga të gjitha palët politike, PS-PD-LSI dhe opozita parlamentare, një armëpushim të një lufte të kotë dhe një vazhdim të marrëveshjes së 2017, ku të vetmit që dolën të fituar ishin Rama e Basha. Lela tha në emisionin “Real Story” në “News 24” se kjo marrëveshje është e “gatuar” prej muajsh në prapaskenë, ku fituesit janë të njëjtën e marrëveshjes së 2017.

“Ngjarja që ka ndodhur është e mirë sepse krijon së paku një shtensionim. Unë do thosha se është armëpushim i një lufte idiote dhe të kotë. Kjo luftë është vazhdim i pas-marrëveshjes së 2017. Marrëveshjen e 2017 unë e kam duartrokitur dhe na solli këtu. Kronik që ndodhi dje ishte armëpushim. Të fituarit në këtë rast duket se janë dy personazhe dhe janë Rama e Basha. Ishte marrëveshje si rrufe në qiell të hapur, që patjetër është gatuar prej muajsh në prapaskenë. Duket armëpushim i mirë për të qenë i vërtetë. Jam skeptik, nëse do kemi një luftë tjetër. Fituesit janë të njëjtët, si në 2017 dhe sot, Rama dhe Basha” tha Lela.

“Zgjedhorja”, Topalli: Basha u ul në tryezë, pasi u mbyllën hetimet për paratë ruse

Pas tryezës së përbashkët mes përfaqësuesve të opozitës jashtë parlamentare, asaj parlamentare dhe mazhorancës për reformën zgjedhore, reagoi ish-deputetja dhe kryetarja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Ajo ngre dyshime të forta, se Lulzim Basha bëri pazarin e radhës me Edi Ramën, pasi ndaj kryedemokratit u mbyllën hetimet për dosjen hetimore që lidhej me lobimin rus në SHBA. Topalli e cilëson marrëveshjen për ngritjen e “Këshillit Politik” edhe më të zezë se marrëveshjen e 17 majit 2017.

“Kam vite që e përëris se: Pa hequr Lulzimin nuk ikën Rama. E sotmja ishte vetëm shfaqja e shëmtuar publike e një marrëveshje private okulte, të re, të bërë prej kohësh. Dhe kjo, është më e zezë se ajo e 17 majit. Në historinë 30-vjeçarem pas rrëzimit të sistemit diktatorial, asnjë politika, as i majtë e as i djathtë nuk ka shitur misionin opozitar këshut siç bën ky, edhe kësaj rradhe e bën, pasi ka dorëzuar e djegur mandatet e opozitës, pasi i ka dhuruar gjithë bashkitë kundërshtarit, pasi ka nxjrr PD nga çdo përfaqësim e pasi e ka dëbuar nga sistemi.

Pasi ka hedhur flakë e molotov, pasi ka sulmuar aleatët tanë ndërkombëtarë, pasi urdhëroi djegien e shkollave dhe shpresoi në një përplasje të qytetarëve me njëri-tjetrin, pasi kishte premtuar se do rrëzonte Ramën, se nuk do lejonte zgjedhje më 30 qershor, pasi premtoi se do bënte zgjedhje lokale e politike në një ditë, e pastaj se do i bënte më 13 tetor, dmth, pasi gënjeu, siç din ta bëjë vetëm Lulzimi….

Sot, publikisht u ul në tavolinë (për zgjedhjet) edhe me Gjiknurin, me at të dosjes 184, të përgjimeve të Bild! “Revolucionin” e filloi pak ditë pasi u riaktivizua dosja e 1 milion dollarëve të lobimit, dhe e mbylli sot, një ditë pas pushimit të saj si çështje. Më 17 maijn LB, pasi plagosir rëndë PD, i dha mandatin e dytë Ramës; me pazarin e fundit, pasi e zhduku PD nga çdo institucion, i dhuroi mandatin e tretë”, shkruan Topalli.

Ndërkohë, në reagimin e të martës, Jozefina Topalli i referohet vendimit të një dite më parë nga Gjykata e Tiranës, që shpalli të pafajshëm Lulzim Bashës për hetimet që nisën ndaj tij, pas dyshimeve se ai kishte lobuar në SHBA me para nga Rusia. Gjatë takimit të së martës, katër palët në tryezën e reformës zgjedhore ranë dakord që të krijojnë një “Këshill Politik”, për të vijuar më tej me hartimin e ligjit të ri zgjedhor, ku pritet të pasqyrohen rekomandimet e OSBE/ODIHR. /Realstory.al/

Ja keshtuuu… pasi pushoi”ceshtjen gjykata”.. rikthehen perseri ne krahet e njeri tjetri.

Gepostet von Jozefina Topalli am Dienstag, 14. Januar 2020

“Ne jemi servil ndaj SHBA”, Lubonja: Muxhahedinët i quanin organizatë terroriste

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, u shpreh se muxhahedinët në vitin 2012 cilësoheshin terroristë në Europë dhe nga SHBA. Sipas Lubonjës, anëtarët e opozitës iraniane u strehuan në Shqipëri për shkak të “servilizmit të politikanëve shqiptarë ndaj SHBA”.   “Muxhahedinët deri më 2012 konsideroheshin organizatë terroriste. Tani këta nuk i pranoi Gjermania, Rumania etj dhe në vend të kësaj, mbështesim çdo gjë që na thonë Amerika. I marrim ne sepse jemi servil ndaj SHBA-ve, shto këtu edhe faktin që politikanët tanë janë me shumë probleme në përgjegjësitë e tyre”, tha Lubonja.

Sipas analistit Lubonja, Shqipëria ka qenë historikisht servile ndaj SHBA. “Jam kritik ndaj servilizmit absolut të të gjithë politikës shqiptare ndaj cdo gjëje që bën Amerika, qoftë kur është Obama, Trump etj,. pa dallim as ideologjik mes partive, që mua më çon tek një servilizëm ndaj SHBA-ve, e kam thënë në këtë kontekst. Që ta nis tek vrasja e Sulemanit, unë pashë Hillary Klinton që akuzon Trumpin se mund të fusë në luftë Amerikën, që ky po prish të gjitha përpjekjet e administratës së Obamës për të denekluarizuar me Iranin, një njeri që kërkon të na fusë në luftë, që nuk mund t’i jepen butonat e armëve bërthamore.

Kemi një kryeministër që ashtu quhet qendër e majtë, që dikur thoshte se Trump është rrezik për botën, kurse tani nxiton menjëherë ta mbështesë, ndërsa kjo që ka ndodhur i jep të drejtë Hillarit. Kemi një PD që reklamohet si parti e së djathtës që ka partnere partinë e Berluskonit ose të Merkleit, e jo të Salvinit, që përshëndeti vrasjen e Sulimanit. Ore këta parti kanë ideologji apo janë thjesht servilizëm. Chomsky e quajti këtë akt si shpallje lufte”, deklaroi Lubonja.

“Duhet të kemi deputetët tanë”. Sinaj: Ja si mund të kontribuojmë për vendin

Diaspora shqiptare ka qenë historikisht një kontribuuese e madhe për vendin. Në momente të vështira, diaspora është bashkuar duke i ardhur në ndihmë atdheut në forma e mënyra të ndryshme, nga aspekti ekonomik, shkencor, kulrturor, social, sportiv e deri tek ai politik. Po sot si mund ta ndihmojë diaspora Shqipërinë? I ftuar në “Real Story”, anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Sokrat Sinaj, u shpreh se mërgimtarët mund të ofrojnë ndihma në të gjitha mënyrat. Sipas tij, diaspora në vende të ndryshme të botës ka ekspertë në të gjitha fushat. Sipas Sokrat Sinaj, kontributi i diasporës do të ishte më konkret nëse ajo do të kishte ligjëvënësit e saj në parlament.

“Diaspora është e kualifikimeve të ndryshme. Ka specialistë të mirfilltë, ka shkencëtarë, ka profesorë, ka afarist të mëdhenj. Duhet thënë se të gjithë janë të gatshëm të ndihmojnë vendin e tyre. nuk është e thënë të kthehesh fizikisht në Shqipëri të ndihmosh vendin. Diaspora intelektuale ka mundësi ta japë gjithë eksperiencën e saj që ka fituar, nëpërmjet këshillimeve dhe bashkëpunimeve me qeverinë shqiptare. Ai që do e bënte më konkret angazhimin tonë në nivele të ndryshme, do të ishte që ne të kishim pëfaqësuesit tanë në parlament. Por nuk duhet të përjashtojmë dhe format e tjera”, tha Sinaj.

Megjithatë, Sinaj tha se ekzistojnë mundësi për të dhënë kontribut në të gjitha format. Ai tregoi disa shembuj personal të organizimit të konferencave shkencore apo ndërmjetësimit të bashkëpunimit të strukturave shtetërore në Zvicër, ku ai jeton, me ato shqiptare. “Unë si shkencëtar kam organizuar konferencë shkencore në Tiranë. Unë i kërkova Ministres së Arsimit dhe Shkencës, nëse ajo ishte e informuar për diasporën shkencore në botë dhe a kishte një mendim se si mund të tërhiqte mendimin e diasporës në botë për të mirën e vendit. Realiteti është ky, nuk ishte e informuar”.

“Vendi ynë ka një pasuri intelektuale të jashtëzakonshme. Do mjaftonin këto për tu ngritur modele për të drejtuar vendin. Diaspora është gati për të dhënë kontribut direkt. Këtu ka një lloj fodullëku, sidomos në drejtim. Mendojnë se i dinë të gjitha. Kanë një koncept të gabuar për të drejtuar punën. Këshilltarja e Minsitrit të Bujqësisë ishte një vajzë e re, që fliste shumë mirë anglisht, por nuk kishte asgjë për bujqësinë. Personalitete në fusha të ndryshme mund të jenë këshilltar të ministrave apo kryeministrit”.

“Ekzistojnë mundësitë pa u angazhuar fizikisht këtu. Diaspora jonë është shumë e fortë, ka arritur në nivele të larta. Me njohjet që unë kam në Zvicër, ministrin e bujqësisë e kam koleg dhe i thash çfarë mund të bëjmë për Shqipërinë?. U organizua një grup pune, një vizitë e ministrit shqiptar të bujqësisë të kohës, u dha një fond, u bë dhe një program dhe programi qëndron akoma në sirtarët e ministrisë”, tha Sinaj./Realstory.al/

“Duhet ndarje e riskut”, Malaj: Askush s’e përballon dot vetëm barrën e dëmeve

Profesori i Ekonomisë Arben Malaj tha se është shumë e nevojshme krijimi i një bazë ligjore që të përmirësojë por dhe zhvillojë kompanitë e sigurimeve. I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Malaj cilësoi se në skemat e sigurisë së jetës dhe pronës përfshihet solidariteti por edhe ndarja e riskut pasi vetëm kompania, individi apo edhe shteti nuk e përballon dot i vetëm barrën e dëmeve. Ai theksoi edhe rëndësinë e zhvillimit të kulturës së komunikimit në raste fatkeqësisht dhe mësimit të qytetareve se siguracioni nuk është një pagesë e kotë, por e rëndësishme për të përballuar fatkeqësi natyrore si përmbytje, tërmeti, zjarri etj.

Në një ekonomi që bëhet gjithmonë e pasiguritë për shkak të shtimit të fatkeqësive natyrore , biznesi më i sigurt është ai i sigurimeve. Te ne ka ende vend për ta rregulluar dhe përmirësuar atë. Skemat e sigurisë qoftë e pronës qoftë e jetës kanë dy tipare kryesore. E para është skema solidare dhe e dyta bazohet në ndarjen e riskut ku as shteti, as individi dhe as kompanitë e sigurimit nuk mund ta mbajnë dot të gjithë barrën të vetëm. Duhet të mësoheni të bëjmë siguracionin e shtëpisë dhe të jetës. Pas tërmetit kultura e komunikimit është gjithashtu e rëndësishme. Të paktën AMF, kompanitë siguruese, shoqata e banka duhet të sqaronin banorët pasi ishin në panik dhe nuk dinin asgjë në lidhje me sigurimin që kishin bërë dhe përftimin që kishin. Rolin kryesor në marrëdhënie me publikun e ruan një institucion publik që krijohet me ligj të veçantë që është AMF dhe pastaj hapat e tjerë deri sa njerëzit të sqarohen për situatën” u shpreh Malaj.

Edhe për analistin Eduard Zaloshnja duhet të krijohet një bazë ligjore dhe rritje e kulturës së kryerjes së sigurimit te qytetarët si në SHBA. Zaloshnja bëri një krahasim ku tregoi se në Kaliforni që është një zonë rreziku tërmetesh, banorët duan të sigurohen por kompanitë nuk pranojnë dhe në këtë mënyrë ka ndërhyrë shteti për të plotësuar subvencionimin e dëmit. “Në SHBA njerëzit duan të sigurohen, ndërsa janë kompanitë e sigurimit ato që nuk pranojnë sigurimin në zona të caktuara. Në këto zona, ndërhyn shteti që mbështet sigurimin duke plotësuar pjesën e dëmeve që nuk mbulon kompania”, tha Zaloshnja. / Real Story

Pronat e tërmeti, Morina në Real Story: Njerëzit, skeptikë për sigurimin. Niveli, mjaft i ulët

Tërmeti i 26 nëntorit, ku përveç viktimave shkaktoi dhe dëme të mëdha materiale, nxori në pah një mungesë të re në kulturën e popullit por dhe bazën ligjore për sigurimin e pronës dhe jetës në raste të fatkeqësive natyrore. Kjo temë ka qenë pjesë e bisedës në emisionin “Real Story” në News 24, ku presidenti i kompanisë së Sigurimit Eurosig, Kadri Morina tha se fatkeqësisht shqiptarët kanë një kulturë të cunguar në lidhje me rëndësinë e sigurimit të shtëpisë apo pronës. Morina tha se një pjesë shumë e vogël e qytetarëve kanë siguruar shtëpinë dhe shumica e kanë bërë se e kanë të indikuar nga bankat për marrjen e kredive dhe jo nga vullneti i lirë apo dëshira.

Në tërmetin e parë, të 21 shtatorit, të gjithë klientët e siguruar, janë dëmshpërblyer brenda 45 ditëve, siç parashikohet në ligj. Nga 1 milionë e 200 mijë banesa me tituj pronësie janë të siguruar vetëm 2 % e tyre që d.m.th. jo më shumë se 20 mijë, pra shumë pak. Shumica e tyre janë të indikuara nga banka për shkak të kredive që marrin. Ato që vijën të sigurojnë banesën me dëshirën e tyre janë vetëm 0.1 – 0.2 % nga 2 % që janë të siguruara. Nga këto 20 mijë objekte të siguruara 15 % e tyre janë biznese”, u shpreh Morina për “Real Story”.

Në lidhje me skepticizmin e njerëzve nëse kompanitë e sigurimit janë të besueshme, Morina tha se qytetarët nuk duhet t’i tremben atyre, pasi edhe vetë kompanitë e sigurimit sigurohen në një kompani edhe më të fuqishme që paguan dëmet në raste fatkeqësisht brenda 72 orëve.

“Garantoj të gjithë klientët e të gjithë kompanive të sigurimit në Shqipëri, që janë të risiguruara të gjitha kompanitë e sigurimeve në kompani më të fuqishme. Fondet e siguruar janë të ruajtura diku tjetër. Risigurimi është kryer që në krijimin e kompanisë dhe kjo kontratë risigurimi në një kompani më të fortë bën që brenda 72 orëve kompanitë të marrin një shumë të konsiderueshme për dëmet e bëra nga tërmeti apo çdo lloj fatkeqësie tjetër” tha Morina. / Real Story

Lela dhe Rada debat në “Real Story” për paketën anti-shpifje

Paketa anti-shpifje, që është duke u përgatitur nga qeveria për miratim, shkaktoi debat në studion e “Real Story”. Analisti Alfred Lela debatoi me gazetarin Ardit Rada në lidhje me përdorimin e ligjit nga politika. Sipas analistit Lela, ligji është instrument censure, dhe nëse ai do të miratohet do të përdoret nga të gjitha pushtet që do të vijnë më pas. “Ky ligj për antishpifje është më tepër si formë censure. Me këtë ligj i bie që kushdo që të jetë në pushtet ushtron censurë. Sot anëtarë të parlamentit nuk dinë variantin final. Është censurë. Nuk më duhen as debati, asgjë tjetër, përpos censurës. Ky është një ligj për censurë. Kthen ligjin për censurë si koha e monizmit. Nesër o Ardit do jetë Berisha ose Basha në pushtet e do e përdorë”, tha Lela.

Kurse gazetari Ardit Rada doli kundër këtij këndvështrimi. Ai tha së pari se gazetarët s`mund ta gjykojnë ligjin nga ana juridike. “Ne si gazetarë e kemi shumë të vështirë ta diskutojmë ligjin nga ana juridike ose ta kritikojmë”, tha Rada, ndërsa shtoi se “politika nuk e përdorë dot ligjin”. Por, Alfred Lela shtoi gjithashtu se ligji i jep fuqi AMA-s që të heq licensat për mediat, ndërkohë që licensa është marrë me vendim gjykate. “Ligji i jep të drejtë AMA të më heqin licenën. Unë e kam regjistruar me vendim gjykate. Këtë bën ligji, i jep fuqi AMA-s të dalë mbi gjykatat. Mos fol si anëtar partie”, tha Lela duke iu drejtuar gazetarit Rada.

Lidhur me përdorimin e politikës të ligjit për shpifjen, por edhe sulmet ndaj medias, gazetari Ardit Rada u shpreh se të gjitha palët e sulmojnë median. Duke pasur parasysh, kryeministrin Edi Rama, Rada tha se ai i quan mediat “kazan”, ndërsa kreu i opozitës i quan mediat “oligark”. “Politika e gjitha është një zë kundër medias. Kemi një person që e quan median “kazan” dhe një tjetër e quan median ‘oligark”, tha Rada.

Ndërkohë, gazetari Frrok Çupi u shpreh se gazetarët nuk preken nga ligji. Sipas tij, mbrojtja e “fake neës” është i dëmshëm dhe po shkatërron fjalën e lirë. “Gazetari nuk ka punë me ligjin. Ne po bëhemi zëdhënsa të medias. Nëse e mbrojmë lajmin “fake” kemi shkatërruar fjalën e lirë. Bota e përparuar ka arritur në përfundimin se lajmi “fake” po shkatërron demokracinë. Sot presidenti i SHBA është përpara sitautës më të vështirë. Por ndërkohë, janë shpenzuar miliarda për ta deformuar figurën e Donald Trump. Sot Trump është më lartë me pikë se sa ishte një vit më parë. Nëse gazetari thotë të vërtetën nuk ka punë me ligjin kurrë”, tha Çupi.

Ndërkohë, nënkryetari i AMA-s, pavarësisht se është kundër ligjit të përgatitur nga qeveria, u shpreh se nëse ai do të miratohet, AMA do ta zbatojë. “Me këtë ligj nuk preket fare “FAke Neës”, por kërkohet shqyrtimi i kontenteve nga një trupë. Lidhja e këtij ligji me AMA-n nuk më duket shumë e drejtë. AMA si e keqe si e mirë, nëse i vjen ky ligji, është i detyruar ta zbatojë këtë ligj. Nesër maxhoranca mund të ndërtojë një AMA siç e duan shoqatat e gazetarëve”, tha Nezaj. /Realstory.al/

Skip to toolbar