Ngjela: S`ka krizë politike. SHBA kundër bojkotit të Parlamentit

Avokat Spartk Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News 24, është shprehur se PD gaboi me djegien e mandateve, pasi nuk kuptoi se SHBA dhe Gjermania nuk do e pranonin këtë vendim. Sipas tij, largimi nga Parlamenti është koncept anti-perëndimor. “Duhet të përcaktojmë se krizë nuk ka. Për mua kriza është në parlament. Pushteti luhet atje. Opozita iku, tani ka bërë dy gabime të rënda opozita në funksion të vetvetes. E para, nuk kuptoi që SHBA dhe Gjermania nuk do e pranonte bojkotin e parlamentit. Bojkoti është koncept anti-perëndimor. E bën dhe doli fitimtar Saliu dhe Basha. Nuk ka rëmdësi se çfarë ka pasur në mendje. Ikën nga parlamenti, nuk ta pranon perëndimi. Sepse e kupton që je i paaftë”, tha Ngjela.

Më tej, ai shtoi se PD bëri gabim që u largua në Kuvendi. Sipas tij, kriza mund të shkaktohej në Parlament duke bllokuar mazhorancën me vota. Ndërkohë, Ngjela tha se opozita nuk ka rrugëdalje tjetër veç dialogut me Kryeministrin Edi Rama.  “Përse të duhet më shumë? Rregullo sistemin zgjedhor, kërko ndihmë nga perëndimit. Një rast ka në historinë botërore; socialistët e Italisë, ikën nga parlamenti, ua mori vendet Partia Komuniste. Ata kishin arsye shumë të madhe. Momenti duket, opozita e pa që nuk ka rrugëdalje. Mirëpo nuk është në parlament. Rama më mirë do të bashkëpunojë me këta, se sa nuk di se kush drejton opozitën parlamentare”, tha Ngjela.

Avokat Spartak Ngjela shprehet gjithashtu se situata do fillojë të jetë në favor të opozitës, në momentin që një delegacion ndërkombëtar do takohet me përfaqësuesit e saj.  “Rama tani s`mund të thotë që nuk më lë opozita. Janë tre-katër grupe konfliktesh. Politika do fillojë të ndryshojë në favor të tyre, kur një delegacion i rëndësishëm që vjen këtu t`i takojë. Kriza është kur unë bllokoj qeverinë, s`ka vota për të marrë vendime. Kjo është krizë politike”, tha Ngjela. /Realstory.al/

Pas shkrimit të Realstory, Basha kujton 30 qershorin, harron oligarkët

Të premten pasdite, Realstory.al publikoi një shkrim, ku cilësohej se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, prej disa ditësh, në komunikimet e tij publike, kishte lënë në heshtje deklaratat për zgjedhjet e 30 qershorit. Basha, në turin e takimeve me simpatizantët e PD në qytete të ndryshme të vendit, sipas deklaratave të shpërndara nga zyra e shtypit në Selinë Blu, ishte fokusuar te komentet për situatën ekonomike në vend, duke bërë fushatë kundër oligarkëve. Disa orë më pas publikimit të këtij shkrimi në Realstory.al, Partia Demokratike nisi një tjetër deklaratë të Lulzim Bashës, e cila flet për një takim që ka zhvilluar në Rrogozhinë. Kjo deklaratë, duket si një kundërpërgjigje e shkrimit të Realstory.al, pasi nga fillimi i saj deri në fund, citohet Lulzim Basha që flet vetëm për zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i quan “farës antikushtetuese”.

 “30 Qershori ishte një farsë antikushtetuese që u zhvillua në dhunim flagrant të dekretit të Presidentit, kur me Kushtetutë, i vetmi që cakton datën e zgjedhjeve është Presidenti. Po me Kushtetutë, i vetmi institucion që mund të gjykojë mbi dekretet e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese e cila nuk ekziston, sepse e shkatërroi me zell dhe me mburrje Edi Rama për t’i marrë ai pushtetet e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Basha. Më tej, Basha, duke folur për 30 qershorin, shprehet se PD-së iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe komisione e qendra votimi.

 “30 qershori është i paligjshëm dhe kriminal që në themel, sepse modeli shqiptar i kontrollit të zgjedhjeve, balanca politike, u shkatërrua, opozitës iu ndalua të merrte pjesë në KZAZ dhe Komisione e qendra votimi. I paligjshëm dhe kriminal sepse në gjysmën e rasteve u kthyem në votimet e diktaturës me një kandidat. Aty ku nuk kishte një  kandidat, kandidati tjetër ishte i paligjshëm, siç ishte e paligjshme paterica që krijoi Edi Rama një ditë para ditës së zgjedhjeve, me mercenarë të shitur të Edi Ramës”, është shprehur Basha

Dhe në fund, të deklaratës me 3 paragraf, përsëri flitet vetëm për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa si për ironi, nuk citohet asnjë fjalë për ekonominë dhe oligarkët.  “Pavlefshmëria e 30 qershorit ka marrë vulën që nuk e ka asnjë proces politik në 30 vite pluralizëm. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e 30 qershorit, refuzuan regjimin dhe u bënë pjesë e shumicës “Rama ik”. 30 qershori është nul. Uzurpimi i dhunshëm i pushtetit vendor është kriminal. Shumë shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Rrogozhina nga Kavaja, Durrësi, Elbasani dhe nga gjithë Shqipëria” është shprehur Lulzim Basha, pikërisht nga bashkia që ishte e drejtuar na opozita, por që pushteti u dorëzua në mënyrë paqësore.

Rama-Haradinaj munguan në mbledhjen e dy qeverive, Limaj tregon të vërtetën!

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka qenë i ftuari i mbrëmjes në emisionin “RealStory” të gazetarit Sokol Balla, ku ka folur për disa tema, duke nisur nga marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë e deri te çështja e negociatave me Serbinë.

Fillimisht ai ka sqaruar pse mbledhja mes dy qeverive (që në fakt ishte grupi koordinues midis dy vendeve) u zhvillua pa praninë e dy Kryeministrave, Edi Rama për Shqipërinë dhe Ramush Haradinaj për Kosovën.

“Kjo nuk ishte mbledhje e dy qeverive. Në Pejë ne krijuam një grup monitorues për marrëveshjet e firmosura nga dy qeveritë tona. Ky takim në këtë lloj formati është i treti që mbahet”.

“Është një nga takimet e radhës, për afatin e zbatimit të marrëveshjeve që kemi firmosur. Pra këtu nuk ka asgjë të bëj me prezencën apo mos prezencën e dy kryeministrave”, ka thënë Limaj.

Të pathënat e ndikimit rus në Shqipëri. Olta Xhaçka flet në “Real Story”

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Real Story” në Vizion Plus përballë Sokol Ballës ku midis të tjerash foli edhe për ndikimin rus në Shqipëri.

Sokol Balla: Zonja Xhaçka sigurisht që Aleanca është edhe Aleancë politike, ju folet shumë edhe për ndikimin e Rusisë edhe ndikimi i Rusisë nuk është thejsht kërcemin ushtarak, janë ato kërcënimet e tjera. Shpesh është folur që ky ndikim rus po mundohet të shtrihet edhe të influencojë tek zhvillimet politike ne vend, realisht i besoni ju kësaj? Pasi për shumë veta duket pak e ekzagjeruar që në një vend si Shqiperia të ketë terren fertil apo pjellor për ndikimin rus.

Olta Xhaçka: Shiko nuk diskutohet vetëm për vetëm për ndikimin Rus, diskutohet për aktorë të ndryshëm apo rivalë të asaj që Alenca përfaqëson apo që vendet tona aspirojnë që do të donin që rajonin, jo vetëm Shqipërinë ta afronin drejt influencës dhe interesave të tyre dhe ta largonin nga infuencat dhe interesat e përbashkëta të vendeve të Aleancës apo të vendeve demokratike.

Patjetër që është real duket pak se ato filat e 007, por ju siguroj që nuk është ashtu, megjithatë nuk ka asnjë gjë për ta hiperbolizuar, por thjeshtë është shumë e rëndësishme që të kuptohet që ka patjetër një ndikim që vjen nga këta aktorë, është një ndikim i jashtëm , i cili nëse gjen terren fertil, pastaj fillon ngacmon të gjitha ato ndasitë etnike, nacionaliste, politike, të cilat kanë ndoshta edhe një potencial më të madh se sa ato aktorët e jashtëm për të destabilizuar vendet tona.

Po ju kujtoj rastin e Maqedonisë, jo shumë larg më përpara, kur u aktivizuan shumë aktorë, jo vetëm të brendshëm por edhe të jashtëm edhe nuk dikutohet vetëm për Rusinë ka edhe faktorë të tjerë, të cilët luajnë rolin e tyre jo vetëm në rajon, po kudo ku ikur ka qenë sfera e pakontestueshme të influencës së Aleancës apo Bashkimit Europian, që tentojnë të bjerrin nga pak sigurinë e Evropës edhe patjetër të rajonit tonë, të cilët u bënë jashtëzakonish shumë aktiv për të frenuar atë që Maqedonia po bën sot. Marrëveshjen e Prespës, Ratifikimin e Protokollit të NATO-s, që do t;i hape pastaj rrugë ratifikimit të Protokollitë të NATO-s.

Mos harrojmë që Maqedonia ka qenë bashkë me Kroacinë edhe Shqipërinë 10 vjet vjet më parë për të qenë pjesë dhe ka humbur 10 vjet ekzaktësisht për shkak të gjitha këtyre influencave që e kanë mbajtur gjatë gjithë kohës të frenuar. Sfumimi i prespektivës Euroa-Atlantike të vendeve tona, sfumimi i prespektivës europiane të Shqipërisë është një gjë jashtëzakonisht e keqe, që do ta mbante Shqipërinë sërish peng të shumë viteve të tjera, si rasti i Maqedonisë dhe për fat të keq edhe ajo që shohim në Shqipëri patjetër që ka shumë faktorë anti-shqiptarë, të cilët nuk do ta donin që Shqipëria të ecte me rritmet që po ecen drejt Europës.

Këta faktorë anti-shqiptarë gjejnë terren tek aktorë të ndryshëm kombëtar me dashje, apo pa dashje, me dije apo pa dije, pra në padieni apo në padashësinë e tyre mund të mbështesin këtë influencë, e cila për interesa të vogla që mund të jenë politike, që mund të jenë personale, pastaj e skalon në një të madhe, e cila i jep një justifikim për fat të keq Europës që ky vënd nuk është gati, apo këta njerëz nuk janë gati, në kohën apo në momentin kur kemi bërë reformën më të madhe dhe më të paimagjinueshme që është reforma në drejtësi. Në kohën kur Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm drejt aspiratës së madhe për t’u integruar në Europë. Gjithçka që jemi dhe gjithçka që kemi bërë realisht është një vokacion i Shqipërisë dhe i shqiptarëve për t’u rikthyer kë identititeti i tyre Europian. Në këto kushte bën vërtetë shumë çudi, pavarësisht ua thashë për filmin 007 që këta aktorë të jashtëm arrijnë të trazojnë, problemet, ndasitë e brendshme të cilat pastaj kanë potencialin …

Sokol Balla: Pra ju si Ministre e Mbrojtjes keni jo thjeshtë ndjesitë, po edhe informacionet që këto faktorë të jashtëm ndikojnë edhe në krizën e paprecedentë, politike sot në vend?

Olta Xhaçka: Siç u thashë mjetet që këta faktorë të jashtëm përdorin nuk janë ato konvencionalet, janë gjithçka, e kemi parë edhe në rastin e opozitës incentivat ekonomike, edhe në rastin e kanaleve mediatike, të cilat përcjellin mesazhe për të bjerrë besimin e qytetarëve qoftë tek integrimi Euro-Atlantik, qoftë te institucionet demokratike, konsolidimi i të cilave kërkon reforma të vështira, të cilat pastaj i japin ato mesazhet që Rajoni apo vendi nuk është gati për tu integruar, apo përcjellin justifikimin që i duhet vendimarrësve për të thënë që nuk janë gati. Dhe në këto kushte ata ja kanë mbëritur qëllimit por ne kemi humbur një dekadë.

Po të marrim rastin e Maqedonisë që ka qenë në fakt shumë i ngjashëm dy vjet më parë me çfarë po ndodh sot këtu. Edhe atje donin të digjnin palamentin edhe këtu duan të djegin parlamentin, edhe atje nuk donin të njihnin akorët politik edhe këtu është e njëta gjë. Edhe atje nuk donin të lejonin marrëveshjen me shqiptarët marrëveshjen me Greqinë edhe t’i hapnin dyert gjithë proceseve integruese edhe këtu në kushtet kur Shqipria ka bërë hapa të jashtëzakonshëm qoftë për të zgjidhur disa probleme me fqinjët, po kujtoj diskutimet për të zgjidhur disa probleme të kahershme me Greqinë, po kujtoj përpjekjet mes Serbisë edhe Kosovës për të zgjidhur një problem vërtetë shumë të madh për mungesë një fjalë tjetër. Po t’ju kujtoj përpjekjet e brendshme për reformat e jashtëzakonshme për konsolidimin e demokacisë së institucioneve tona, siç e thashë edhe pak më parë reforma në drejtësi.

Pra të gjitha janë hapa që po na çonin drejt asaj që është aspirata e të gjithë shqiptarëve. Tani ndoshta mund ta bëni këtë llogari vetë, si ka mundësi që të gjithë këto aktorë bëhen bashkë dhe shfrytëzojnë, instrumentalizojnë, përdorin probleme, ndasi, interesa politike, padijen e dikujt apo të disave për të destabilizuar të gjithë situatën.

Skip to toolbar