Apeli aleatëve të PD, Balla: Jo shtyrje zgjedhjesh, dialog vetëm për…

Gjatë ditët se sotme aleatët e Bashës propozuan një marrëveshje me 12 pika për të zgjidhur krizën politike në vend. Mazhoranca nuk ka qëndruar indiferent ndaj apelit të partive të vogla për një tryezë politike. Nga Pogradeci, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se data e zgjedhjeve nuk ndryshon, por janë të hapur për dialog për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

“Duhet të jetë shumë e qartë për këdo që data e zgjedhjeve nuk caktohet nga partitë politike, por caktohet nga Kushtetuta, nga Kodi Zgjedhor dhe data e zgjedhjeve në 30 qershor është një datë e fiksuar tashmë dhe në asnjë rast ajo nuk mund të ndryshojë. Në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet, janë 42 parti të regjistruara, askush nuk mund të pengoje të mos marrë pjesë në zgjedhje. Dua t’u them shumë qartë që kushte PS nuk mund t’i vendosë askush sepse nuk mund t’i vendosen kushte shqiptarëve. Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të dialoguar në parlament dhe përmes një procesi dialogu rikthyem komisionin e reformës zgjedhore. Kjo është një instrument i rëndësishëm për të dialoguar lidhur me të gjitha domosdoshmëritë dhe nevojat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.” – tha Balla

Reforma Zgjedhore, OSBE jep këshillat e para

OSBE në vendin tonë ka përshëndetur lajmin e nisjes së punë së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore duke u bërë thirrje palëve të përmirësojnë legjislacionin për sigurimin e demokracisë që shqiptarët kërkojnë.

Në deklaratën e OSBE-së thuhet: “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Zgjerimi i objektit të punës të Komisionit, për të filluar diskutimet lidhur me ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor, është një shenjë gatishmërie për të menduar më thellë për përmbushjen e nevojave dhe synimeve të shqiptarëve për demokracinë e tyre. Ne nxitim Komisionin të përmirësojë legjislacionin sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të bëra pas zgjedhjeve të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe e sigurojmë Komisionin për gatishmërinë tonë për të mbështetur me ndihmë teknike rishikimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.”

Votohet Reforma Zgjedhore, komisioni nis punën

Me 90 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim është miratuar në seancën e sotme plenare përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Votimi i hapi rrugën vazhdimit të punës së këtij komisioni, që do të udhëhiqet nga Damian Gjiknuri nga PS dhe Rudina Hajdari nga grupi parlamentar demokrat.

Komisioni për Reformën Zgjedhore përbëhet nga 12 anëtarë, 6 nga PS: Damian Gjiknuri (Bashkëkryetar), Bashkim Fino, Alket Hyseni , Vasilika Hsysi, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylamenti (anëtarë), 4 nga grupi demokrat: Rudina Hajdari (Bashkëkryetare), Myslim Murrizi, Andi Përmesti, Korab Lita (anëtarë) dhe 2 nga grupi i pavarur: Nimet Musai dhe Ralf Gjioni (anëtarë).

Balla letër Ruçit për reformën zgjedhore

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkon ndryshime në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Balla kërkon shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit deri më 28 nëntor dhe puna e komisionit të realizohet në disa faza.

“Me qëllim realizimin e objektit të krijimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentare “për realizimin e reformës Zgjedhore” dhe përfundimin e punës për miratimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhore për trajtimin e rekomandimeve të raportive të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017, si dhe propozime e ndryshme të partive politike në vend, propozoj kryerjen e disa ndryshimeve në këtë vendim:

1-Pjesë e objektit të veprimtarisë së Komisionit të shtohen edhe çështjet e sistemit zgjedhor në Shqipëri.
2-Objekti i veprimtarisë së Komisionit të mund të realizohet me disa faza, të cilat mund të përfshinë pjesë të ndryshme të Reformës Zgjedhore.
3-Afati i veprimtarisë së Komisionit të zgjatet deri më datë 28 nëntor 2019.” – shkruhet në deklaratë

Skip to toolbar